Arkiv-Lajme
Harasani i përgjigjet me ironi protagonizmit të ambasadorëve të huaj
Ambasadorët janë rockstar-ë në Shqipëri, e kjo gjë jo të gjithëve u shkon pas midesë. Deputeti socialist Andis Harasani, fjala vjen, nuk e gëlltit dot protagonizmin e tepërt të tyre. Para dy ditësh, ai shkruante në mënyrë ironike në profilin e vet në facebook, se “imuniteti duhet t’u hiqet zyrtarëve tanë, por t’u hiqet edhe ambasadorëve”.
Ekziston aparatura e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes?
Në një numër gazetash të ditës së sotme i bëhej jehonë denoncimit të bërë nga opozita lidhur me një aparaturë të ministrisë së mbrojtjes, me anë të së cilës përgjohen deputetë e politikanë të PS-së, gazetarë e deri dhe ambasadorë. Përgjimet e bëra është e zorshme të provohen për sa kohë që nuk ushtrohet një kontroll në dikasterin e Imamit, por socialistët kanë dalë dje me pretendimin, se ekzistenca e aparaturës është e provuar tashmë.
E pabesueshme: Basha e hapi gojën; menjëherë pasi Arvizu-ja kërkoi transparencë
Gati e pabesueshme, por e vërtetë: Lulzim Basha foli pikërisht sot, një ditë pasi ambasadori amerikan foli për transparencë në takimin me gazetarët. Nuk tha ndonjë gjë kushedi se çfarë e nuk është se bëri ndonjë gjë transparente, por dobare u fut në debatin që ai vetë ka provokuar me investimin në dalje të Tiranës, në hyrje të rrugës së Elbasanit.
Spiegel International: Islamistët janë duke e braktisur jihadin
Pasi kanë rënë në kurthin e propagandës në favor të jihadit (rëndom duke ndjekur sitet e ndryshme në internet), ata janë nisur për në Pakistan; kanë marrë me vete dhe gratë e fëmijët, pasi u kanë thënë se atje, krahas jihadit, janë të gjitha rrethanat për një jetë dinjitoze, deri dhe me shkolla të mira për fëmijët. Për cilët është fjala? Fjala është për nja dyqind shtetas gjermanë, të gjithë myslimanë të ndjellë nga sirenat e kësaj propagande.
Veton Surroi “ka provokuar” shumë vetë me letrën e tij për Dell-in
“Letra e lamtumirës” që Surroi ia ka dërguar publikisht ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell-it, nuk është publikuar ende e tëra, por jehona ka zënë të ndihet. Sot në Gazetën Express është Ilir Mirena, zv.ministër i qeverisë “Thaçi”, që polemizon me Veton Surroin (‘VS’ e quan ai gjatë shkrimit, me iniciale) e që ia pagëzon këtë letër me emrin ‘manifest i urrejtjes’.
Rustem Dashi: Nata e fundit në qelinë e Vilson Blloshmit
Janë mbushur 35 vjet nga dita, kur regjimi i Enver Hoxhës pushkatoi Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën për “krimin se ishin poetë”. Historia e tyre është e njohur, por në Panoramën e sotme ish një dëshmi interesante, ish dëshmia e atij që ka qenë në qeli me Vilson Blloshmin, teksa ky i fundit jetonte orët e fundit në këtë botë. Dëshmitari quhet Rustem Dashi:
Më në fund, Imami shfaq gjysmë gatishmërie për kontrollin parlamentar
Akuzat e opozitës në adresë të Imamit ngjajnë të jenë të natyrës fantazmagorike (“aparatura për të përgjuar kundërshtarët, deri dhe ambasadorët”), por heshtja e tij, refuzimi i kontrollit të deputetëve dhe praktika e kontrollit të plotë të institucioneve nga ana e kreut të ekzekutivit, kanë bërë që këto akuza të ngjisin tek-tuk. Sot Imami ka mbajtur një qëndrim shpjegues, me anë të të cilit ka davaritur në një farë mase dyshimet. “Duhet të duhet të ngrihet një komision me njerëz të besuar që të betohen për sekretin dhe të dalin me deklaratë të përbashkët.
Ardian Isufi: Institucionet shqiptare ecin me karrocën e Dylit
“Lajm tronditës’ e quan Ardian Isufi, piktor dhe profesor në Universitetin e Arteve, humbjen e veprave të artit në galerinë e qytetit të Korçës. Dhe me këtë rast, ai u bën një denoncim institucioneve të kulturës, që “jetojnë në moshën e internetit”, e që “ecin me karrocën e Dylit”. Për ta nxjerrë në evidencë gjendjen dramatike, ai vë përballë atë që ndodh jashtë Shqipërisë, dhe atë që ndodh në Shqipëri.
Berishës i shpërthen delli krijues; Tema e hartimit: Si i vret të varfërit imuniteti i zyrtarëve
Lexojeni sa për dëfrim, pa asnjë koment e pa asnjë kokëçarje raportimi, shpërthimin kreativ të Berishës në mbledhje të qeverisë:
Adiós España!
Barcelona, Reali i Madridit, Messi, Ronaldo, skuadra kombëtare e futbollit që i fiton të gjitha kompeticionet – të gjitha këto e bëjnë Spanjën të jetë në fokus, e të shihet, si avangarda e planetit. Mirëpo, ky është ‘cirku’, dhe jeta nuk është vetëm cirk. Spanja ka dhe pamjen tjetër. Madje, Spanja ka kryesisht pamjen tjetër, atë të një vendi në krizë, vendi i papunësisë që kap nivelin e 50% për të rinjtë, të një vendi që po braktiset nga spanjollët në kërkim të një vendi pune.