Qosja ndan botën akademike në dy pjesë

Postuar në 02 Korrik, 2012 03:53

Vijon debati mbi Rexhep Qosjen, që nuk është ftuar në veprimtarinë akademike me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Arben Puto është shprehur se nuk po e ftojnë me logjikën që “ka bërë kritika ndaj kryeministrit”, por të shumtët e atyre që duan ta thonë një fjalë në këtë mes i ikin këtij momenti. Kryetari i Akademisë, Gudar Beqiraj fillimisht tha se ftesat nuk janë bërë akoma, ndërsa për revistën Java thotë se “konferenca është e bërë nga historianët dhe ka në fokus historinë”, duke lënë të nënkuptohet se historia nuk është fusha e Qosjes. Vaso Tole, akademik gjithashtu, thotë se “përgatitja e konferencës është ende në proces, dhe Rexhep Qosja do të jetë me siguri i ftuar në të”. Jorgo Bulo, profesor i letërsisë, thotë, po në Java, se “Rexhep Qosja, për kontributet që ka dhënë, duhet të jetë në atë konferencë se s’bën”, ndërsa akademikja Floresha Dado nënvizon se e gjitha kjo “është një turp i komisionit organizator”. Në fund, Ali Aliu kërkon ta minimizojë këtë ngjarje që, sipas tij, është bërë më mediatike se sa duhet”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.