Arkiv-Lajme
Mitt Romney pritet me ‘uuuuu’ në Konferencën e afro-amerikanëve
Kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, Mitt Romney ka folur sot në një veprimtari të NAACP-së, organizatës që lufton për të drejtat e afro-amerikanëve. U duk sikur takimi po shkonte ok, por kur Romney tha se “sapo të hyj në Shtëpinë e Bardhë do të eliminoj të gjitha shpenzimet e programet, që nuk janë esenciale për ne të gjithë, por që janë të kushtueshme, dhe këtu kam parasysh dhe reformën shëndetësore të Obama-s", nuk pati mundësi të vijonte. U dëgjua një ‘uuuuuuu’ që zgjati nja 15 sekonda.
Berisha bën transparencën e prerjes së pemëve: Fadromat janë të një ish deputeti të PS-së!!!???
Gazetarët e shoqëria civile kanë protestuar lidhur me prerjen e pemëve në Parkun Kombëtar në funksion të zgjerimit të rrugës së Elbasanit. Protesta ka synuar më së pari e më shumti transparencën e aktit, kush ka vendosur, kur është vendosur, çfarë është vendosur, cila është praktika e tenderimit, etj. Lexoni përgjigjen fiu-firifiu të kryeministrit, që praktikisht me këtë gjë s’ka të bëjë fare (ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave): “Nuk mund të mos them që kishte të drejtë Lubonja për atë që i ndodhi në Rrugën e Elbasanit. E fitoi firma e ish-deputetit të PS-së.
Albin Kurti: Fryma e bashkimit kombëtar ekziston; politika refuzon ta përfaqësojë
Një shkrim i Albin Kurtit në Zërin e Prishtinës me titull ‘Shqipëria e Kosova nuk janë shtete fqinje’ duhet të jetë mbajtur fillimisht si fjalim, me gjasë diku në Shqipëri, pasi fillon me fjalët: Mirëdita të gjithëve dhe ju faleminderit për ftesën. Por fjalimi ishte me një gjuhë të sofistikuar, e kështu mbante mirë dhe si artikull. Argumenti i tij është bashkimi kombëtar, temë e dashur për Kurtin.
Veton Surroi: Ambasadori amerikan krijon e shpërndan thashetheme
Veton Surroi ka dhënë një version ndryshe nga ai i ambasadorit Christopher Dell lidhur me pohimet e këtij të fundit rreth kandidatëve për president, duke shprehur çudinë si një diplomat amerikan bëhet krijues dhe shpërndarës i thashethemeve, raporton KTV. Ambasadori Dell, në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” ka pohuar se Surroi ishte imponuar si kandidat për president të vendit.
Berisha vazhdon këngën “Punësim në rritje”. Shifrat e INSTAT-it e përgënjeshtrojnë…
Berisha foli në mbledhjen e qeverisë sot përsëri për punësimin. “Kryefjalë e kësaj mbledhje është dhe do të mbetet krijimi i vendeve të punës si një nga qëllimet më madhore, për të mos thënë më kryesori i të gjithë reformave tona. Sot beteja për vendet e punës është beteja më kryesore që zhvillohet në Europë dhe në botë. Në Shqipëri dy raporte më serioze ndërkombëtare faktojnë se papunësia jo vetëm nuk është rritur, por ka njohur ulje progresive,” tha ai.
Qemal Stafa dhe Mustafa Gjinishi sipas Blendi Fevziut dhe Auron Tares
Po flitet këto ditë për gjuhën standarde; po flitet edhe për manipulimet me historinë. Emil Lafe thotë për debatin mbi gjuhën: "Mos u përpiq të rregullosh diçka që nuk është e prishur". Ende ndonjë historian nuk e ka thënë këtë për debatin e dytë, atë mbi historinë ku qasjet kanë qenë të ndryshme. Blendi Fevziu dhe Auron Tare përshembull, kanë replikuar njëri me tjetrin, i pari dje në "Panorama" me "Kjo histori që kemi mësuar ne…", i dyti sot në Shqiptarja.Com me "Historia, ku gabon Blendi Fevziu".
Arrihet konsensus për reformën zgjedhore. A do të shtohen shanset për kandidaturën e Shqipërisë në BE?
Shumica e mediave shqiptare njoftuan sot se është arritur konsensusi mes ekspertëve të PD-së dhe PS-së që po merren me reformën zgjedhore. Detajet përfundimtare të reformës do të saktësohen pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në mbledhjen e fundit të komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Po e lëmë komentimin e reformës për nesër, pasi ajo të zyrtarizohet, dhe le të bëjmë një koment në të nxehtë për shanset e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE këtë vjeshtë.
Ambasadori Dell jep detaje nga loja presidenciale, dhe ‘kryqëzon’ Surroin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, ka bërë publike detajet për lojërat politike që u zhvilluan në garë për postin e Presidentit në vitin 2010 dhe 2011, gjatë një interviste për Gazetën “Kosova Sot”. Ambasadori tregon se si Veton Surroi, ish-Kryetar i Partisë Ora dhe pronar i Gazetës “Koha Ditore”, ka bërë përpjekje që ta marrë mbështetjen e Hashim Thaçit për ambiciet e tij për t’u bërë President.
Ardian Ndreca sheh rrezikun e instrumentalizimit të gegnishtes
Ardian Ndreca është nga të paktët publicistë shqiptarë, që shkruan në gegnisht (“në respekt të drejtshkrimit të gegnishtes letrare të vitit 1964, të aprovuar në Kosovë”, saktëson ai). Në Mapon e sotme ish një artikull i tij mbi gegnishten me titull “Rreziku i instrumentalizimit të gegnishtes”, dhe këtë e bënte në përgjigje, apo në vijim, të debatit të hapur së fundmi për shkak të disa sugjerimeve për ndryshime në standardin e shqipes të bëra nga disa akademikë të Tiranës e të Prishtinës.
Irfan Hysenbelliu versus Dhori Kule
Gjithçka nisi me privatizimin e konviktit të gjuhëve të huaja, i cili ish planifikuar t’i jepej universitetit Luarasi. Në këtë moment erdhi një reagim nga rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Ky i fundit e denoncoi këtë privatizim në një kohë që, sipas tij, Universiteti i Tiranës kish nevojat e veta për ambiente. Pas kësaj, gazetat e mediat e Irfan Hysenbelliut kanë nisur një fushatë denoncimesh kundër Kules, duke nxjerrë çdo ditë një zullum të kryer prej këtij të fundit.
