Arkiv-Lajme
Gjinushi i vë Ramës kufirin te thana – po hyri Meta në koalicionin e majtë, del ai
Në një intervistë të gjatë dhënë gazetës Mapo, Skënder Gjinushi ka lëshuar batare të panumërta kundër PS-së dhe Edi Ramës në lidhje me reformën zgjedhore. Dhe kur pyetet nëse partia e tij do të mbetet pjesë e koalicionit të së majtës, nëse LSI-ja bëhet pjesë e tij, ai përgjigjet: “Absolutisht jo”. Aktualisht, në koalicionin opozitar, PSD-ja është partia e dytë me më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. Dhe partia e dytë ka shanse të marrë mandat prej votave të partive më të vogla të koalicionit.
Serial-letra e Surroit për ambasadorin Dell në "Koha Ditore" ngjall reagime të forta
Në Prishtinë po bën bujë “Letër lamtumirëse nga Qerreti ambasadorit Christopher W. Dell” shkruar nga Veton Surroi, botim i cili erdhi si kulmim i disa përplasjeve publike me deklarata e kundërdeklarata mes publicistit të njohur dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë. Botimi ka nisur prej dy ditësh me vijim në Koha Ditore dhe me sa shihet nga reagimet online ka patur jehonë të fortë. Sot është botuar teksti “Dueti i pabesueshëm Dell-Lushtaku”.
"Do manipulojë, do na çojë në gjykata, pastaj do thotë hajde bëjmë negociata"
Edhe Spartak Ngjela është krejt skeptik lidhur me garancitë hipotetike që mund të ofrojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përsëri maxhoranca mund të manipulojë zgjedhjet, ndërsa opozita vetëm mund t’i kontrollojë ato pas numërimit, - thotë Ngjela në një intervistë në Panoramën e sotme.
A e 'qartëson' një votues kundër-reklama televizive?
Kanë mbetur më pak se 4 muaj nga dita e zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA. Anketat më të fundit të opinionit publik tregojnë se gara presidenciale e këtij viti është shumë e ngushtë mes Presidentit Barack Obama dhe rivalit të tij republikan, ish guvernatorit të shtetit Massachusetts, Mitt Romney. Një anketë e re e zhvilluar nga Universiteti Quinnipiac i jep Obamas një përparësi të vogël përkundrejt Mitt Romney-it, 46 me 43 për qind.
E pabesueshme! Berishës i ndodh që... "heshtja e pushton"
Kryeministri Sali Berisha sipas sajtit online të Këshillit të Ministrave ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarët. Kush dëshiron t’i lexojë të plota pyetje-përgjigjet e Kryeministrit me gazetarët mund të klikojë në http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=16707. Do gjeni pyetje të shkurtra e përgjigje të gjata, nga të cilat shkëputëm pohimet e mëposhtme. Flet Berisha:
Pyetjet (pa përgjigje) të Nazarkos mbi “një telefonatë të çuditshme”
“Mediat shqiptare trajtuan me indiferencë të madhe një telefonatë të të ngarkuarit serb për Kryeministër Ivica Daçiç me Presidentin e zgjedhur Bujar Nishani, - shkruan sot në Panorama Mentor Nazarko. Ish-këshilltari presidencial ngre disa pyetje në analizën e tij (e ka titulluar: "Një telefonatë e çuditshme"), të cilat i lë deri në fund të shkrimit pa përgjigje, por e thotë qartazi që kancelaria shqiptare nuk duhej ta kishte lejuar të ndodhte telefonatën Daçiç-Nishani .
Ana që s’shihet e topit
Për herë të parë janë bërë të njohura sot detaje për ryshfete të marra nga Presidenti i Nderit i FIFA-s, Joao Havelange dhe nga bashkëvendasi i tij, braziliani Ricardo Teixera. Dokumentet e hetuesisë të bëra publike në Zvicër tregojnë se ish-presidenti i FIFA-s Havelange dhe dhëndri i tij i atëhershëm, Ricardo Teixera (të dy në foto) për disa vite kanë marrë rryshfete në miliona. Havelange, sot 96 vjeçar (ka drejtuar FIFA-n ’74-‘98) akuzohet se ka përfituar në ‘97 një shumë prej 1,5 milionë frangash zviceriane (1,25 milionë euro).
Rruga e fitores... Ku?
Kreu i opozitës u shfaq shumë optimist për paketën e fundit zgjedhore, duke u shprehur se “…përpara nesh tanimë është rruga e fitores…asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptivë, nuk do të mund të na ndalë dhe fitorja do të jetë e jona në vitin 2013”. - Po a është vërtet kompromisi i fundit për kodin, formula që i ofron kaq shumë garanci dhe vetësiguri PS-së?! Me siguri, jo.
Berisha ritregon përrallën e investimeve të huaja që kanë rritur punësimin
Në një konferencë të gjatë shtypi, Berisha përmendi sot për të n-tën herë shifrën prej 1 miliard dollërë investime të huaja në vitin 2011. Dhe më tej shtoi se këto investime kanë shtuar punësimin, pasi 10,000 dollarë investime krijojnë mesatarisht një vend pune. Pra, sipas Berishës, i bie që në vitin 2011, të jenë shtuar gjithsej rreth 100 mijë vende pune.
Po ç’thotë INSTAT-i? Sipas Bilancit të Forcave të Punës, publikuar në faqen zyrtare të tij, numri të punësuarve në total u rrit vetëm me 15 mijë gjatë vitit 2011 – shumë larg 100 mijëshit të Berishës.
"Elton, je yll bote..."
Këtë histori nuk do ta gjeni në gazeta. Ka ndodhur të enjte-të premten e kësaj jave dhe i është treguar autorit të këtyre rreshtave në ResPublica nga 2 të rinjtë protagonistë. Me gjasa historia e tyre është historia e mijëra emigrantëve që vijnë këto ditë vere dhe që shndrrohen në gjahun e preferuar të "bashkëatdhetarëve" të tyre me uniformë, në rrugë apo pas sporteleve, policë kufitarë, policë rrugorë, zyrtarë lokalë, etj