A është hequr non grata për Berishën? Po për familjarët? PD-ja gjen kauzën e re

Prej tri ditësh në mjediset mediatike ka qarkulluar pëshpëshi politik se Sali Berishës i është hequr non grata nga SHBA. Sot lajmi u përhap shpejt nga gazetarë pranë Berishës por pa përcjellë ende një deklarim zyrtar të Departamentit të Shtetit. Mbi këtë lajm informal ka nisur një lloj ekstaze e brendshme në PD që kulmoi me budallallëkun tipik të Belind Këlliçit që e cilësoi lajmin si fitore të popullit shqiptar. Arsyetimi: meqë non grata u dha për të asgjësuar opozitën, heqja sjell një riaktualizim të saj. Më saktë të PD-së.
Mirëpo ky lloj prizmi nuk i përgjigjet të vërtetës, pasi Berisha bëri opozitë edhe me non gratën.
Situata është groteske. Vetë Berisha ka deklaruar se ai ka fituar të drejtën e hyrjes në SHBA, pasi siç u shpreh ai ndaj tij ka patur vetëm një ndalim hyrjeje, duke minimuzuar aktin.
Duhet thënë se në të njëjtin urdhër të Blinken subjekte të përcaktimit non grata dhe ndalimit të hyrjes në SHBA janë edhe familjarë të z. Berisha për të cilët sot nuk është bërë asnjë njoftim nëse janë çliruar nga sanksionet apo jo. Në fund, për të gjithë ata që e lexojnë politikën me parimin e vjetër “Duçja e kë përzemër Shqipërinë” duhet vënë në dukje se jemi në vitin 2026. Vendimi është me rëndësi personale për Berishën, PD-në deri diku meqë është e lumtur të mbetet peng i tij, por jo për të tjerë. Një pjese të qytetarëve shqiptarë, që nuk janë pak, nuk u duhen letra të Donald Trump për të njohur se kush është Berisha, sikurse nuk iu deshën letra të Blinken apo të tjerëve për të njohur Edi Ramën.
Koha ka ardhur dhe po duket se ilaçi i vjetër narkotizues “e kanë thënë amerikanët” nuk funksionon më.
s.zaimi

Comments
Le te shkoje qelbesira ne
Le te shkoje qelbesira ne SHBA. Te shkoje dhe ta helmojne me polonium sic i helmuan,Rugoven, Arafatin dhe Chaves. Gjithe qelbesirat kane te njejtin fat
Zoti Zaimi, me te vertete
Zoti Zaimi, me te vertete dyshoni?! A po prisni te dale Sekretari i Shtetit te thote ia hoqem Nongraten Sali Berishes?! Nuk ndodh kjo, e as ka per te ndodhur kurre. Per mua, sic e kam thene e sterthene me qindra here neper komente kudo, Sali Berisha e ka fituar betejen me Nongraten, qe kur hodhi ne gjyq ish-sekretarin Blinken, i cili sot, per ironine e ironive, eshte Nongrata ne shtepine e vet; nuk i lejohet tu qaset institucioneve te shtetit, mu si te ishte nje leproz. E hodhi ne gjyq per ... shpifje! E pastaj, ne cdo dalje publike i bente sfide: nxirr provat, faktet, perndryshe prano se je shpifes! Njeriut te dyte me te fuqishem ne bote! Jo vetem kaq, por ne menyre te paprecedente, atipike per ate vete, ne nje konference me gazetaret tha se i kishin bere presion vete burorakratet e administrates (dmth jo nga ambasada), qe te terhiqej, perndryshe do ta fusnin ne listen e zeze te thesarit , ate dhe familjaret e tij; dhe, vazhdon Berisha, un u thashe: beni cte doni! Keshtu, i nderuar Zaimi, nje njeri qe sillet ne kete menyre, nuk ka asnje lloj mize nen kesule, sic i thone fjales. Domethene, shkurt, betejen morale e pat fituar qe atekohe. Sot fitoi betejen formale. Per te vete eshte nje fitore thjeshte SPEKTAKOLARE. Eshte fitore per PD-ne, per Opoziten ne pergjithesi, por edhe per dinjitetin e cdo shqiptari. EShte gjithashtu nje humbje, po kaq spektakolare per Sorros, te cilin e ka etiketuar vazhdimisht dhe publikisht, sa here i ka dash qejfi: si zuzar nderkombetar! Le te kelthasin sa te duan zagaret sorroiste "BErisha ne Burg" ( se Rama ne burg eshte per te thene BErisha ne burg, te gjithe e dime)! Rama ne burg vertet, por BErisha ne Washington.... dhe se shpejti ne pushtet...! Te gjitha hapat konkrete ne proceset e integrimit ne institucionet Perendimore i ka bere qeveria e ketij burri. Le ta permbylle me hapin e fundit integrues, ate ne BE.
Add new comment