Alibia e UÇK-së në Bordin e Donald Trump

Ka një tendencë të organizuar mesa duket, por edhe të ngritur mbi instinktin e gazetarisë acide pranë qeverisë që të evidentojnë një Enveriadë të dytë për të nacionalizmin deklarativ shqiptar. Shumëkush e di që përballja e Enver Hoxhës në Moskë me Hrushovin, pati në Shqipëri folklorizimin e vet ekstrem, sa arriti deri në prodhimin e një romani të posaçëm nga Ismail Kadare. Përballja e Hoxhës shërbeu si stacioni i rehabilitimit të tij përfundimtar nga e gjitha romanca e shëmtuar për sentimentin nacionalist shqiptar me botën sllave.
Edi Rama po kërkon partiturën e vet në këtë mendësi që e ka eksitimin me shfaqje fotostintezën e vet. Në krye të kësaj lapërdhie qëndron padyshim Baton Haxhiu, që shkruan sot se Edi Rama bëri atë që nuk e bën dot askush: ai shtroi çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në nivelin më të lartë ndërkombëtar të mundshëm.
Haxhillëku i përjetshëm te hija e Edi Ramës është një patologji që do të dështojë përherë të ofrojnë ndonjë model referues, përveçse të afirmojë se fjala ekziston edhe vetëm për të shërbyer.
Zoti Rama foli për një standard të paarritur ndërkombëtar nga drejtësia në një panel ku merrnin pjesë liderë të vendeve që as nuk kanë konsideratën më të vogël për standardin perëndimor të Drejtësisë. Atij të cilit Rama i referohet në mënyrë diplomatike. Vetë Donald Trump nuk bën pjesë në kategorinë e atyre politikanëve që ka ndonjë skrupull për standardet. Kështu që apeli i z. Rama ka thjesht natyrë provokative dhe intimiduese ndaj Drejtësisë në Hagë.
Mesazhi i tij është po ashtu pjesë e repertorit të palaços që e karakterizon në jetën publike. Zoti Rama hoqi atletet në takim, por mori rolin e atij që del kurdoherë tepër sa kohë që Kosova në atë takim përfaqësohej me Presidenten e vet.
Por ta lëmë këtë gagarel të dështuar dhe me halle plot të masturbohet edhe njëherë si dikur në Beograd me ca deklarata të autorizuara. Ta lëmë sepse siç e dimë, çdo gjë që prek ky, çdo gjë ku ky ndodhet dhe frymon prishet. Dështon. Po dështon edhe vetë BE-ja si projekt dhe patjetër që për ta përligjur këtë ne na duhet z. Rama si profesionist i tersit dhe dështimit që të jetë aty për të mbetur me gisht në gojë para tunelit të historisë.
Ta lëmë edhe të merremi pak me këta që këmbëngulin se drejtësia në Hagë po njollos luftën e UÇK-së. Ku është shkruar dhe ku është formuluar në akuzë se UÇK-ja vrau dhe kreu krime kundër njerëzimit?
Ku është gjeneralizuar një gjë e tillë? Drejtësia e standardeve perëndimore niset nga përgjegjësia personale dhe jo kolektive; përndryshe nuk do të kishim vetëm 4 të akuzuar.
Pse vallë askush prej haxhilerëve të moralit patriotik nuk flet kurrë për drejtësinë? Edhe asaj ndaj një jete që është marrë jo për mbrojtje apo në luftë, por për llogari dhe larje hesapesh?
Pse vallë pisit të Tiranës i intereson të flasë për një gjë të tilë në një takim që ka të bëjë formalisht me Gazën? Sepse është e vetmja mënyrë që ai të ketë një alibi përkundër atyre që nesër do ta kujtojnë këtë që po bën. Nuk ka nevojë Shqipëria për këtë gjë(jo më kot z. Rama përmendi konsensusin bipartizan në Parlament), as i ka detyrim kujt që të arrijë deri në këtë pikë poshtërimi. Poshtërimi i sotshëm i saj vjen sepse në të vërtetë po shitet përfaqësimi i saj në funksion të rehabilitimit të një njeriu të vetëm, në hall dhe të korrruptuar fund e krye.

Comments
Trump ka deklaruar se limiti
Trump ka deklaruar se limiti i tij eshte morali i tij. Por ne kete rast kemi te bejme me dike qe nuk ka nje te tille. Keshtuqe qe gallofi yne nuk ka asnje garanci per cdo veprim a fjale te Trumpit. Ndoshta shpreson qe shitja e Sazanit ti mundesoje blerjen e ca indulgjencave tek i Madhi.
Pavaresisht lapangjozeve si
Pavaresisht lapangjozeve si puna e Batonit, apo karagjozlleqeve te ketij tonit dhe shpures se gazetaruceve apo profesoreshave te gazetarise qe bredhin studiove me nje ze qe ta gervish veshin me zerin, ne vetveten e tij, gjyqi i hages eshte sa nje maskarallik tipik evropian, qe e meriton ate shprehjen e famshme te fratit franceskan "Europë, ti kurva e motit,", po asht edhe nje mendjelehtesi dhe egoizim tipik i mbase te kater atyre qe jane pabesisht ne banken e te akuzuarve.
Te bejme nje krahasim me disa dekada me pare kur Raihu i Trete dha shpirt, ishin qindra raste te perdhunime te provuara nga ushtaret sovjetike te vajzave gjermane, ishin pafund shfrytezime, rrahje vrasje te civileve gjermane nga trupa te aleate. Por askush apo pak kush u ul ne banken e te akuzuarve. E mbase edhe me te drejte. Pasi me pare duheshin denuar krimet e tmerrshme qe gjermanet kishin kryer, me perpara duhet te jepnin ata llogari pastaj nje sovjetik, amerikan, anglez a francez.
Ne rastin konkret kemi nje shtet qe akoma i ka bulevardeve njerezit me duart qe i kullojne gjak shqiptaresh e askush nuk ka dhene llogari. Kemi nje president qe ka qene i inkuadruar ne qeverine e nje krimineli te lufte te deklaruar nga tribunali nderkombetare, qe dha shpirt si i tille, por arriti te behej president dhe takohet dite per dite me zyrtare evropiane. Kemi nje shtet qe akoma e mbron e nuk e dorezon personin qe me goje, me ze e figure deklaroi se organizoi dhe udhehoqi grupin kriminel qe vrau policin kosovar.
Ne kete aspekt, gjyqi ndaj kater kosovareve qe jane ne banken e te akuzuarve eshte nje farse e plote
Paske urrejtie të thellë për
Paske urrejtie të thellë për Ramën.
Kaq poshtë keni rënë ?
Turp.
Pse po te kesh qejf apo
Pse po te kesh qejf apo miratosh Ramen, quhesh qe je Lart? Po a ka me turp se kaq?!
Add new comment