A është hequr non grata për Berishën? Po për familjarët? PD-ja gjen kauzën e re

Postuar në 11 Qershor, 2026 17:21

Prej tri ditësh në mjediset mediatike ka qarkulluar pëshpëshi politik se Sali Berishës i është hequr non grata nga SHBA. Sot lajmi u përhap shpejt nga gazetarë pranë Berishës por pa përcjellë ende një deklarim zyrtar të Departamentit të Shtetit. Mbi këtë lajm informal ka nisur një lloj ekstaze e brendshme në PD që kulmoi me budallallëkun tipik të Belind Këlliçit që e cilësoi lajmin si fitore të popullit shqiptar. Arsyetimi: meqë non grata u dha për të asgjësuar opozitën, heqja sjell një riaktualizim të saj. Më saktë të PD-së.

Mirëpo ky lloj prizmi nuk i përgjigjet të vërtetës, pasi Berisha bëri opozitë edhe me non gratën

Situata është groteske. Vetë Berisha ka deklaruar se ai ka fituar të drejtën e hyrjes në SHBA, pasi siç u shpreh ai ndaj tij ka patur vetëm një ndalim hyrjeje, duke minimuzuar aktin.

Duhet thënë se në të njëjtin urdhër të Blinken subjekte të përcaktimit non grata dhe ndalimit të hyrjes në SHBA janë edhe familjarë të z. Berisha për të cilët sot nuk është bërë asnjë njoftim nëse janë çliruar nga sanksionet apo jo. Në fund, për të gjithë ata që e lexojnë politikën me parimin e vjetër “Duçja e kë përzemër Shqipërinë” duhet vënë në dukje se jemi në vitin 2026. Vendimi është me rëndësi personale për Berishën, PD-në deri diku meqë është e lumtur të mbetet peng i tij, por jo për të tjerë. Një pjese të qytetarëve shqiptarë, që nuk janë pak, nuk u duhen letra të Donald Trump për të njohur se kush është Berisha, sikurse nuk iu deshën letra të Blinken apo të tjerëve për të njohur Edi Ramën.

Koha ka ardhur dhe po duket se ilaçi i vjetër narkotizues “e kanë thënë amerikanët” nuk funksionon më.

s.zaimi

Comments

Submitted by Bolet e Koqes (not verified) on

Le te shkoje qelbesira ne SHBA. Te shkoje dhe ta helmojne me polonium sic i helmuan,Rugoven, Arafatin dhe Chaves. Gjithe qelbesirat kane te njejtin fat

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.