Spiegel International: Islamistët janë duke e braktisur jihadin

Postuar në 18 Korrik, 2012 12:48

Pasi kanë rënë në kurthin e propagandës në favor të jihadit (rëndom duke ndjekur sitet e ndryshme në internet), ata janë nisur për në Pakistan; kanë marrë me vete dhe gratë e fëmijët, pasi u kanë thënë se atje, krahas jihadit, janë të gjitha rrethanat për një jetë dinjitoze, deri dhe me shkolla të mira për fëmijët. Për cilët është fjala? Fjala është për nja dyqind shtetas gjermanë, të gjithë myslimanë të ndjellë nga sirenat e kësaj propagande. Sipas gazetës online Spiegel International, të shumtët janë duke u kthyer pas gënjimesh e zhgënjimesh, edhe pse e dinë se do përfundojnë në duart e autoriteteve të sigurisë në Gjermani, dhe do të dënohen. “Nuk gjetëm asgjë prej premtimeve që na bënë”, thotë njëri prej atyre që po kthehen. “Në vend të paradhomës së parajsës – kështu na thoshin – e gjetëm veten në shiun e predhave të amerikanëve”.

Gazeta gjermane në gjuhën angleze, Spiegel International, nënvizon faktin se fluksi i lëvizjes së njerëzve në rrugën Gjermani-Pakistan, e anasjelltas, ka ndryshuar kahje. Ka rënë numri i myslimanëve që bien pre e propagandës së Al-Kaedës.

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.