Ramis Alia pengon Popën e Kalon t’i japin Hoxhës një ilaç ‘të pamatrikulluar’

Agim Popa, vëllai i Ylli Popës, që ka qenë në entourage-in politik të Ramis Alisë, rrëfen për GSH-në një ngjarje interesante. Ai tregon se kish ardhur një ilaç nga Franca për Enver Hoxhën, që ish në atë moment i rrënuar fizikisht dhe në prag të vdekjes (muajt e parë të vitit 1985; ai vdiq në prill). Por ilaçi ish, nuk dihet pse, pa etiketë, pa datë e i pamatrikulluar. Teksa e lanë mbi tryezë, e teksa Nexhmije Hoxha ish larguar një copë herë në një dhomë tjetër, Ramis Alia i drejtohet Ylli Popës dhe Isuf Kalos (mjekë të Enver Hoxhës): “Mos e përdoni atë ilaç. Fshiheni diku, hidheni! Ai nuk e ka të gjatë, është nisur drejt vdekjes, e kështu s’do ju dalin probleme. Ndryshe, do thonë se kush e solli atë ilaç, pse e solli, pse s’ka datë e etiketë, e ku e di unë çfarë.” Sipas Agim Popës, që këtë histori e kish të treguar nga Ylli, Ramisi bëri një gjest shumë inteligjent, pasi pas vdekjes “mund të hapej një çështje hetimore e mund të analizohej çdo detaj i veprimeve të Enver Hoxhës”.
“Ramisi ka pasur një sens shumë pozitiv ndaj njerëzve që ishin rreth tij”, e përfundon Popa me një konsideratë rrëfimin e tij.
Re.Pu.
Comments
Servilat ate bejne edhe sot !
<p>Servilat ate bejne edhe sot ! Nuk blejne ilace ne farmacite shqiptare per 'udheheqesit' e tyre por i marrin a i kurojne jashte shtetit ose me e paketa ne spitale private. Cfare ka ndryshuar ?!</p>
Ckeni o njerez,pse ankoheni!
<p>Ckeni o njerez,pse ankoheni! Cdo popull ka qeverine qe meriton! Nuk te jep zoti me shume se cke ne bathe! Keto jane “ligjet e natyres”!!!! Sidomos te atyre qe u cuan me dy gishta lart ne 1990! Tani kuptimin e dy gishtave lart dhe cobanet e deleve ja dinin me mire shpjegimin,pasi jane simbol per njerzit qe i nxjerrin syte njeri-tjetrit! Tani pasi i nxorret syte njeri-tjetrit per 22 vjet me radhe, beni viktimen e radhes, sic e bete tere kohes keto 22 vjet viktimen e vyer te komunizmit, pasi kujtuat dhe shpresuat se pas 1990 do ju vinte parajsa per ju!Ha Ha Ha! Por parajsa eshte vetem per popuj qe kane tru dhe jo per popuj druvaresh!U mundua Xhaxhi shkrete qe ti fuse pak tru ketij populli analfabet barbaresh,por druvarit i duhen 500 vjet te zhvillohet nga barbar ne njeri!Kohe e cila na mungon se na e mori turku!Prandaj dhe deshtoj i shkreti! Deri ne 1990 Xhaxhi kafen e ziente mire e mire dhe e kontrollonte me imtesi per te nxjerre nje ajke qe mund te bente te miren me te mundshme per keta druvare! Pas 1990 dhe ajo ajke qe ishte iku nga syte kembet se druvaret donin me pre dru! Sot e nxirrni ajken nga llumi kafes! Perfundimi eshte ky qe eshte prandaj ju drejtojne tipa si Berisha e Fahri Balliu dhe ju te shkretet akoma viktime mbetet! Ne fakt sju takon me shume se Zoti te mallkon kur i bie te mires me shkelm! Mallkimi i 1990 do vazhdoje dhe per nja 500 vjet, se keshtu e ka bathen ky popull druvaresh,nje here ne 500 vjet ben kafe te mire!</p>
O Mustafa, mos kerko
<p>O Mustafa, mos kerko sensasionin me njerez si Popa dhe zagare te tjere qe te benin gjemen po t'iu prekje Partine. Ti po ishe i zoti, pasi une nuk i'a dal dot, per nje sere aresyesh, trajtoje me forcen qe te karakterizon ndodhine qe me poshte vijon.</p><p>Sapo u ndava, ne kafe, me nje mikun tim ishpronar-pronar. Ai po me ankohej per camet dhe kauzen aktuale came per pronat ne Thesproti. "Camet erdhen ketu dhe u bene me prona, shkolle, famije, shtepi e katandi. Bukuri. Tani kerkojne pronat ne Greqi. Kerkojne qe edhe ne ishpronaret ti perkrahim ne te drejten e tyre. Hallall. Dhe ne si idiote qe jemi nuk u'a kursejme votat per kauzen e tyre, dhe nuk u'a kursejme as publicitetin etj., etj. Nderkohe, qe ne ish pronaret nuk jemi pronesuar per pronat e prinderve dhe gjysh-stergjysherve tane, ne Shqiperi. Sepse nuk na i jep qeveria shqiptare. Sepse qeveria, politika ne pergjithesi, dhe enturazhet (meqe e ke qejf kete koncept) e tyre jane bere pronare me pronat tona. E kupton se ku qendron ironia, dhimbja, fyerja, perdorimi, manipulimi, poshterimi, padrejtesia? Zoti ma ktheu te drejten e prones. Tellalli me njoftoi. Qeveria time ma vodhi. Qeveria greke duhet te beje pronare ishpronaret came! Pse shqipo jane greket? Mua me vjedh qeveria time, nderkohe une duhet te bej tifo per pronat e cameve! Ku eshte kauza, ideali, e drejta ime? Nje demokraci njeqint marifete demokratike. Prandaj na vjen keq kur shjane pakufi Enverin. Te pakten ai na i ruajti - me nje korektese dhe respekt shembullor per pronen private - letrat e te pareve tane. Keta, antaret e "Shoqates se Zagareve Shqiptare" ti vjedhin duke te falsifikuar letrat e tua, origjinale. he te shajne edhe nga nena, gjyshi, stergjyshi.</p>
Add new comment