Ka gjasa që shteti shqiptar ta kthejë "Të Uriturin" e Paskalit në atdhe?

"I Urituri" (në foto) është vepra e parë e Odise Paskalit. E realizoi në 1924 kur ishte student në Torino dhe deri në 1939 u mbajt në Pallatin Mbretëror nga Zogu. Atë vit u mor nga Italia si plaçkë lufte dhe nuk është rikthyer më kurrë. E bija e Paskalit, Floriana u ka dërguar letra Ambasadës Italiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë për ta rikthyer veprën në Shqipëri. I kanë thënë që "nisma duhet të jetë shtetërore e zyrtare, jo individuale e private.". Pas kësaj ajo u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse këtu në Tiranë. Në një artikull në GSH, ajo shkruan: "Shteti shqiptar duhet të kërkojë rikthimin e saj në atdhe. I kam bërë disa herë thirrje institucioneve tona që të bëjnë kërkesë zyrtare, por deri më tani s'ka asnjë lëvizje".
Vetë Paskali (Nder i Kombit në 2003) në shënimet e tij autobiografike shkruan lidhur me këtë vepër: "…Jam frymëzuar nga plaku që pashë të vdiste nga uria në ullishtat e Vlorës, në vitet kur shqiptarët iknin nga Pogradeci, Përmeti e qytetet e tjera dhe gjenin strehim në Vlorë, nga ku kishin shpresë të kalonin në Itali. Po punoja këtë portret, që është me madhësi reale, kur nga porta që ishte gjysmë e hapur hyri një vajzë 5-vjeçare. U afrua dhe më pyeti: - Ç’ka ky plak që është kështu? - Është i uritur, i thashë, nuk ka të hajë. Nuk tha asnjë fjalë dhe doli. Pas pak u kthye me një copë bukë në dorë dhe tha: -Jepja ta hajë… Dhe doli. Ngela i emocionuar me copën e bukës në dorë, por me kënaqësinë se ishte një ogur i mirë për rrugën e artit që kisha zgjedhur”. (A.N)
Comments
Kur ke të bëshë me një shtet

Kur ke të bëshë me një shtet dallkaukësh që nuk i intereson asnjë gjë përveç se si të pasurohen kur ke një kryeministër bazhibozhuk dhe një ministër të jashtëm idjot dhe kur aparati shtetëror është partiak[ thua se nuk na doli 50vjetët që ikën]dhe po të pyesësh të përgjigjen në emër të nënës PARTI dhe e bija e të madhit Paskal ka më se të drejtë të kërkojë dhe po kështu shteti Italian ka mëse të drejtë që i thot se këto gjinden vetëm në rugë shtetërore e pra këtu është gabimi se aparati shtetëror në Itali i shërben shtetit dhe jo partis kurse te ne ndollë krejtë ndryshe ne i shërbejmë partis kurse shtetin e kemi edhur atije ku nuk thuhet

Shtetit i duhet drejtuar nje

Shtetit i duhet drejtuar nje institucion artistik ose muzeor dhe ne rast se ka nevoje per mbeshtetje finaciare te hapet nje llogari bankare dhe kushdo qe ndjen sado pak dhe ka mundesi per te ndihmuar mund te kontribuje ne kete fond.

une them qe ta lene dhe per

une them qe ta lene dhe per pak kohe ne Itali sepse mumd qe shpellaret ta vjedhin e ta shesin per bronx. Ashtu si po bejne me gjithe Shqiperine.

Me mire te rrije atje ku

Me mire te rrije atje ku eshte. Po shokoi ne Shqiperi kjo krueveper do vendoset ne ndonje qoshe lulishteje e do te shkaterohet nga ndonje vandal per ta shitur per skrap.

Me keqardhje na duhet ta

Me keqardhje na duhet ta pranojmë se veprat artistike dhe ato arkeologjike janë më të sigurta jashtë se këtu, ku në mos do i vjedhin për skrap, do i zhdukin marifetxhinjtë nga fondi dhe do i shesin si shumë e shumë të tjera për pako para...

Add new comment