Cili është "nënkryetari në hije i PS-së" që përmend Berisha?

Sajtet online të gazetave raportojnë këtë pasdite se gjatë mbledhjes së sotme javore të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, veç të tjerave, “këshilloi” Edi Ramën (në foto duke u futur në selinë e PS pas një konference për shtyp) që “të mos degjojë nënkryetarin në hije të PS-së".
“Unë e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama, i cili është përcaktuar në mënyrën më të përsëritur këto muajt e fundit, të mos dëgjojë më këshillin e miliarderëve, por zërin e socialistëve të thjeshtë, të mos dëgjojë më nënkryetarin në hije të PS që mbron pasuritë e tij dhe aspak interesat e qytetarëve shqiptarë…”
Është e dyta herë brenda një kohe të shkurtër që gjatë deklarimeve të tij, Berisha përmend këtë “nënkryetar” misterioz. Për kë ta ketë fjalën vallë? (A.N.)
Comments
Mbase e ka fjalen per

Mbase e ka fjalen per Argiten,
kryetaren de facto te Bashkise dhe nenkryetaren e Qeverise...

Ruajna Zot nga ata qe sapo

Ruajna Zot nga ata qe sapo kane njohur Doktorin dhe tipin e politikes qe ben ,Ai thjesht perdor DIVERSIONIN, qe e ka fort per zemer, dhe ne emer te kesaj taktike qe edhe mund te perdoret nga nje politikan i Opozites por jo nje Kryeminister qe eshte aty per te folur per arritjet apo problemet e Shqiperise,dhe jo te komentoje kulisat e opozites keto le ti beje ne menyre informale ne paradhomat e selise se PD,ose ne kafenete e parlamentit.Nese ka dicka per Shqiperine nese nuk ka atehere edhe mund te mos ftohen kamerat sic e beri parlamenti qe kur nuk kish ligje per diskutim i vuri drynin godines dhe beri pushim

Berisha e ka me Kocon

Berisha e ka me Kocon

Bamir Topi!!!

Bamir Topi!!!

Adem Jashari!!!

Adem Jashari!!!

Tom Doshi!!! Zgjidhni njerin

Tom Doshi!!!

Zgjidhni njerin nga keta te tre dhe pyetni kush eshte financuesi e antari i PS-se..

Pyetje kot, pergjigjen e dha Berisha vete.

Te dashur Miq e Vellezer,

Te dashur Miq e Vellezer, Motra etj, po ju rrefehem se une jam nenkryetari i PD-se. Kam ndenjur ne hije pse Dielli i madh i Partise shoku Sali djeg e pervelon kedo.

Faleminderit, juaji Nastradin Hoxha

P.S. Nuk jam farefis me Artan Hoxhen. Thanks.

Sa shpejt preken socialistet

Sa shpejt preken socialistet kur flitet per kryetarin. hahaha

Mos kini merak se edhe te djathtet preken dhe me keq. I ofendove berishen, te kepusin n'mes. hahaha

Sa per temes ne fjale, kam pershtypjen se Berisha e ka me Tom Doshin. Eshte financuesi me i madh i fushatave te PSs kshu qe domosdo qe shume politika ne PS diktohen nga ai. PS-s vetem sa i ka dale nami si parti "demokratike" se edhe ajo si PD-ja funksionon. Vendimet i mer kryetari me oborrtaret e tij, dhe te tjeret ndjekin nga pak. Te gjithe ata qe kundershtojne etiketohen grupe armiqsore. Ndryshimi i vetem nga koha e komunizmit eshte se ateher kishim 1 Enver Hoxha, ndersa sot kemi 2.

Add new comment