E pabesueshme! Berishës i ndodh që... "heshtja e pushton"

Kryeministri Sali Berisha sipas sajtit online të Këshillit të Ministrave ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarët. Kush dëshiron t’i lexojë të plota pyetje-përgjigjet e Kryeministrit me gazetarët mund të klikojë në http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=16707. Do gjeni pyetje të shkurtra e përgjigje të gjata, nga të cilat shkëputëm pohimet e mëposhtme. Flet Berisha:
“….Nuk kam mundur të gjendem para jush, me gjithë dëshirën që kam pasur. Duhet ta dini se ndonjëherë më ndodh që heshtja më pushton, më urdhëron e më thotë ‘do flas unë, mos fol ti’.”
“….Përsa i përket regjistrimit (e ka fjalën për akuzat që përgjon të tjerët), duhet të them se ky është një sindrom i tmerrshëm obsesiv i Edi Ramës, i cili çdo mëngjes, kur shkon në zyrë, kthen përmbys kolltukët. A mund të udhëhiqet një parti nga obsesione të tilla?!”
“….Ata, të cilët mendojnë se Kryeministri i vendit nuk mund të flasë për historinë e vendit të tij, janë qesharakë, për të mos thënë më shumë. Ata, të cilët duan ta shohin historinë me gjyzlykët e hoxhizmit, harrojnë se ato janë me syzet e falsifikimit. Një mik i imi më thoshte se kisha të drejtë, por po të shkruante këto, ku do të shkonin ato mijëra faqe që kishte shkruar më pare? I përgjigjem: i shkruaj prapë, kush të pengon. Së dyti, i sponsorizon shoqja Nexhmije, e cila vazhdon me angazhim e përkushtim të madh të mbrojë aktet barbare e mizorinë e saj e të shoqit të saj….”
“… Gjatë periudhës së dialogut për presidentin, u ula me zotin Rama dhe zotin Ruçi. Në mënyrë të papritur, kur, sapo zoti Shpëtim Idrizi përmendi emrin e Fatos Nanos, Gramoz Ruçi kërcen e më thotë mua pse nuk isha dakord me Nanon. I them se qëndrimin tim e kam bërë publik, se zoti Nano është lider historik i së majtës dhe po të jetë për këtë, votoja një figurë historike të së djathtës e nuk mund të votoja figurë të së majtës. Ti, i them zoti Ruçi, para një jave drekove 4 orë me zotin Nano….”
(në këtë copëzën e fundit bën përshtypje diçka që nuk e has vetëm tek Berisha. E keni vënë re që politikanët e Tiranës kur ‘shpalosin’ për publikun ‘informacionet sekrete’ se X-i prej tyre ka qenë për drekë ose për darkë me Y-in, nuk harrojnë kurrë të theksojnë sa orë kanë qëndruar bashkë? “Drekove 4 orë”, “Qëndroi 2 orë n’kafe me ambasadorin”, “7 orët e darkës në Lalz” etj, etj. Me sa duket, kjo çështja e orëve qenka një e dhënë me rëndësi të madhe në këto punë)
(A.N.)
Comments
Ky ishte thelbi i intervistës

Ky ishte thelbi i intervistës së kryeministit ? Dhe ky soj sinopsi kë bën qesharak, Berishën apo ...? Mendojeni edhe një herë se mbase del ndryshe hesapi.

ky esht "thelbi" o Harilla ky

ky esht "thelbi" o Harilla ky esht.. thelbi esht qe kemi per kryeminister nje sharlatan medioker, hajdut, hipokrit dhe se fundmi vrases pas 21 janarit. thelbi eshte qe jemi nje vend i mjere persa kohe nuk kemi antikorpe per tu mbrojtur nga ky soj autokrati blegtoral. Mendoje sa te duash dhe si ta duash, njesoj del "hesapi" o shoku Harilla. Hesap muti

kryeministrit i ndodh qe

kryeministrit i ndodh qe heshtja e pushton... dhe pastaj per fat te keq e cliron

"....Ata, të cilët duan ta

"....Ata, të cilët duan ta shohin historinë me gjyzlykët e hoxhizmit..." - thote ish-sekretari Sali qe esht ber hoxhist qe ne 1968. Po kur hipje ne varke n Drilon dhe u lepije bythen ne pushime femijeve te Hoxhes, me cfare gjyslykesh e shihje asokohe historin o shoku Sali?

Add new comment