Arkiv-Lajme
Prishtinë: Shtypi reagon në kor ndaj përleshjes me grushta mes deputetëve
Përleshjet me grushta mes deputetëve jashtë parlamentit të Kosovës janë komentuar në të gjitha gazetat e nga një numër opinionistësh të Prishtinës. Një editorial i së përditshmes Kosova Sot, pasi nënvizonte me tone disi shfajësuese e minimizuese, se “përleshje ndërmjet deputetëve ndodhin edhe në kuvende të tjera të botës demokratike”, kapej pas thelbit të çështjes: “Qytetarët nuk i kanë votuar deputetët që të zihen për çështje banale dhe të qërojnë hesapet ndërmjet tyre; nuk është koha për mburrje se kush kë e ka shtyrë, apo se kush kujt i ka dhënë më shumë grushte”.
Behar Gjoka: Gjuha mund të pasurohet, por jo me takime absurde ilegalësh
Është folur për një komision ndërakademik, që po diskuton mbi çështje të gjuhës shqipe e mbi ndryshime tw mundshme në të, por shumëkujt i ka rënë në sy se nuk është hedhur dritë aq sa duhet mbi të. Behar Gjoka, në një shkrim të tijin në Shekulli, nënvizon pikërisht këtë ide: “nuk kuptohet shkaku pse e kryejnë këtë veprimtari në fshehtësi e në takime absurde ilegalësh, teksa përfaqësojnë institucione legale”. Gjoka nuk është se është kundër diskutimit mbi ndryshimin e pasurimin e gjuhës letrare shqipe.
Qosja ndan botën akademike në dy pjesë
Vijon debati mbi Rexhep Qosjen, që nuk është ftuar në veprimtarinë akademike me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Arben Puto është shprehur se nuk po e ftojnë me logjikën që “ka bërë kritika ndaj kryeministrit”, por të shumtët e atyre që duan ta thonë një fjalë në këtë mes i ikin këtij momenti. Kryetari i Akademisë, Gudar Beqiraj fillimisht tha se ftesat nuk janë bërë akoma, ndërsa për revistën Java thotë se “konferenca është e bërë nga historianët dhe ka në fokus historinë”, duke lënë të nënkuptohet se historia nuk është fusha e Qosjes.
Gjenerali Sandër Lleshi: Një President zoolog nuk e bën republikën zoologjike
Sandër Lleshi është gjenerali i propozuar nga Ismail Kadare për postin e Presidentit. Ky i fundit ua përcolli idenë e vet të gjitha palëve, por ish Edi Rama që e hodhi në tryezë. Ra në sy pas kësaj reagimi në të nxehtë i Astrit Patozit, i cili tha se “nuk mund ta kthejmë republikën tonë në një republikë ushtarake”.
"La Triple Corona", Spanja shpallet kampione e Europës
Pas një ndeshje që do mbahet mend gjatë Spanja mposht Italinë 4 me 0 dhe kompleton atë që mediat spanjolle e kanë quajtur në këto orë entuziaste të edicioneve të mbrëmjes: "la Triple Corona" domethënë tri kurora të njëpasnjëshme Europian-Botëror-Europian.
Dhe ky nuk është i vetmi rekord i "La Roja"-s këtë mbrëmje. Me golat e Silva, Alba, Torres dhe Mata, Spanja realizon edhe rezultatin më të thellë të arritur ndonjëherë në histori në ndonjë finale të Europianit. Përballë tyre, një Itali e lodhur dhe e pafat. (A.N.)
"Espana, 2 – 0 al descanso" !
"Spagna parte troppo forte, 2-0 al 41/mo, ma Italia non perde il coraggio e reagisce". Kështu shkruan agjensia ANSA për pjesën e parë të finales së madhe të Kievit Itali-Spanjë, pjesa e parë e së cilës sapo është mbyllur me rezultatin 2 me 0.
Kurse e përditshmja më e madhe spanjolle El Pais shkruan në sajtin e saj me gërma kapitale të pazakonta: "Espana, 2 – 0 al descanso" (Spanja shkon 2 me 0 në pushimin e pjesës së parë). Në minutën e 14 ka shënuar David Silva dhe pak minuta para përfundimit ka ardhur edhe goli i Jordi Alba (në foto momenti i golit).
A mund të jetosh në këtë vend nëse nuk njeh ministra, biznesmenë, drejtora, politikanë..?!
Valdete dhe Agron Aliaj jetuan bashkë 50 vjet, deri në 17 maj 2012 kur njëri ndërroi jetë. Një mbrëmje të marsit, ndërsa linte punën në Opera, Agron Aliaj u godit nga një makinë. Vdiq javë më vonë. Në një intervistë në shtypin e sotëm Valdete Aliaj (në foto me atë çka i ka mbetur nga i shoqi) ka ndërtuar kronikën e vdekjes së të shoqit, hap pas hapi, javë pas jave. Lexoni këto pjesë të intervistës. Do kuptoni që nëse të ze hall sëmundje në këtë vend je i vdekur nëse nuk të ndihmojnë ministrat, drejtorët, qeveria, biznesmenët…
Pas tre vjetësh Aleksandër Çipa nuk është më kryeredaktor i ‘Shqip’
Kryeredaktori i të përditshmes “Shqip”, Aleksandër Çipa, që nesër nuk do të jetë më në këtë funksion. Kjo, “për shkak të vendimit të menaxhmentit të gazetës”, - njofton shqiptarja.com. Lajmi u publikua në Facebook, ndonëse jo në faqen zyrtare të gazetarit të njohur por përmes një profili tjetër me emër “Akil Dhrami”. Njoftimi i firmosur “Sandri” sqaron se Çipa, i cili është edhe në krye të Unionit të Gazetarëve, do të rikthehet “në statusin e gazetarit të lirë”. “Do të vijoj të botoj në këtë gazetë opinionet e mia në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin në fjalë.
Ka gjasa që shteti shqiptar ta kthejë "Të Uriturin" e Paskalit në atdhe?
"I Urituri" (në foto) është vepra e parë e Odise Paskalit. E realizoi në 1924 kur ishte student në Torino dhe deri në 1939 u mbajt në Pallatin Mbretëror nga Zogu. Atë vit u mor nga Italia si plaçkë lufte dhe nuk është rikthyer më kurrë. E bija e Paskalit, Floriana u ka dërguar letra Ambasadës Italiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë për ta rikthyer veprën në Shqipëri. I kanë thënë që "nisma duhet të jetë shtetërore e zyrtare, jo individuale e private.". Pas kësaj ajo u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse këtu në Tiranë.
Berisha, Dyrenmati dhe porosia për vrojtimin e vrojtuesit të vrojtuesve...
"Porosia ose për vrojtimin e vrojtuesit të vrojtuesve" është një novelë me 24 fjali e Fridrih Dyrenmat, dramaturg dhe prozator helvet në gjuhën gjermane, disa herë kandidat për Nobël. Në këtë novelë, Dyrenmati (1921-1990) ka një personazh (Tinën) nëpërmjet fatit të së cilës gjen mënyrën të flasë mbi maninë e vrojtimit dhe të qenit i vrojtuar. Dyrenmati të vjen menjëherë në mend, kur lexon një listë shërbimesh informative paralele të fuqizuar në heshtje me ligje gjatë dy viteve të fundit.