Pas tre vjetësh Aleksandër Çipa nuk është më kryeredaktor i ‘Shqip’

Postuar në 01 Korrik, 2012 10:17

Kryeredaktori i të përditshmes “Shqip”, Aleksandër Çipa, që nesër nuk do të jetë më në këtë funksion. Kjo, “për shkak të vendimit të menaxhmentit të gazetës”, - njofton shqiptarja.com. Lajmi u publikua në Facebook, ndonëse jo në faqen zyrtare të gazetarit të njohur por përmes një profili tjetër me emër “Akil Dhrami”.  Njoftimi i firmosur “Sandri” sqaron se Çipa, i cili është edhe në krye të Unionit të Gazetarëve, do të rikthehet “në statusin e gazetarit të lirë”. “Do të vijoj të botoj në këtë gazetë opinionet e mia në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin në fjalë. Mesazhi i shkurtër mbyllet me falënderimin për të “gjithë kontribuesit e numrave të përditshëm të ‘Shqip’-it gjatë këtyre tri viteve” dhe me një urim për “mbarësi stafit të gazetës”. (A.N)

Comments

Submitted by drini (not verified) on

E mos e Sandri iku i vrare, nuk iku perendia, shqiperia do kete nje gazetar bejtexhi e lustraxhi me pak

Submitted by Bard (not verified) on

Une besoj se pervec Lubonjes e Nanos, gazetaret e tjere jane vec zejtare ne gazetari, pra shkruajne per te fituar buken e gojes, pa kurrfare lidhje emocionale me ate qe bejne

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Gazetar apo analist gjithnje i "mesit te arte ", qe dihet se nuk te con shume larg ne profesion...Jam kurioz ta shoh Cipen ne rolin e gazetarit te terrenit ...

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Nuk është ndonjë humbje e madhe. Analizat i kishte shume te thata. Te shpresojme se do te jete me mire si i pavarur.

Submitted by e verteta (not verified) on

Zoti Cipa respekte,je me integritet e personalitet.Pena Juaj trajtonte me vertetesi shqetesimet kombetare.Te uroj kudo qe te shkosh.Mos e ul koken .Shpresoj qe gazeta ku punoje te mos jete futur ne kllapen e qeverise.

Submitted by Drejtesi (not verified) on

Cipa  eshte jo vetem bente artikuj racionale ,por sillte edhe risi me perdorimin leksikor dhe stilistikor.Mos i qani hallin se nuk del ne terren se nuk eshte amator ,por profesionist.Mua Cipa me eshte dukur racinal dhe asnjanes per shkak edhe te detyres se unionit! Tung

Submitted by morali (not verified) on

gazetar i mire ishte ,me i mire se keta langot e tjere qe te jane qepur pushtetit...shkrimet i kishte shume reale dhe njeri im mire.Respekt per Cipen dhe punen e tij...

Submitted by nik (not verified) on

o cipa.sado qe e drodhe dhe u bere sahanlepires i botuesit te kesaj gazete te hodhen jashte si limon te shtrydhur.

mos u merzit se kur bashkohesh me plehrat ne plehra perfundon.

Submitted by anonim (not verified) on

z.Cipa, me mire keshtu. Mund te ishit larguar me pare nga ajo fare gazete, por...sukses ne te ardhmen.

Submitted by bledi (not verified) on

Shpresojme ta rigjeje veten zoti Cipa aty ku e meriton. Mund te jete nje poet shume i mire ose redaktor i ndonje reviste letrare por ska lidhje me gazetarine dhe aq me pak te jete kryeredaktor i nje gazete te perditshme informative. Pa valencen e tij natyrshem qe e perditshmja SHQIP do te jete me e forte dhe me e mire. Titujt poetike do ti mungojne gazetes por per poezi kushdo mund te shkoje ne biblioteke jo tek gazeta shitesi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.