“Ne kur dalim para medieve themi ca gjëra që...”

Kush e ka vrarë ndonjëherë mendjen se si ia bëjnë ata që përfshihen në politikën e Tiranës për të thënë diçka kur mendojnë të kundërtën e saj, apo se si e qetësojnë ndërgjegjen e tyre pas një gënjeshtre, mund të lexojë në shtypin e sotëm një intervistë me zv.ministren e integrimit Grida Duma, emri i së cilës është lakuar ditët e fundit për dy-tre replika me “deputetin rebel” Mark Marku.
“Ne kur dalim para medieve themi ca gjëra që... Po të thoshim të vërtetën do ishte edhe më mirë” – i përgjigjet ajo pyetjes së gazetares nëse e kanë të rinjtë e politikës shqiptare lirinë të thonë PO kur duan të thonë PO dhe të thonë JO kur duan të thonë JO.
Dhe ca më pas në pyetjen “dmth po thoni që një politikan mund të thotë një gënjeshtër ose të flasë edhe në kundërshtim me parimet e veta”, shton pa ia bërë syri tërr: “Parimi e ndryshon të vërtetën. Nëse ke një parim të ndryshëm nga ajo që po ndodh, ti influencon që ta ndryshosh këtë fakt”.. (!)
Edhe mendimet mbi servilizmin janë goxha interesante. Pyetjes: “E pohoni apo e mohoni perceptimin e publikut që politika është për njerëz hipokritë dhe servilë”, ajo i përgjigjet: “...t’i thuash PO frymës së grupit” nuk është servizilizëm dhe se ky “është një diskutim shumë i madh”.
E meqë jemi te “fryma e grupit politik” ku servilizmi duket se e paska disi ndryshe kuptimin, pyetjes mbi replikat me Markun, (i cili e tallte edhe për ngatërrimin e termit “bart” me “mbarsje”), zv.ministrja sharmante i përgjigjet: “Marku e ktheu çështjen në grua dhe burrë... Është turbulluar nga ajo që ka përjetuar, kur ka lexuar replikën time”. (A.N.)
Comments
problemi ne shqiperi , eshte

problemi ne shqiperi , eshte tjeterkund . ketu jo vetem ne politk qe njerezit duhet te servilosen , dhe te rruajn frymen e kopes , por ketu edhe ne cdo institucion privat apo publik qoft , nuk egziston mundesia per me fol i lire dhe per me e shpreh mendimin tend. ketu shumica e mendimeve vdesin porsa lindin , sepse fryma ottomane e ka krjuar nje njeri qe ska kurroja per me fol.

Shume e bukur, thoni ca te

Shume e bukur, thoni ca te doni po sikur te kishim edhe ca politikane te tjera si kjo do ishte shume mire, do ti shikonim lajmet me qejf

po pse thua ti e ka marre

po pse thua ti e ka marre Saliu kete pas,per mendjen fycke qe ka....jo or jooooooooooo ,

di ta shijoje jeten edhe ai merum sado i cpifur qe eshte.

Ehmmm..Po Shega është edhe

Ehmmm..Po Shega është edhe goxha pelë....

Do te behej me interesante

Do te behej me interesante sikur te na dilte nudo. Kjo do te na ndihmonte per te dhene nje gjykim me te sakte per te.

Add new comment