Kritika në PD, por nuk po dëgjohen kritika të kritikave

Pas intervistave televizive të Mark Markut e të Selami Xhepës, të cilët kanë nënvizuar disa kritika ndaj mënyrës se si funksionon maxhoranca e PD-ja, nuk janë parë reagime të fajkonjve të Berishës. Gazetarët kanë tentuar me siguri të flasin me deputetë apo eksponentë të PD-së (është gjëja që bëjnë gjithnjë në raste të tilla), e të marrin qëndrimin e tyre lidhur me qëndrimin e Markut/Xhepës, por çfarë kanë marrë është heshtja. Asnjë zë nuk është ndjerë nga PD-ja. Asnjë kritikë për kritikat e dëgjuara, të cilat janë të forta. Ka pasur një reagim, por ka ardhur në mënyrë të pazakontë nga një zyrtare, nga Grida Duma, zv.ministre, e cila ka shkruar një artikull me titull ‘Individi Mark kundër deputetit Marku’, i publikuar në Panorama (por me gërma shumë të vogla).
Me sa duket, Berisha vetë s’e ka ende të qartë se ç’qëndrim duhet të mbajë në këto rrethana. Në momentin që do ta ketë të qartë, do t’i lëshojë të vetët të flasin.
M.N.
Comments
Zoti Nano, keto jane teshtima

Zoti Nano, keto jane teshtima ne rreshtimin ushtarak kur jane nen komanden ' gati tu !'...Keshtuqe ka ndonje kthim kpke ne ate drejtim me nje inast te shperfaqur ne fytyre nga komandantet sipas grades...Ka disipline partia ! Ka rregulla ushtria !... Uuurraaattte jane vetem per komandantin !...Te tjeret kontrollojne qaforet...

Pse Mark Marku u kujtue tash

Pse Mark Marku u kujtue tash me kritikue ? Ne emisionet tv ku ka marre pjese deri tash ai ka ken dakord me lidershipin e PD-se, perfshi edhe tema delikate si p.sh 21 janari. Mos valle asht i porositun prej Josephine die Sängerin ?

Me fal, po a nuk ndodh e

Me fal, po a nuk ndodh e njejta gje dhe ne PS?

Lexojeni shkrimin e Grides se

Lexojeni shkrimin e Grides se aty sheh kujt i ka rene per hise te beje opinionistin dhe intelektualin ne keto dite te zeza per gazetarine. Nga Respublica lexova qe na qenka edhe zv.ministre. Me rop shpie, ç'faj ka bere Shqiperia per te merituar te qeveriset nga keta njerez?

Artikulli i kesaj Grides

Artikulli i kesaj Grides eshte nje nder shkrimet me te çoroditura e me pa logjike qe kam lexuar ndonjehere ne shtypin shqiptar. Kjo qenka fare idiote. E te mendosh se e kemi edhe zv. ministre!

Add new comment