Adiós España!

Postuar në 18 Korrik, 2012 05:47

Barcelona, Reali i Madridit, Messi, Ronaldo, skuadra kombëtare e futbollit që i fiton të gjitha kompeticionet – të gjitha këto e bëjnë Spanjën të jetë në fokus, e të shihet, si avangarda e planetit. Mirëpo, ky është ‘cirku’, dhe jeta nuk është vetëm cirk. Spanja ka dhe pamjen tjetër. Madje, Spanja ka kryesisht pamjen tjetër, atë të një vendi në krizë, vendi i papunësisë që kap nivelin e 50% për të rinjtë, të një vendi që po braktiset nga spanjollët në kërkim të një vendi pune. Zhvendosen drejt veriut, në Gjermani e Francë, apo ca më sipër, në Britaninë e Madhe në vendet skandinave, apo ca më larg në Amerikën e Veriut e në atë të Jugut. Janë të moshës 25-45, gjë që do të thotë se është pjesa më vitale e popullsisë. Janë 40 mijë vetë që kanë marrë valixhet e i kanë thënë ‘Adiós’ Spanjës së tyre.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.