A mund të jetosh në këtë vend nëse nuk njeh ministra, biznesmenë, drejtora, politikanë..?!

Postuar në 01 Korrik, 2012 13:02

Valdete dhe Agron Aliaj jetuan bashkë 50 vjet, deri në 17 maj 2012 kur njëri ndërroi jetë. Një mbrëmje të marsit, ndërsa linte punën në Opera, Agron Aliaj u godit nga një makinë. Vdiq javë më vonë. Në një intervistë në shtypin e sotëm Valdete Aliaj (në foto me atë çka i ka mbetur nga i shoqi) ka ndërtuar kronikën e vdekjes së të shoqit, hap pas hapi, javë pas jave. Lexoni këto pjesë të intervistës. Do kuptoni që nëse të ze hall sëmundje në këtë vend je i vdekur nëse nuk të ndihmojnë ministrat, drejtorët, qeveria, biznesmenët…

E pyet gazetarja:  Fillimisht u shtrua në spitalin ushtarak, në pavijonin VIP?  - P ërgjigja e znj.Aliaj:  "Në pavijonin VIP vajti për të keqen e tij se pavijoni VIP s’kishte as aparaturat e frymëmarrjes. Kur të doje mund të të ndodhte ndonjë gjë. Dhe ndodhi intubimi sepse s’kishte oksigjen".

Në këtë pikë në Shqipëri duhet një ministër apo një drejtor.  Dhe znj.Aliaj tregon:  "Bashkë me djalin takuam Ministrin e Shëndetësisë si dhe zotin Pipero. Ditën e dytë ata na e mbyllnin telefonin, ndërsa roja i Ministrisë nuk na lejonte të hynim".  Zgjidhja?  Një spital privat, po si?   "Zoti Refik Halili (biznesmen) mori përsipër që ta çonim te Hygeia dhe dy operacionet u paguan prej tij, - tregon bashkëshortja e e koreografit.

Pastaj kanë pritur gjatë për... një fond nga qeveria.  "Na thoshin se fondi i qeverisë është miratuar por asgjë. Nuk mund të qëndronim më shumë në spital privat. E çuam në QSUT, aty ishte një ferr. “Sa mund të durojë njeriu”, më thoshte Agroni".

Dhe... Duhet sërish një ministër!  Lexoni si vijon intervista:  "Shkova te Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami që pati mirësinë të na priste dhe ai i bëri kërkesë spitalit të traumave të Nato-s në Ankara – thotë znj.Aliaj. Por mjeshtri vdiq para nisjes.

Gazetarja pyet në fund: Ditën që u bënë homazhet drejtori i Operës Zhani Ciko tha se shteti ka bërë maksimumin. Çfarë kishte parasysh ai?  Përgjigja e znj.Aliaj është shokuese:  "Kishte parasysh fondin që nuk po vinte. Më 22 qershor, dyzet ditë pas vdekjes së Agronit, u ekzekutua fondi i qeverisë. Më erdhën në shtëpi që të firmosja. Qeveria i pruri lekët... I pruri pas vdekjes". (A.N)

Comments

Submitted by victory (not verified) on

Ne ato kapanone, qe tek ne quhen spitale, mund t'ja hedhesh, pra mund te shpetosh, ne se "eshte shkruar" keshtu per ty.

Paguaj cdo dite, kedo qe ka veshur bluzen e bardhe te shtetit dhe ... ilacet bliji vete, carcafet dhe batanijet silli me vete.Eshte nje sistem shendetsor mizerabel,

qqe duhet rrezuar poshte, bashke me pushtetatret qe jane ne fuqi. Revolta e zonjes Aliaj eshte revolta e cdo shqiptari , qe nuk gezon mbeshtetjen e sojsezve

Submitted by Anonim (not verified) on

Me keqardhje për mjeshtrin e madh, por edhe për të gjithë bashkëqy(qe)tarët e mi, më vjen të citoj dy shprehje të mikut tim mjek:

1) Në spitalet e këtushme sigurohu vetëm tek urgjenca se hallexhiu jeton, pastaj në varësi të buxhetit, mbathja kudoqoftë jashtë!

2) Mjekësia sot në Shqipëri mishëronj dy zanatet më të vjetra të njerëzimit: tregëtinë dhe kurvërinë!

Submitted by nik (not verified) on

po te ishte keshtu si thoni ju atehere kot u shtrokan ata njerez qe nuk kane kushurinj sic thoni ju ne spitale dhe rastesisht u sherokan.

jane me mijra qe gjejne derman dhe sherohen nen kujdesin e mjekeve te pasionuar.

ju keni qef te nxini gjithcka.ju a ka qefi nje edhe ndonje rast te vecuar ta pergjithsoni.

eshte njelloj si te themi qe ka nje gazetar apo analist trap dhe keshtu jane te gjithe.

Submitted by Relapso (not verified) on

O Nik, duhet ta kete nje kufi edhe partizanlleku yt. A te ka rene rasti te hysh ndonjehere ne spitalet tona apo jo? Une te uroj me gjithe zemer te hysh si pacient, por edhe te dalesh shendoshe e mire e te vish e te na rrefesh se si ishte.

Submitted by luani (not verified) on

Te uroj te hysh ne spital. Te shofim cdo na bilbilosesh pastaj...
Sidoqofte ndjese paste mjeshtri i madh, Z. Aliaj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti nik qenke kaq idiot sa duhesh cuar ne ato spitale per t'u kuruar. Njerez si ty nuk duhen lene te lire te livadhisin.

Submitted by Leonardo (not verified) on

E çfar mund mund të presësh nga një shtet ku drejtusit janë pako shum si ky i famshi Zhanriii Ciko e pra o popull zgjohuni sa më shpejt që ta pastrojmë këtë pisllëk nga aparatura shtetërore

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ka nje kufi pertej te cilit durimi e humbet vetine e tij si virtut,ndersa dhimbjen s'ka asnje menyre qe ta ta mase.

Edhe pse shpesh ndodhemi ne keto gjendje,asnjehere nuk kemi qartesine qe te gjykojme,por shkojme pas berihajit.

Me thote nje dite nje miku im : E shikon atje larte ate qe shkelqen kaq shume,Henen.?  Po ,i thashe,shume e bukur!

Gabim,me tha miku im, ajo eshte e tille sepse reflekton driten e tjeterkujt,Diellit.

Prandaj aparenca shpesh te genjen.

Mjeksia arsimi dhe shume gjera te tjera jane pjese e te drejtave te tona,jane detyrimi qe shteti ka karshi nesh,dhe jo prej meshires se tij,por prej detyrimit,si pasoje e faktit qe ne paguajme taksat.

Pacienti nuk eshte klient ne spital,ashtu siç deshirojne disa,por eshte dikush qe ka nevoje per sherbim,dhe ky sherbim eshte detyrim i shtetit.

Kur vlerat e drejtesise sociale skarcohen si plehra deri ne kete nivel,eshte e qarte qe fatet e demokracise do te jene para nje rreziku te madh.

Sa me dobet te jete shoqeria civile,aq me e ulet eshte rezistenca.Dobesia jone vjen nga inkoshienca.

Bota eshte duke ndryshuar,raporti shtet -qytetar bazohet ne taksat.

1) Perse duhet çuar femija ne shkolle private?

2)Perse duhen paguar mjeket privatisht?

3)Perse duhet paguar per te pare televizion?

4) Perse duhet te paguajme partite? (Financimi i tyre)

5) Perse duhet te paguajme nenpunsit e administrates civile,privatisht,per nje sherbim,dokument.?

Dhe keshtu mund te vazhdoja edhe me tej,por nje gje eshte e qarte:Jua kemi dhene ne keto te drejta,jua kemi deleguar nepermjet votes sone.

Te gjithe e kane kuptuar qe komunizmi,totalitarizmi, ishte i keq dhe produkti i tij regresiv dhe mbytes per njeriun,por te pakte jane ata qe kane vene mend per kete gje.

Njerezit,nuk rresht se deklaruari,e shpenzojne kohen duke akuzuar te tjeret,duka ja vene fajin te tjereve,jetes ,shoqerise,fqinjit.

Ne kete menyre nuk arrihet asnje rezultat kurre!

Iluzioni me i madh eshte te mendosh qe dikush tjeter mund te beje diçka ne vendin tend,por nuk mund te shikosh paster nese je i verbuar nga paragjykimet, etiketat,konceptet,ideologjia.opinionet.

Fatkeqesite sherbejne per te na zgjuar nga gjumi dhe idealet jane ato qe kane bere nje thes me deme,edhe pse ideologjia eshte nje karburant per te mbajtur gjalle veprimet.

Te jetosh nuk do te thote te mbash vetem trupin ne jete,ne kemi nevoje te jemi te vetedijshem,te zeme mend.

Me vjen keq per ata qe humben nje rast per te lexuar disa sharje dhe ofendime per te tjeret,si dhe per te krijuar debat,gje per te cilen ne shqiptaret jemi shume te afte,edhe per probleme dhe gjera per te cilast nuk kemi asnje njohuri.

Submitted by Deti Jon (not verified) on

z. Nik, te jap une ca te dhena qe te jeni te informuar mire:

1. Shikoni me cfare leckash pastrohen dyshemete. A e dini qe spitalet kane mbi nje vit qe nuk furnizohen me Klor dhe Sapun per pastrim dhe dezinfektim?

2. Shikoni sa plot jane baret e mejhanet e QSUT me mjeke dhe infermiere qe rrine e pine kafe me familjaret e te semureve tere diten.

3. Shikoni cilet mjeke punojne ne privat dhe shtet ne te njejten kohe. A e dini qe mjeket kirkurge ne QSUT mbarojne operacionin dhe ikin me vrap ne klinikat private nderkohe qe e kane me detyrim pozicioni pune qe duhet te asistojne 24 ore pas operacionit prane te semurit per ndonje incident?

4. A e dini qe sallat tona te operacioneve ku hyjne hallexhinjte jane krejt te kontaminuara? Shkoni beni nje mbjellje ordinere dhe do shikoni cfare flore bakteriale kane ato fusha.

5. Si e shpjegoni faktin qe pothuajse te gjithe mjeket primare te Spitaleve QSUT dhe Ushtarak i kane femijet e tyre jashte shtetit me studime dhe kane shpi plazhi, shtepi banimi ne Tirane, Makina luksoze etj, me rroga behen keto?

6. A dini qe ne QSUT nuk ka as ngrohje dhe as ftohje. Shkoni beni nje shetitje tek Hematologjia.

7. Po qe asnje infermier nuk perdor doreza kur mjekon, kjo nuk iu ben pershtypje?

8. Qe hapin agien e lene mbi carcaf dhe pastaj bejne injeksionet ose perfuzionet? Qe nuk dine as "A"-ne e sterilitetit, qe nuk lajne duart etj.

9. Qe pijne cigare ne dhomat e pacienteve, brenda ne salle, ku dhe kur t'i teket.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.