Kryeministri japonez shmang mesazhin për 80-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 02 Gusht, 2025 12:53

Mediat në Japoni raportojnë se kryeministri i vendit, Shigeru Ishiba, nuk do të përcjellë mendimet e veta mbi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore më 15 gusht, datë që shënon 80-vjetorin e fundit të veprimeve ushtarake në Paqësor.

Sipas këtyre mediave, Ishiba do të shprehet më 2 shtator, datë që shënon edhe firmosjen e Instrumentit të Dorëzimit të Perandorisë Japoneze. Për këtë çështje është ngritur një ekip ekspertësh dhe këshilltarësh që do të përpunojnë deklaratën finale që analizohet hollësisht nga fqinjët e Japonisë. Ishiba ndodhet aktualisht nën presion të brendshëm politik pasi ka humbur shumicës në Dhomën e Lartë të Parlamentit. Por në përgjithësi ai shihet si një njeri i kompromiseve.

Lidhur më LIIB, në muajin mars ai vizitoi Iwoton, njohur dikur si Iwojima ku është zhvilluar një betejë e ashpër me amerikanët. Ndërkohë më herët, paraardhësi i tij, Tomiichi Murayama, shprehu keqardhje të thellë në vitin 1995 për dëmet që Japoni u ka shkaktua fqinjëve. E ashtuquajtura “Diplomaci e Apologjisë” thuhet se përfundoi me Shinzo Aben në vitin 2015 që mbajti termat “agresion” dhe “sundim kolonial” në fjalimin e vet, por nuk ofroi një falje të vetën si kryeministrat e mëparshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.