Gjenerali Sandër Lleshi: Një President zoolog nuk e bën republikën zoologjike

Postuar në 02 Korrik, 2012 03:38

Sandër Lleshi është gjenerali i propozuar nga Ismail Kadare për postin e Presidentit. Ky i fundit ua përcolli idenë e vet të gjitha palëve, por ish Edi Rama që e hodhi në tryezë. Ra në sy pas kësaj reagimi në të nxehtë i Astrit Patozit, i cili tha se “nuk mund ta kthejmë republikën tonë në një republikë ushtarake”. I ka ardhur përgjigja nga Sandër Lleshi, që pasi e quan të këtë ide të paaryetuar (ka të drejtë, sigurisht), zë e arsyeton idenë e vet, duke bërë dhe ironi me Patozin në një intervistë për Panoramën: “Formën e një shteti e përcakton kushtetuta, e jo profesioni i kreut të shtetit. Nëse kryetari i shtetit është zoolog, nuk mund të thuhet që republika është zoologjike....”.

Në të njëjtën intervistë, i referohet një anektode lidhur me George Bernard Show-n, të cilën e modifikon për ‘qëllime të vetat”. Bernard Show citohet të ketë thënë “se kur një zonjë thotë ‘jo’, duhet kuptuar ‘ndoshta’; kur thotë ‘ndoshta’, duhet kuptuar ‘po’; kur thotë ‘po’, ajo nuk është më zonjë”. Këtu Lleshi shton diçka nga vetja në këtë anektodë: “kur një gjeneral thotë ‘po’, duhet kuptuar ‘po’; kur një gjeneral thotë ‘jo’, duhet kuptuar ‘jo’; dhe kur një gjeneral thotë ‘ndoshta’, ai nuk është më gjeneral”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Mediatizimi i kote e Z.Leshi si vet-punesim per analistet!

Z.Leshi po tregon veten se eshte bere viktime e lojrave politike te Edi Rames dhe asgje me shume. Ismail Kadare nuk eshte as Mbreti i shqiperise dhe as kryepeshkopi i kohes se qepes qe paska eksluzivitetin te jape direktiva nga Parisi. Sado te medha te jene meritat e tije ne letersi! Gjithkush ne profesionin e llogoren e vet! Kadare eshte ai Shqiptar qe jeton qe 23 vjet ne Paris dhe ka kundershtuar gjithnje te marre pergjegjesi ne skenen politike Shqipetare. Kjo e diskualifikon ate te propozoje dhe te jap mend e moral. Eshte kollaj te besh heroin me letra e dylbi, heronjte e vertete jane ata te llogores qe shahen e guxojne te perballen perdite. Pa llogaritur imazhin qe i demtohet, gje qe Kadare nuk ka deshiruar kurre ta sprovoje.

Z.Leshi eshte dobesi te kerkosh postin e presidentit me certefikate te krye-moralistit bisht-luftes!

Krahasimi i zanateve:

Z.Leshi e di shume mire se asnje republike ne bote nuk eshte rrezikuar ndonjehere nga nje geolog, biolog apo zoolog por ne shume raste nga nje ushtarak PO! Pertej ironise banale, Z. Leshi e di shume mire se eshte politika ajo qe "komandon" ne nje sistem pluralist demokratik dhe kur politikanet shumice thone se na duhet nje President politikan atehere kjo eshte nje e drejte eksluzive e tyre dhe nuk mund te debatosh qesim. Kjo mungese senzibiliteti i Z.Leshi e ben ate automatikisht te deskualifikuar per postin e Presidentit. Nuk ka gje se zgjidhet nje Gjeneral thote? Ja qe kjo mendje-lehtesi e kokefortesi prej gjenerali te Z.Leshi tregon se ushtria dhe politika qenkan megjithmend dy llogore e mentalitetet te ndryshme! Politikes i duhet nje President qe te punoje me te dhe jo institucion PO/JO ....

Barazia profesionit qe i ben Z. Leshi nuk qendron! Perkundrazi! Tashme qe jemi vend antar i NATOs exziston rreziku qe ushtaraket te jene te prirur per te degjuar me teper udhezimet nga "aleatet" sesa te jene te pavarur. Paramendo nje Kryeminister qe ka persiper pergjegjesine mbi Shqiperine te jete i varur nga emocionet e ndonje aleati diku ne bote qe ka ne urdhra presidentin tone te republikes "se pavarur"? Nese mendon Anglia psh. te beje nje politike te saje apo te fuse hundet ne Shqiperi e ben kete pa problem. Ne shqiptaret kemi kesiso Presidentesh nderkombetare ne dore? JO! Nje President ushtarak per nje vend te vogel dhe te varur krejtesisht si ne eshte dicka tjeter se nje President ushtarak i nje vendi te madh. Nuk eshte puna se politikanet duan nje president ne doren e tyre, por eshte puna te kesh ne krye te shtetit nje qe respekton dhe nuk eshte imun te beje cfaredo!!!

Krahasimi qe i ben vetes Z.Leshi me 31 Presidentet e USA qe kane "pervoje ushtarake" eshte krejtesisht i gabuar dhe irredentist. "pervoja ushtarake" rrjedh edhe nga sherbimi i thjeshte ushtarak qe eshte gje tjeter nga pozita e gjeneralit. Por edhe kur Presidentet USA kane qene me grade Gjenerali nuk eshte e njejte me ne. USA nuk varen nga askush dhe jane shtet qe komandon e ka pergjegjesine e te gjithe botes!

Z.Leshi,perse duhet te zgjidheshe ti President dhe jo Zaganjori psh.? Apo varet se kush te propozon?

Submitted by Jonima (not verified) on

Nuk mund te pranohej si president z. Lleshi, pse parapelqehej nje ish anetar i PPSH si Zaganjori / Zagonjari (e quante Berisha), nje ish spiun si Artan Hoxha, nje figure e mjere si Bujar Nishani. Ne Shqiperi e vetmja qe ka plotesuar standardet nderkombetare eshte ushtria, dhe jo gjykatat e korruptuara deri ne palc per te cilat ka punuar Zaganjori yt. Sa per varesi nga jashte kryeministrat dhe presidentet tane jo ushtarake e kane treguar me se miri se nuk kane asnje karakter dhe varen kryekeput nga jashte (Saliu nga Serbia, Fatori nga Greqia etj etj).

Submitted by Franci_Al (not verified) on

Ushtria eshte me dite te hallit dhe keta gjenerale aktuale ne ushtrine Shqiptare jane "GJENERALET E USHTRISE SE VDEKUR", le te jemi realiste dhe ti shikojme gjerat ashtu sic jane. Kadareja mendoj se ka vlera edhe autoritet te padiskutueshem qe ti imponohet politikes Shqiptare me sugjerimet e tij, por ne kete rast nuk e di pse emri i ketij gjenerali nuk ngjit, mbase ngaqe emra te ketille shfaqen ne publik vetem dite ose ore para se te zgjidhen, dhe nuk ka nje proces te mirefillte dhe kohe te mjaftueshme te hulumtimit te figures se tij nga publiku... disa gjera qe Kadareja mund ti cmoje vertet cilesi presidenciale mund cbalancohen edhe nga karakteristika te tjera te kandidatit qe nje proces i rregullt mund ti nxjerre ne drite. Por gjithsesi propozimet e Kadarese duhen mirepritur dhe vleresuar, eshte nje figure asnjeanese qe sheh shume here me larg sesa shumica e jone pa e marre parasysh ketu disa qe marrin persiper te bejne krahasime te trasha, duke mos pasur as informacionin korrekt per to. Nenkupto ketu krahasimet me ameriken, ne amerike per kandidatet  eshte nje plus i madh te kene background ushtarak, per vete faktin qe ushtaraket jane te predispozuar te jene, dhe ta kene provuar qe jane patriotet me te medhenj, duke qene se eshte shtet qe eshte aktiv ne luftera.

Ne shkalle hierarkike presidenti qe u zgjodh eshte perseri ushtarak (me nje karriere te nderprere) nuk shkoi me shume se komandant toge dhe aq mbeti formimi i tij intelektual, mos te permendim masterat fiktive qe keta marrin,  kandidati qe propozoi Kadareja eshte Gjeneral qe i ka kryer te gjitha arsimimet e nevojshme per te marre ate grade, bile ne vendin me te fuqishem te Europes, ne Gjermani. Sa per cilesite e tjera ai nuk eshte figure publike dhe ne nuk dime gje, ketu mbase Kadareja duhej ti drejtohej popullit me arsystimin e tij perse ky duhej te ishte president. Do doja te mendoja qe nje nderhyrje e tille e Kadarese nepermjet opinionit publik do te kishte me shume peshe sesa tavolinat e ndyra te politikaneve tane.

Submitted by Anonim (not verified) on

O car Gjeloshi. I din ti kualifikimet qe ka bere Sander Lleshi? E njeh ti arsimimin ushtarak te Gjermanise? Rri aty ku je, ne postin qe te ka ngarkuar .......nena parti.

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

o Auron K !

Mire qe je i zgjuar per gjera tjera, por edhe per pune ushtrie na dole me koqen e mendjes !

Po, ai te pakten nuk eshte kadet!:)

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Zoti Lleshi eshte nje intelektual me formim te plote dhe te gjithanshem, por nuk mund te behej president per shume arsye. Kundershtimi se eshte ushtarak, bie poshte sepse ishte ushtarak Moisiu dhe tani Nishani.

-Zoti Lleshi nuk u zgjodh( dhe nuk mund te zgjidhet) sepse:

1-Berisha dhe aleati i tij Meta do ta paguanin shtrenjt kete(per shkak te zullumeve qe kane bere)

2-Nuk do ta perdorte presidencen per pune te liga

3-nuk perfaqeson kursin neootoman te Berishes(Erdogan)

4-ishte propozur nga Kadare (kujto ketu letrat anonime te Berishes ne '92 kunder shkrimtarit)

5-u paraqit si kanditature e opozites

6- eshte katolik (the most important thing).

Submitted by Anonim (not verified) on

Te befason fakti se si Ismail Kadare "ia propozoi" Sander Lleshin te majtes per president. Sander Lleshi ka vjelle vrer kunder te majtes ne çdo kohe. Por ne kete rast e majta, te cilen une e mbeshtes si krah politik, ka lajthitur. Nuk e din se ke ka me vete dhe ke ka kunder. E propozoi I. Kadare Sander lleshin, i cili gjithe karrieren e tik eshte perpjekur te beje miq ministra, deputete, ekstremiste te se djathtes. Ka bere gjithçka qe te "duket", t'u dale perpara eproreve, t'i ftoje ata ne takime kot e plot, etj. Mire ta kete e majta, sepse kur ishte Pandeli Majko Minister i Mbrojtjes, perkrahesit e hapur te se djathtes, te cilet nuk njihnin asnje ligj depolitizimi, mbeten ne detyra, bile perfituan grada dhe poste. Keshtu ndodhi edhe me Sander Lleshin: hengri me dy luge. Tashme qorrat e te majtes e propozojne edhe per president. Turp, turp, turp.

Submitted by antispiuni (not verified) on

-Zoti Kadare nuk eshte nisur nga pozitat politike. Eshte formimi dhe orientimi perendimor i zotit Lleshi, ajo qe e beri zotin Kadare ta shprehe si zgjidhje per kete periudhe. Natyrisht dhe zoti Rama nuk eshte nisur nga pozitat partiake por e ka pare me gjere problemin ...

Te gjith keta dhe te tjere perfaqesojne nje rryme perendimore, natyrisht te deshtuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.