Arkiv-Lajme

Me gjoksin jashtë kundër prezencës së Lukashenkos në tribunën VIP të finales së sotme Itali-Spanjë

Postuar në 01 Korrik, 2012 06:17

Me gjoksin jashtë dhe me fytyrën e mbuluar me kapuçe-maska si agjentët e KGB (kështu quhen akoma shërbimet sekrete bjelloruse), duke rrahur në ajër shkopinj gome falsë, ndërsa njëra prej tyre imitonte mënyrën e të folurit dhe gjestet e presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko me grada, pantallona ushtarake dhe mustaqe.

Rexhep Qosja: Ndërhyrjet në Gjuhë? Nxiten nga qarqe politike në Prishtinë dhe disa të huaj

Postuar në 01 Korrik, 2012 05:25

A duhen amplifikuar ndoca polemika ende të paqarta të ditëve të fundit mbi disa ndryshime të pretenduara në shqipen zyrtare? Rexhep Qosja, në një intervistë dhënë për gazetën javore "Java" të Prishtinës flet edhe mbi ata që e mohojnë gjuhën e përbashkët dhe predikojnë veçimin dialektor. "Numri i tyre sot është i vogël, po nesër ndoshta edhe mund të rritet një çikë ky numër.

Mero Baze është "i dëshpëruar me Perëndimin". Fundi i Berishës? Do imitojë jetën e tij

Postuar në 01 Korrik, 2012 03:10

Në një intervistë me Adrian Thanon në Shekullin e sotëm, Mero Baze shtjellon disa bindje të tij lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Është i bindur që Berisha ka patur një projekt paraprak dhe se asgjë që ndodhi në këtë proces, përfshirë Zaganjorin, Hoxhën (Artan) dhe të tjerët nuk ka qenë e rastësishme. "Dyshimin e parë e pata kur vetë zoti Zaganjori ma konfirmoi se ai do të ishte në garë vetëm tre raunde dhe e mbajti fjalën" – tregon Baze.

Rama: Me "kasapin e zgjedhjeve" Ristani s’ka reformë zgjedhore

Postuar në 01 Korrik, 2012 02:59

Në një shkrim të publikuar në blogun e tij EdiRama.al (http://www.edirama.al/shkrime/935-pale-me-plehrat.html), kreu i socialistëve paralajmëron dështimin e reformës zgjedhore. Ai deklaron pa ekuivok se opozita nuk do të votojë për një reformë zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në, “thertoren elektorale” në krye të të cilës është “kasapi i zgjedhjeve Ristani”. Gjithashtu Rama ripërsërit qendrimin e PS-së në lidhje me domosdoshmërinë e garancive të transparencës së zgjedhjeve.

Bukuria e Miss Shqipërisë, shëmtia e Gërdecit dhe (ndoshta) një debat i munguar për moshën

Postuar në 30 Qershor, 2012 16:17

Vajza në foto quhet Kleoniki Delijorgji. Është shpallur Miss Shqipëria 2012, të premten në mbrëmje në kalanë e Bashtovës, në Gosë të Kavajës. Nëse emri ju duket i panjohur, mbiemri të sjell menjëherë në mendje diçka që vetëm me bukurinë femërore nuk ka të bëjë: Gërdecin. Dhe mediat ishin përqëndruar sot te ky fakt: e reja e lindur në Janinë është vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji. Ndoshta duhej të kishte edhe një debat për moshën e vajzave që marrin pjesë në këto konkurse. Është 15 vjeç sipas organizatorëve, 16 sipas disa medieve dhe 14 sipas disa të tjerave.

Regjia televizive e UEFA-s shet patrioten për tifoze

Postuar në 30 Qershor, 2012 14:51

Atyre që kanë ndjekur ndeshjen e futbollit Itali-Gjermani me siguri nuk u ka shpëtuar një pamje televizive. Pas golit të shënuar nga Balotelli, në ekran u shfaq portreti i një gruaje rreth të dyzetave (është identifikuar më pas, është nga Duseldorfi), që nuk po i mbante dot lotët. U duk pak e çuditshme ajo përlotje në rrethanat, kur pjesa më e madhe e ndeshjes nuk ishte luajtur akoma, por – shumëkush e ka menduar këtë gjë – një tifozeje edhe mund t’i ndodhë.

Matura Shtetërore, arrestohen 4 mësuese dhe... o Zot, çfarë pyetje!!

Postuar në 30 Qershor, 2012 13:34

Pas përmbylljes së fazës së tretë të provimeve të Maturës Shtetërore, që ishte provimi me zgjedhje, policia e kryeqytetit ka arrestuar sot 4 mësues të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sajtet e gazetave online shkruajnë se mësueset e arrestuara janë Nevila Fiku, Arjana Metalia, Klodjana Koka dhe Fatbardha Mahmutaj. Sipas policisë këto mësuese kërkonin 200-250 euro për të plotësuar tezën e provimit.

Jo babait, por babs, jo nënës, por nans...

Postuar në 30 Qershor, 2012 11:55

Shqiptarja.com ka raportuar sot se një komision ku janë përjashtuar akademikët më të njohur ka marrë vendime për ndryshime drastike në Drejtshkrimin e Shqipes. Komisioni nuk ka thirrur disa nga akademikët kompetentë si të Shqipërisë dhe të Kosovës, - citon kjo gazetë, duke shtuar se në gjurmët e këtij raportimi i ka çuar “një deklaratë për shtyp e kthyer mbrapsht që mbahej një ditë më parë në dorë nga kryetari i komisionit Jani Thomai”, i cili (sipas gazetës) ka bërë të gjitha përpjekjet që kjo deklaratë të mos binte në dorë të medias.

A kemi mjaftueshëm forca RENEA, tankse dhe helikopterë për të mbrojtur... turistët?!

Postuar në 30 Qershor, 2012 10:44

Kanë rënë sërish pre e vjedhjes turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë në sezonin veror. Agjencitë e lajmeve dhe sajtet online japin rrethana të ndryshme, sidoqoftë një sulm ndaj turistëve është e qartë që ka ndodhur.

Dritëroi për (mos)ftesën e Rexhep Qoses: Më duken hamendje, ftesa do t’i shkojë

Postuar në 30 Qershor, 2012 08:28

Prej disa ditësh qarkullon tek-tuk në disa media lajmi se Akademia e Shkencave ka vendosur të mos e ftojë Rexhep Qosjen në një veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Dritëro Agolli (në foto me bashkëshorten Sadie) në një intervistë sot në Gazetën Shqiptare thotë se “kjo mund të jetë hamendje e medias”, se nuk beson që “kritikat e Qoses janë arsye e fortë” dhe se “ftesa deri në nëntor, do t’i shkojë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme