Arkiv-Lajme
Kërkohet largimi i Jahjagës, por verdikti i Gjykatës vlen më tepër se një pakt
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është shprehur se ndryshimet kushtetuese nuk kanë të bëjnë me mandatin presidencial të Atifete Jahjagës, i cili mbetet pesë vjet. Jahjaga është zgjedhur Presidente pas një marrëveshje të bërë mes Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës ‘Kosova e Re’ dhe ambasadorit amerikan, por afërmendsh, kjo marrëveshje është e natyrës politike, e për pasojë, s’ka të bëjë fare me Gjykatën Kushtetuese, vendimi i së cilës është i formës së prerë e i padiskutueshëm.
Filip Çakuli bën ironi: Europianët nuk hahen dot me ne
Intervista e ambasadorit danez me tone shumë kritike ndaj klasës politike shqiptare ka ngacmuar dhe Filip Çakulin, i cili është ulur dhe ka shkruar një artikull me titull ironik ‘Krenar për popullin tim’, të publikuar në disa të përditshme. Por ironia vijon dhe në shkrim, në çdo rresht e paragraf të tij. “Ju i ndërroni udhëheqësit tuaj si mbreti gratë”, shkruan Çakuli duke iu drejtuar ‘drejtpërdrejt’ ambasadorit, “ndërsa ne mbajmë një, që e paçim sa malet tona kreshnike.
PD-ja ‘zien nga debati’ për shkak të Markut e Xhepës
Katër deputetë të PD-së ‘nuk kanë përtuar’ ta thonë të tyren pas kritikave që kanë bërë në adresë të maxhorancës dy kolegë të tyre, Marku e Xhepa. Dhe është interesante të vësh re se çfarë u del nga goja teksa përpiqen të kombinojnë luajalitetin ndaj Berishës me një si ‘tolerancë ndaj kritikës’. Ja se ç’kanë thënë:
Majlinda Bregu: “Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e vet. Është shumë mirë që deputetë të caktuar kanë mendime të ndryshme. Por përgjigjen për qeverinë e mirë, për maxhorancën e mirë e të suksesshme, do ta japë qershori i vitit 2013.”
Kompanisë serbo-ruse NIS i prezantohet paketa e aksioneve të Albpetrolit
Javën e shkuar, paketa me aksionet e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës Albpetrol i është prezantuar gjigandit të rafinimit NIS, ku Gazprom-i rus zotëron 51% të aksioneve, raporton sot gazeta Shqip, duke iu referuar burimeve të saj konfidenciale. Ministria e Ekononomisë Tregëtisë dhe Energjitikës (META) as nuk ia ka konfirmuar e as ia ka përgënjeshtruar këtë lajm gazetarit të Shqip-it.
“Hajde t’i fshijmë shpejt, se në Shqipëri qenka kollaj t’i mbulosh turpet!...”
Sot është 55 vjetori i Ardian Klosit. Gazeta Shekulli ka botuar me këtë rast një “In memoriam” dhe ka renditur një koleksion tekstesh mbi botën shqiptare të Klosit gjatë viteve. “Opinioni i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda, por jo si debat i vazhduar e real që bartet përmes mediave.
Figurat historike të "listës Berisha", Xhufi flet për "përzgjedhje të mirëllogaritur" filo-osmane
Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur për gazetën Shqip në lidhje me "udhëzimet" e fundit të Berishës për ndryshimin e historisë, ka thënë se "ka një përzgjedhje të mirëllogaritur në këtë mes".
A ka "anë tjetër" Berisha?
Në një nga faqet e shumta rozë që u shtohen të përditshmeve të Tiranës në fundjavë, shihej sot edhe kjo foto, në lajmin e shkurtër shoqërues të së cilës, shkruhej mes të tjerash:
Bashkia dhe PS e Kavajës mohojnë rrethanat e "incidentit me Spiropalin"
Lajmi i gazetës Panorama (cituar në shënimin më poshtë) ka sjellë sot një reagim përgënjeshtrues të kryebashkiakut të Kavajës Roshi, për të cilin gazeta shkruante sot se u është drejtuar Elisa Spiropalit dhe kreut të PS lokale me shprehje si "Ju pres gjuhën", "qepeni gojën" etj. Roshi e cilëson këtë publikim si "vrer mbi qytetin e Kavajës": “Mbetem i habitur nga gjithë vreri që duan të vjellin mbi qytetin e Kavajës në këto kohë, muaj dhe ditë të rëndësishme për këtë qytet.
Ardian Vehbiu i hap punë tjetër vetes: hap blogun ‘Gastare’
Ardian Vehbiu ka kohë që ka hapur blogun personal Peizazhe të Fjalës (http://xhaxhai.wordpress.com) ku, tok me ca miq e dashamirës mendjelatuar, u jep zë kokëçarjeve të veta të natyrës kulturore, akademike, publike e – ai është specialist në lëmë të gjuhës – gjuhësore. Ne të respublica-s kemi folur njëherë për këtë blog, e i jemi referuar më se njëherë shkrimeve të publikuara në të.
Një lajm me "prerje e qepje" për PS-në e Kavajës dhe pyetja (pa përgjigje): Ç'po ndodh me FRESSH?
Një takim mes socialistësh që ishte planifikuar të zhvillohej dje paradite në Kavajë është shoqëruar me incidente dhe kërcënime, - sipas gazetës Panorama. Takimi u zhvillua në një nga sallat e hotel “Ballkan”, në pronësi të kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Elvis Roshi.