"La Triple Corona", Spanja shpallet kampione e Europës

Pas një ndeshje që do mbahet mend gjatë Spanja mposht Italinë 4 me 0 dhe kompleton atë që mediat spanjolle e kanë quajtur në këto orë entuziaste të edicioneve të mbrëmjes: "la Triple Corona" domethënë tri kurora të njëpasnjëshme Europian-Botëror-Europian.
Dhe ky nuk është i vetmi rekord i "La Roja"-s këtë mbrëmje. Me golat e Silva, Alba, Torres dhe Mata, Spanja realizon edhe rezultatin më të thellë të arritur ndonjëherë në histori në ndonjë finale të Europianit. Përballë tyre, një Itali e lodhur dhe e pafat. (A.N.)
Comments
Dhe kishte nga ata qe thonin

Dhe kishte nga ata qe thonin se Spagna nuk do fitonte se i kishte tashme dy trofe nga dy llojet e kampionateve e po ja qe i beri tre. Pepinot e mutit gjithnje ngaterrojne fatin me zotesine tani e kuptuan mire cdo te thote poshterim. Aty e kishin vendin qe ne fillim por si zakonisht me breke neper kembe kaluan fazen e pare dhe u hipi vetja ne qejf. Asta la victoria!

Ti duhet te jesh ndonje tifoz

Ti duhet te jesh ndonje tifoz hipokrit gjerman.

Se pari te flasim per fatin, ose me sakte nuk duhet folur sepse me Angline Italia dominoi totalisht. Me gjermanine po ashtu, madje ndeshja duhej te kishte perfunduar me 7 gola per Italine. E kaluan si e kaluan grupin, ata ishin me Spanjen skuadra me e mire. Pastaj me 10 lojtare nuk ka me histori.

Italia dhe Spanja i dhane nder kompeticionit. Ajo qe do mbahet mend eshte eleminimi i Gjermanise nga Balotelli.

Ekzakt si thue ti.

Ekzakt si thue ti.

Dallohesh qe larg qe je nje

Dallohesh qe larg qe je nje tifoz i mllefosur gjerman. Pepinot moren medaljen e argjendte, ndersa gjermanet do marrin medalje druni, se do rrihen prape sonte. Nuk e kuptova ciles ndeshje i referohesh ku italianet na paskan pasur fat dhe jo zotesi. Mos e ke fjalen per ndeshjen me Gjermanine qe duhet te kishte perfunduar 4-1 per Italine, apo ndeshjen me Angline kur anglezet u mbyllen 90 minuta ne zonen e rrepsise? Konvertohu o burre, behu ose spanjoll ose italian, se kete vit keto ishin skuadrat me te mira, dhe Italia ishte surpriza e vetme e ketij kampjonati, qe per mua, ne kenveshtrimin e futbollit qe u luajt, ishte me spektakolari i 20 viteve te fundit.

jeni te cuditshem zoterij. ka

jeni te cuditshem zoterij. ka ne fakt dhe njerez te cileve u pelqen loja e spanjes (dhe kjo s'ka lidhje me gjermanine e as me italine...)

Spanja sot eshte Brazili i

Spanja sot eshte Brazili i dikurshem, magjiku; Spanja eshte Hollanda e futbollit total te viteve '70; te tjeret jane tifozlleqe. Italine e mundi edhe buja mediatike, e cila e ngriti ne apogje per dy gola te Balotelit, qe s'ka bere asnje tjeter ne kete kampionat. Sado tifoz te jesh duhet te respektosh lojen magjike te Barcelones e Real Madridit.

Italia sado qe humbi hidhur,

Italia sado qe humbi hidhur, i realizoi dhe i tejkaloi objektivat e saj ne kampionat. Ajo hyri ne europian pa asnje lloj pretendimi, mundi favoritet kryesore bindshem dhe jo aksidentalisht, dhe humbi me Spanjen qe ka ne perberje lojtaret me te mire te te gjitha kohrave duke lozur 40 minuta me 10 lojtare, dhe me Casillas qe ishte ne top forme. Spanja e meritonte europianin, dhe kete e them pa keqardhjen me te vogel si tifoz italian, por ajo qe s'meritonte ishte rezultati i thelle.

Shyqyr qe u mund italia se

Shyqyr qe u mund italia se kush duron shqiptaret morracake qe bejne festa me vuvuzela e borije si puna e atij jevgut qe iu martua daja e bente vete si dhender

jane thjesht te papare! Jam

jane thjesht te papare! Jam dakord me ate komentuesin me lart: Magjia e Barcelones dhe Realit eshte e paperballueshme. Lerini llafet, nuk ka skuader qe i afrohet kesaj. U ngjitet topi ne kembe :)

Spanja te ben te dashurohesh

Spanja te ben te dashurohesh me futbollin edhe pa qene fare ndjekese e ketij sporti. Jane kaq simpatike. Sikur te ishin pak me te gjate.... :)

Add new comment