A e 'qartëson' një votues kundër-reklama televizive?

Postuar në 15 Korrik, 2012 03:24

Kanë mbetur më pak se 4 muaj nga dita e zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA. Anketat më të fundit të opinionit publik tregojnë se gara presidenciale e këtij viti është shumë e ngushtë mes Presidentit Barack Obama dhe rivalit të tij republikan, ish guvernatorit të shtetit Massachusetts, Mitt Romney. Një anketë e re e zhvilluar nga Universiteti Quinnipiac i jep Obamas një përparësi të vogël përkundrejt Mitt Romney-it, 46 me 43 për qind. Kjo anketë zhvillohet pak pas anketës së re të gazetës Uashington Post dhe rrjetit televiziv ABC, sipas së cilës të dy kandidatët gëzojnë mbështetje të barabartë prej 47 për qind.

Peter Brown i Institutit të Anketimeve në Universitetit Quinnipiac është i mendimit që në një situatë të tillë rrotë më rrotë reklama televizive do bëjë shumë punë. VOA citon Brown, i cili thotë: "Përpjekjet e stafit të fushatës së presidentit Obama për të shpenzuar miliona dollarë për reklama televizive kundër Mitt Romney-it në shtetet vendimtare mund të kenë një farë rezultati". Reklama do bëj punë sipas tij edhe për faktin që shumë amerikanë nuk janë ende plotësisht të sigurtë në mbështetjen për Romney-n: "…Amerikanët, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, kanë një ide të qartë rreth presidentit Obama, ata ose e mbështesin atë ose e kundërshtojnë. Në rastin e zotit Romney kjo është më pak e qartë. Ndaj ajo që po ndodh tani është një garë për të përcaktuar para votuesve amerikanë se cili është Mitt Romney. Stafi i fushatës që do të bëjë një punë më të mire në këtë drejtim do të fitojë edhe zgjedhjet e nëntorit”. (A.N)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.