Arkiv-Lajme

Merkel ngushëllon lojtarët e Joachim Low-it; por italianët po merren gjatë me të

Postuar në 29 Qershor, 2012 09:32

Kancelarja Merkel, që ka ndjekur ethshëm kombëtaren e vet gjatë ditëve të Europianit (në ndeshjen me Greqinë ajo iu gëzuar golave si një tifoze e vërtetë), i ka përgëzuar në facebook lojtarët e Gjermanisë: “Jemi krenarë. Gjynah që s’shkuam në finale, por skuadrës sonë të re i përket e ardhmja. Urimet më të mira të miat shkojnë për të gjithë ju”.

Skandali i Konviktit

Postuar në 29 Qershor, 2012 09:06

Senati i Universitetit të Tiranës, në mbledhjen e ditës se enjte i ka kërkuar kreut të qeverisë Sali Berisha, që në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë të ndërhyjë, për kalimin e godinës së Konviktit të Shkollës së Mesme "Asim Vokshi", në administrimin e Universitetit të Tiranës.
Në këtë kërkesë të Senatit të Universitetit të Tiranës bëhet me dije, se Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja është kërkuar kohe me pare nga Universiteti, per shkak te nevojave emergjente, qe ai ka per hapesira.

Shpërthejnë gazetat italiane pas fitores kundër gjermanëve

Postuar në 29 Qershor, 2012 06:12

Gazetat italiane të ditës së sotme kanë patur të gjitha pa përjashtim si lajm të parë fitoren e kombëtares së tyre të futbollit kundër gjermanëve, s’ka gjë se po dje ka qenë summit-i i BE-së. Corriere della Sera kish për titull kryesor: “Një Itali e madhe, jemi në finale, gjermanët dorëzohen përballë Balotelli-t”. Në gazetën Il Messaggero binte në sy titulli: Një Itali magjike. Në La Stampa, mbi foton e Balotelli-t e Cassano-s të përqafuar kishin shkruar “Një kryevepër italiane (saktësisht ‘Impresa Italia’)”.

Gazeta Express flet për një “parajsë gangsterësh” pas përplasjes mes deputetëve

Postuar në 29 Qershor, 2012 05:31

“Rexhep Selimi i ka folur Latif Gashit për policinë sekrete, apo për diçka të ngjashme. Ky i fundit e ka pyetur: e ke fjalën për policinë tuaj, apo tonën? Pastaj Rexhepi i ka thënë Latifit se “jeni spiunë të të gjithëve”. Kjo e ka nervozuar Latifin, i cili i ka thënë Rexhepit që të ketë kujdes se këto janë akuza të rënda dhe duhen adresuar diku tjetër. Pas kësaj kanë filluar grushtet në mes dy deputetëve”, ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të përplasjes fizike mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Forumi i ish-presidentëve” i bashkohet korit që kërkon ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor

Postuar në 29 Qershor, 2012 05:17

Forumi Civil 2010, me bashkë-kryetarë ish-presidentët Moisiu e Mejdani, po zhvillon sot një tryezë me intelektualë dhe diplomatë perëndimorë rreth reformës elktorale.

Xhufi: Nëse mungon Qosja, do bojkotojmë aktivitetin e Akademisë

Postuar në 29 Qershor, 2012 04:04

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, thotë se ata do të rishikojnë qëndrimin për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave për shkak të mospjesëmarrjes së Rexhep Qoses.

Do të jetë një finale mesdhetare: Spanjë-Itali

Postuar në 28 Qershor, 2012 17:06

Ndeshja Itali-Gjermani është përjetuar në Tiranë në mënyrë të veçantë, pasi tifozët italianë e gjermanë janë më të shumtë, e rivalë me so-shoqin. Ekranet e mëdha të improvizuar në çdo lokal kishin ndjellë mijra vetë, të cilët e kanë ndjekur ndeshjen me ndonjë birrë përpara. Dhe ndeshja i ka përmbushur pritmëritë.

F. Nano: Berisha largohet nga BE-ja e hidhet në krahët e satrapit të Azerbajxhanit

Postuar në 28 Qershor, 2012 12:53

Më në fund, pas shtatë vitesh, Fatos Nano bën një deklaratë të fortë opozitare; saktësisht, ai nuk bënte gjeste opozitare qysh prej vitit 2005. E prandaj ky i sotmi ka trajtën e një reagimi spektakolar. Nuk e ka frenuar gjuhën, teksa ka hartuar (ai, apo dikush tjetër në emër të tij) këtë deklaratë.

Në SHBA hapet një epokë tjetër: Siguracioni shëndetësor është i detyrueshëm

Postuar në 28 Qershor, 2012 12:11

Quhet Patient Protection and Affordable Care Act. Është ligji i hartuar nga administrata Obama, dhe i miratuar me votat e demokratëve në Kongres. Pritej, pas reagimesh të forta ‘kundër’ nga ana e shumë faktorëve, fjala e Gjykatës Supreme. Dhe verdikti erdhi sot. Të shumtit kanë qenë të idesë se Gjykata Supreme do t’i thosh ‘jo’ këtij ligji. E mendonin këtë, ngaqë peshorja në Gjykatë anonte nga konservatorët. Por krejt papritur erdhi një rezultat në favor të një qasjeje liberale. Rezultati ish 5-4.

KQZ: Ok, referendumi mbi plehrat do bëhet; por do ta shtyjmë në kalendat greke

Postuar në 28 Qershor, 2012 09:34

E morët vesh vendimin e KQZ-së së Ristanëve lidhur me referendumin mbi plehrat? Ja, veç për kësi gjërash u punon truri Berishës e veglave të tij: U punon truri se si të bëjnë poshtërsira dhe se si të gjejnë marifete ligjore për të justifikuar këto poshtërsira. KQZ-ja e gjeti një hile sot: “E ka pranuar kërkesën e Aleancës kundër Importit të Plehrave për të zhvilluar referendumin popullor, por – dhe këtu nis hilja - thotë se më 3 janar 2013 KQZ-ja do t'ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, për të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme