Arkiv-Lajme

Ruçi: Opinioni të mësohet me “lëvizjet e rrezikshme” të liderit

Postuar në 07 Korrik, 2012 08:45

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, duke folur në emisionin “Debat” në Vizion Plus u pyet gjatë lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Me këtë lidhi edhe pse-të e afrimit me Metën: “Ne shpresonim dhe besonim që z.Meta në zgjedhjen e Presidentit të kishte rolin e paketës kontrolluese. Prandaj kanë qenë edhe këto lëvizje. Ndaj edhe opinioni socialist dhe josocialist duhet të mësohet me lëvizjet politike të liderit të tyre, se ndaj i kanë vendosur, që të marrin edhe risqe që të arrijnë atë që duhet…".

Ministri i ri i Brendshëm ka 17 gjoba rrugore të papaguara

Postuar në 07 Korrik, 2012 08:43

Ministri i ri i Brendshëm ka plot 17 gjoba rrugore të papaguara. Kështu raporton Gazeta Shqiptare, që ka përgatitur në numrin e sotëm një speciale me politikanët që kanë gjoba të pashlyera tek Policia Rrugore. Në krye të listës qëndron ministri i sapoemëruar Flamur Noka, që me makinën e tij tip Mitsubishi ka 17 gjoba të papaguara, që kapin shifrën e 15.700 lekëve të reja. Në listë i dyti është Shpëtim Idrizi me 7 gjoba të papaguara me makinën e tij tip Benz. Më pas vjen Fatbardh Kadilli me makinën e tij tip Nissan. Ai ka 5 gjoba të papaguara.

Memushaj: “Ë”-së iu bë një gjyq komunist

Postuar në 07 Korrik, 2012 07:22

Një javë më parë u mbajt në Tiranë mbledhja e Këshillit Ndërakademik për gjuhën standarde. Në njoftimin për shtyp të kryesisë së këtij Këshilli thuhet se tema e diskutimeve ishte “Drejtshkrimi i zanores ë të patheksuar në shqipen standarde. U thanë shumë gjëra konfuze lidhur me vendimet e këtij këshilli dhe më pas një intervistë e akademikut Kolec Topalli duket sikur i shuajti dyshimet e ngritura. Por Prof.Dr. Rami Memushaj në një artikull në shtypin e sotëm shkruan se ndryshimet e miratuara nga Këshilli Ndërakademik nuk janë aq “të lehta” sa ç’i paraqet akademiku Topalli.

Shpata e Skënderbeut, 100 vjetori dhe pak "gjuhë-letërsi" nga sajti i KM

Postuar në 07 Korrik, 2012 05:18

Pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë? Sipas sajtit online të Këshillit të Ministrave, po.  Berisha thotë se e ka marë premtimin nga zёvendёskancelari dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger. Berisha dhe Michael Spindelegger janë takuar në Kroaci, ku po zhvillohet Samiti i Dubrovnikut.

“Ne kur dalim para medieve themi ca gjëra që...”

Postuar në 07 Korrik, 2012 03:12

Kush e ka vrarë ndonjëherë mendjen se si ia bëjnë ata që përfshihen në politikën e Tiranës për të thënë diçka kur mendojnë të kundërtën e saj, apo se si e qetësojnë ndërgjegjen e tyre pas një gënjeshtre, mund të lexojë në shtypin e sotëm një intervistë me zv.ministren e integrimit Grida Duma, emri i së cilës është lakuar ditët e fundit për dy-tre replika me “deputetin rebel” Mark Marku.

Shtimi anemik i vendeve të punës, problem për Obamën. Po për Berishën?

Postuar në 07 Korrik, 2012 03:00

Departamenti i Punës i SHBA-së raportoi dje se gjatë qershorit janë shtuar vetëm 80 mijë vende të reja pune në ekonominë amerikane. Ky është muaji i tretë që shtimi i vendeve të reja të punës është shumë poshtë nivelit 200 mijë, që konsiderohet nga ekonomistët si i domosdoshëm për uljen në mënyrë të ndjeshme të nivelit të papunësisë. Në tremujorin e parë të 2012-ës, mesatarja mujore e shtimit të vendeve të reja të punës ishte 226 mijë, ose, përkthyer në rritje relative vjetore, 1.75%.

Ambasadori danez në ikje e sipër: Më keni habitur me reagimin tuaj pas 21 janarit

Postuar në 06 Korrik, 2012 15:42

Ambasadori danez, Karsten Jensen ka dhënë për Javën një intervistë, që ndoshta mund të jetë e fundit që ai jep si ambasador në Tiranë. Ai vijon deri në fund me stilin e tij jo fort diplomatik, dhe bash për këtë, të nevojshëm. Vëzhgimet janë si fshikuj mbi ndërgjegjen civile e civike të shqiptarëve: “Jam habitur nga ngurimi i popullit shqiptar për t’u ngritur për të drejtat dhe interesat e tij. Nuk mendoj se ndonjë popull tjetër evropian do të kishte reaguar ndaj ngjarjeve të 21 Janarit, ashtu siç reaguan shqiptarët.

Gazeta “Zëri” e Prishtinës: I disponojmë provat për Shkëlzen Berishën

Postuar në 06 Korrik, 2012 13:15

Gazeta “Zëri” dhe autori i shkrimit me titull “Sali Berisha me mafinë serbe kundër Kosovës”, Enis Veliu, vazhdojnë të qëndrojnë prapa lajmit, i cili akuzonte familjen e kryeministrit Sali Berisha se po favorizon biznesmenët serb duke i dhëne atyre tenderin për linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë, raporton Vizion Plus.

Gazetari Enis Veliu deklaron nëpërmjet telefonit se këtë çështje ia ka lënë gjykatës, dhe disponojnë fakte të mjaftueshme për të vërtetuar gjithçka që është shkruar në gazetë.

Shqiptarja.com: Me dorëheqjen e shefit të SHIU-t duan të mbyllin dosjen e trafikut të armëve

Postuar në 06 Korrik, 2012 12:28

Shqiptarja.com, që u mor disa ditë me ‘scoop-in e trafikut të armëve”, nuk duket e kënaqur me dorëheqjen e papritur të Ylli Zylës, shefi i SHIU-t. Madje, komentatori i saj Arben Rrozhani hedh dyshime se prapa kësaj dorëheqjeje fshihet diçka e pistë. “Dyshimi, do të uronim të mos jetë i vërtetë, është se me largimin e tij është kërkuar që të mbyllet dosja për trafikun e armëve dhe municioneve.

Gjykata Kushtetuese vendos: Jahjaga do jetë presidente deri në vitin 2016

Postuar në 06 Korrik, 2012 12:25

Ka disa ditë që gazetat e Prishtinës thonë, bazuar në burime nga brenda Gjykatës Kushtetuese, se mandati presidencial i Atifete Jahjagës do të do të jetë i plotë, dmth 5 vjet. Ndryshimet kushtetuese të bëra nga parlamenti synonin ta ndërprisnin mandatin e saj, dhe prandaj ajo i kërkoi kësaj Gjykate të vlerësonte pajtueshmërinë me Kushtetutën të këtyre ndryshimeve. Gjykata foli sot. Televizioni RTK informon se Atifete Jahjaga do të jetë Presidente e Republikës deri në vitin 2016.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme