Protesta ndër vite, pse raporton ndryshe media e huaj?

Postuar në 21 Shkurt, 2026 16:11

Mediat e shumta ndërkombëtare po mbulojnë protestën aktuale të opozitës, duke përcjellë plane, pamje dhe duke vënë në dukje një krizë politike. Është ndër ato prezantime që ndikojnë në vendimmarrjen e institucioneve europiane në raport me Shqipërinë. Paraqitja e protestës është në disproporcion me karakterin e saj, forcën reale dhe në raport me integritetin dhe besueshmërinë e opozitës që e organizon, çka na jep të kuptojmë se ka një agjendë politike ndaj qeverisë aktuale në Tiranë. E cila nuk është në ditët e veta më të mira.

Ndërhyrja në këtë shënim nuk ka të bëjë me suksesin ose jo të protestës, por me njëanshmërinë e mediave të huaja që referohen shpesh nga mediat në Tiranë si burime të besueshme të një gazetarie etike. Janë po këto media që nuk e vënë më në dukje dhunën në protestë, por zhvillimin e tyre. Pse pak vite më parë, protesta edhe më të mëdha të PD-së dhe po kaq të dhunshme, evidentoheshin vetëm për dhunën?

Pse u arrit deri aty sa ndonjë zyrtar amerikan apo europian të paralajmëronte shpalljen e PD-së organizatë kriminale? Vetëm për protesta? Ku ka humbur sot protreti i Edi Ramës si basketbollisti piktor që u bë kryeministër? Ku shkoi venerimi për ekzotikun e Tiranës me misionin e vështirë të ndryshimit dhe rilindjes së Shqipërisë?

Kjo që shohim sot dhe që e dëshmojmë si qytetarë, por edhe njerëz të medias, është shenja më e fundit se çfarë lodre vazhdon prej kohësh nga ata që i kemi referuar përherë si modele. Çfarë mjerimi vijon prej kohësh, me provincializmin e kulturës sonë që këmbëngul të kërkojë zgjidhje gjetiu!

s.zaimi

Comments

Submitted by Agimi (not verified) on

Bravo !!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.