“Letra lufte” mes ambasadores gjermane dhe botuesit të Hitlerit në shqip

Botuesi i “Helga’s Secrets” Alfred Cako i është përgjigjur sot ambasadores Gjermane në Tiranë Carola Muller-Holtkemper. Para pak ditësh ambasadorja gjermane i shkruante në një letër publike kësaj shtëpie botuese shqiptare ku i kërkonte nënshkrimin e një deklarate mosveprimi brenda 6 korrikut për heqjen nga qarkullimi të “Lufta ime” të Hitlerit. Holtkemper (në foto) paralajmëroi që, në rast se botuesi nuk do të veprojë, “Shteti i Bavarisë do të fillojë procesin gjyqësor për shkelje të së drejtës së autorit. “Shekulli” boton sot një letër-përgjigje të botuesit Cako dhe një intervistë të tijën. “Unë do ta ndaloj riprintimin për shkak të logjikës ekonomike të tregut, e jo për shkak të autocensurës dhe vetpranimit të Inkuizicionit. Librin nga tregu mund ta heq blerësi ose një vendim i gjykatës. Ambasada Gjermane, shteti gjerman dhe shteti shqiptar nuk mund ta ndalojnë dot tregtimin e tij” – thotë Cako
“Lufta ime” e Adolf Hitlerit u botua në shqip fillimisht nga “Belina. H” në mars 2012, dhe dhjetë ditë më vonë “Helga’s Secrets”, hedh në qarkullim një përkthim të ri në tre vëllime. Botimi u shoqërua me mjaft komente në shtypin shqiptar, që në thelb shtronin pyetjen a është “e shëndetshme” për shoqërinë qarkullimi i ideve të autorit të Holokaustit. Ndoshta vetë Cako e ka tashmë një përgjigje (të hidhur!). Në pyetjen e gazetares: “Si ka qenë ecuria në treg e librit?” ai thotë: “...Shumica e shqiptarëve ndjehen rehat me gjysmë të vërtetat e thëna natë e ditë për 70 vjet në veshët e tyre. Ata nuk duan të ndjejnë në timpanët e tyre asnjë melodi tjetër....” (A.N.)
Comments
Po perse nuk e pranon Shtepia

Po perse nuk e pranon Shtepia Botuese se ka botuar nje liber pa i pasur me pare te drejtat e botimit? Nqs. pronari i ketyre te drejtave nuk te lejon, arsyen jane te tijat dhe nuk ka pse akuzohet kush si 'inkuizitor' vetem e vetem pse ky i dyte mbron te drejtat e pronesise se librit!

Cudi me mediat shqiptare gjitahshtu: vec ne nje gazete te huaj e kam lexuar fillimisht se ky liber botohej pa te drejta autori. Kurse mediat shqiptare bene nje lufte gjasme morale - por pa u kujtuar te shohin me tej.

Shume te drejte ka patur Zonja Ambasadore qe nuk i lejon botuesit shqiptare te vjedhin ku e si te munden! Shteti Bavarez ka te drejtat e librit zoteri - minimumi kerkoni falje. Mentalitet cubash.

Oh sa mire qe nuk eshte

Oh sa mire qe nuk eshte shitur ! Jo per te mesuar idete e librit, por per mospasjen nevoje per te , ne nje kohe qe Europa po sperdridhet nga neonazizmi. Dhe ate kishim manget ne shqiptaret ! Tifoza gjermane jemi, vetem mbartes te idve te Hitlerit mos qofshim ! Njerezimi , te pakten, na njeh si mbrojtes te cifuteve...

E drejta e autorit??????????

E drejta e autorit?????????? Po autor sikur eshte vete Hitleri. Gjermania do beje gjyqe per te mbrojtur te drejtat e Hitlerit????? Kta jan akoma naziste me duket.

Add new comment