“Hajde t’i fshijmë shpejt, se në Shqipëri qenka kollaj t’i mbulosh turpet!...”

Sot është 55 vjetori i Ardian Klosit. Gazeta Shekulli ka botuar me këtë rast një “In memoriam” dhe ka renditur një koleksion tekstesh mbi botën shqiptare të Klosit gjatë viteve. “Opinioni i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda, por jo si debat i vazhduar e real që bartet përmes mediave. Ndodh përkundrazi që mediat prodhojnë llafe, shpikin debate dhe e shuajnë debatin publik sapo që flaka e tij duket se mund të mbajë, - për t’u kthyer te tema e tyre më e dashur, surretërit e politikanëve.” – shkruante Klosi dhe citonte shkrimtarin austriak Jozef Rot i cili, pas një vizite në vendin tonë më 1927, shkruante: “Në Shqipëri nuk lejohet opinioni publik, por edhe po të lejohej, ai nuk do të ekzistonte.”
Ja një pjesë nga ato që janë përzgjedhur në botimin e sotëm: Titullohet “Si hyra unë në këto punë” dhe është e vitit “të largët” 1991:
“....A mund të çlirohet vendi ndonjëherë nga ky tumor prej teritali gri? Libri i Sinishtës e kapërceu kufirin pa vështirësi, sepse kostumgrija që priste në port kishte bërë dikur gjimnazin me mua. Atë verë kuptova vërtet se çfarë monstrash pjell raca jonë dhe çfarë egërsie fshehin shqiptarët për njëri-tjetrin. Ajo që Sekretari i Parë diku e quajti "forca popullore", u derdh disa herë nëpër rrugët e Tiranës për të rrahur dhe kafshuar me dhëmbë gjakësorë qytetarët shqiptarë. Pushtetin e morëm me gjak dhe do ta lëshojmë vetëm me gjak. Në verën e `90 mund ta shikoje në mes të ditës rrugëve të Shqipërisë se çfarë quhej Diktaturë e Proletariatit (…) Refugjatët nuk e stërhollonin shumë etjen e tyre për liri; ata bërtisnin në oborr të ambasadës: "Dojçland, Dojçland" dhe natën i futnin duart edhe ndonjë femre. Ndërkaq neointelektualët, njëri pas tjetrit i dënonin ata në gazetat e moderuara të KQ dhe në sallat e Lidhjes së Shkrimtarëve, si huliganë pa moral. Sot sigurisht u vjen zor për ato deklarata, po, s’ka gjë, hajde t’i fshijmë shpejt, se në Shqipëri qenka kollaj t’i mbulosh turpet!...” (A.N.)
Comments
I shtrenjti Ardian me mungon

I shtrenjti Ardian me mungon mua dhe shume te tjereve, miqve qe ne heshtje mbysin ngasherimin nga kjo ikje e pameritume. Cdo dite qe kalon ndjehet boshlleku i madh qe ka lene.

Me mungon edhe mua ; nga

Me mungon edhe mua ; nga nevoja per te mbajtur ngasherimin kujtoj dicka te Getes ( Vuajtjet e Verterit te ri ) qe e permendnim dikur bashke - jeten dhe lirine vetem ai e meriton qe shkon perdite ne lufte dhe vdes per to - . Ardiani zgjodhi ta nderprese jeten e tij ...boshllekun , te pakten per kete moment , mendoj se nuk duhet mbushur me harrese !

Me mungon edhe mua ; nga

Me mungon edhe mua ; nga nevoja per te mbajtur ngasherimin kujtoj dicka te Getes ( Vuajtjet e Verterit te ri ) qe e permendnim dikur bashke - jeten dhe lirine vetem ai e meriton qe shkon perdite ne lufte dhe vdes per to - . Ardiani zgjodhi ta nderprese jeten e tij ...boshllekun , te pakten per kete moment , mendoj se nuk duhet mbushur me harrese !

O Respublica po si ka mundesi

O Respublica po si ka mundesi qe me gjithe keto akuza te ngritura kunder rektorit Kule dhe ju nuk thate nje gjysme llafi per gjithe kete zhurme

Ardian Klosi, babai i tij,

Ardian Klosi, babai i tij, dhe soji i tij, jane fajtore per krijimin e ketyre mostrash ne Shqiperi. Ata e zhveshen njeriun shqiptar nga cdo virtyt, fe, ndjenje dhe kuptim. E me pas Klosi qurravitej pse shqipot silleshin ashtu si u sollen ne vitet 90. Po ky ishte dhe eshte ne fakt by-produkti i ideologjise se prape qe i pabesi Klosi dhe soji i tij mbolli ne Shqiperi. E tani ju, shoqet e tij ne respublica qani me qepe nje debil qe vrau veten. Ju harrofte emri atij dhe ju.

O shkerdhate bythqir, po ku

O shkerdhate bythqir, po ku ke goje ti me fol per Klosin mer mut.

Ik qiu neper pyll me ariun qe ke per bab.

O Genti paske ngelur tamam

O Genti paske ngelur tamam kafshe si ato qe permend...

Add new comment