Arkiv-Lajme
Shkup: Deputetët shqiptarë duan të flasin shqip e të dëgjohen shqip
Ka një problem me gjuhën në transmetimet televizive live nga parlamenti maqedonas. Me gjuhën shqipe. Deputetët e partive shqiptare mund të flasin shqip, por fjala shkon e përkthyer në sllavisht në të gjitha shtëpitë maqedonase; e për këtë arsye, deputetët e PDSH-së (partia e Menduh Thaçit) kërkojnë që fjala e secilit të transmetohet ashtu si është, në shqip, e transmetimi audio të jetë alternativ.
Berisha flet për deputetët miliarderë, ndërsa Rama flet për ministrat biznesmenë
Berisha flet për deputetë miliarderë, të cilët diktojnë sjelljen opozitare të kryetarit të PS-së, dhe ky i fundit e ka marrë seriozisht. Në përgjigje të akuzës se këta deputetë e pengojnë kryetarin e PS-së të votojë në favor të nismës për heqjen e imunitetit të deputetëve, ai thotë se “kryeministri përgojon ligësisht deputetët e PS, pasi heqjen e imunitetit [nuk] e pengon Tom Doshi, i cili është pa imunitet, dhe kjo në sajë të votës së tij e të socialistëve!”
Cili është "nënkryetari në hije i PS-së" që përmend Berisha?
Sajtet online të gazetave raportojnë këtë pasdite se gjatë mbledhjes së sotme javore të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, veç të tjerave, “këshilloi” Edi Ramën (në foto duke u futur në selinë e PS pas një konference për shtyp) që “të mos degjojë nënkryetarin në hije të PS-së".
Fullani: Stabiliteti ekonomik i Shqipërisë, i rrezikuar përtej krizës aktuale
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, lëshon alarmin, si asnjëherë deri më tani, për rreziqet që i kanosen ekonomisë së vendit. Në një aktivitet në kuadër të binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë, ai paralajmëroi se ngadalësimi i konsumit dhe investimeve private, që po vihen re kohët e fundit në vendin tonë, rrezikon ekonominë shqiptare jo vetëm në këtë periudhë të ndikimit të krizës europiane, por edhe në afate më të gjata.
Eulex-i do të shndërrohet në një ‘institucion’ kushtetues?
Mandati i Eulex-it do duhet të përfundojë në vitin 2014, pas rinovimit që iu bë pak kohë më parë (saktësisht para një muaji, më 5 qershor). Dhe për këtë kanë rënë dakord të gjithë, kosovarë, diplomatë të BE-së e të SHBA-ve. Mirëpo tani, pasi po i jepet fund mbikqyrjes ndërkombëtare, vendet që e kanë ushtruar këtë mbikqyrje po kërkojnë ta shndërrojnë Misionin Europian që ka për synim konsolidimin e praktikave të shtetit ligjor në Kosovë, dmth Eulex-in, në një ‘institucion” kushtetues. Këtë e thotë Koha Ditore.
Shkurtimi i buxhetit të shtetit dhe realizimi faktik i të ardhurave
Për të tretin vit rradhazi, buxheti i parashikuar i shtetit shqiptar do të rishikohet me ulje në mes të vitit. Kjo, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave sipas parashikimit optimist të qeverisë në fillim të vitit. Ishte planifikuar që ky rishikim të diskutohej nesër në Kuvendin e Shqipërisë, por seanca plenare e parashikuar për t’u mbajtur gjatë ditës së nesërme në Kuvend, është shtyrë. Sipas një njoftimi të Kuvendit, ende nuk ka mbërritur nga qeveria buxheti i rishikuar i shtetit, mbi të cilin pritej të diskutohej në seancën plenare.
Kritika në PD, por nuk po dëgjohen kritika të kritikave
Pas intervistave televizive të Mark Markut e të Selami Xhepës, të cilët kanë nënvizuar disa kritika ndaj mënyrës se si funksionon maxhoranca e PD-ja, nuk janë parë reagime të fajkonjve të Berishës. Gazetarët kanë tentuar me siguri të flasin me deputetë apo eksponentë të PD-së (është gjëja që bëjnë gjithnjë në raste të tilla), e të marrin qëndrimin e tyre lidhur me qëndrimin e Markut/Xhepës, por çfarë kanë marrë është heshtja. Asnjë zë nuk është ndjerë nga PD-ja. Asnjë kritikë për kritikat e dëgjuara, të cilat janë të forta.
Kolec Topalli: Ndryshimet e propozuara nuk prekin themelet e shqipes
Lajmi i parë që doli lidhur me diskutimet e Këshillit Ndërakademik për çështje të gjuhës shqipe ishte ai me titull “Ndryshime në gjuhë: ‘nënës e babës’ bëhet ‘nans e babs’”. Ka pasur një djallëzi në këtë lajm, pasi me anë të tij u dha ideja e propozimeve për ndryshime radikale në gjuhë e për një sulm të egër ndaj standardit. Nuk është fare kështu. Kolec Topalli, antar i këtij Këshilli, sqaron thelbin e propozimeve. E bën në Gazetën Shqiptare në një intervistë për Fatmira Nikollën.
Ramis Alia pengon Popën e Kalon t’i japin Hoxhës një ilaç ‘të pamatrikulluar’
Agim Popa, vëllai i Ylli Popës, që ka qenë në entourage-in politik të Ramis Alisë, rrëfen për GSH-në një ngjarje interesante. Ai tregon se kish ardhur një ilaç nga Franca për Enver Hoxhën, që ish në atë moment i rrënuar fizikisht dhe në prag të vdekjes (muajt e parë të vitit 1985; ai vdiq në prill). Por ilaçi ish, nuk dihet pse, pa etiketë, pa datë e i pamatrikulluar. Teksa e lanë mbi tryezë, e teksa Nexhmije Hoxha ish larguar një copë herë në një dhomë tjetër, Ramis Alia i drejtohet Ylli Popës dhe Isuf Kalos (mjekë të Enver Hoxhës): “Mos e përdoni atë ilaç.
Saimir Tahiri denoncon «feudalët bastardë të Bulqizës»
Vdekja e minatorit Dilaver Koçi para tri ditësh është nga ato vdekje që do duhej të mbante të thithur vëmendjen e medias për ca kohë; një nga ato vdekje që do duhej të provokonte një debat. Mirëpo këtu tek ne i kushtuan veç një lajm telegrafik.