Arkiv-Lajme

Mark Marku: Prerja e pemëve të Parkut është e pajustifikuar

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:48

I intervistuar nga Skënder Minxhozi për të përjavshmen Java, Mark Marku, krahas nënvizimeve e saktësimeve që iu bën qëndrimeve të veta mbi qeverisjen e mbi rithemelimin e PD-së, flet edhe për prerjen e pemëve në Parkun Kombëtar në kuadër të zgjerimit të rrugës për në Farkë. Dhe ka një mori qortimesh për bashkinë e Tiranës:

Banka e Shqipërisë: Besimi i shqiptarëve ndaj ekonomisë vazhdon të mbetet nën pikën e ngrirjes

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:35

Banka e Shqipërisë raporton se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me rreth 1.3 pikë në tremujorin e dytë të vitit  2012. Prirja rënëse e TNE-së, është e regjistruar gjatë 3 tremujorëve të fundit rradhazi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në rënien e TNE-së për tremujorin e dytë të vitit 2012, ndikoi keqësimi i besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Kontributin kryesor në rënie e dha ulja e besimit konsumator, ulja e besimit në shërbime dhe ulja e besimit në industri. Në të njëjtin drejtim por në një masë më të ulët, veproi edhe rënia e besimit në sektorin e ndërtimit.

Prerja e pemëve: Vijon polemika e Lames me Zhejin

Postuar në 16 Korrik, 2012 05:20

Artan Lame shkruajti në të përditshmen Shqip lidhur me qëndrimin e Artur Zhejit mbi prerjen e pemëve në Parkun Kombëtar (shihni linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/13/e-shiti-edhe-berisha-por-se-jep-zheji-tani/), dhe Zheji i përgjigjet në Mapon e vet. ‘Ngutja e Lames’ titullohet shkrimi Zhejit, në të cilin vihet re një përpjekje për ta mbajtur polemikën në nivele ‘të hijshme’.

Një intervistë me Preljocajn, së cilës nuk i shkohet deri në fund

Postuar në 16 Korrik, 2012 04:16

Ilda Mara e Mapos i ka marrë një intervistë balerinit e koreografit francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocajt. Një intervistë me të është apriori interesante, por këtë herë të ndillte dhe titulli: “Angjelin Preljocaj rrëfen marrëdhënien e vështirë me prindërit”. Mirëpo, pjesa ku ai flet për këtë marrëdhënie është zhgënjyese. Ai flet vërtet për një marrëdhënie të vështirë, lë të kuptohet se kjo vështirësi është theksuar edhe për shkak të sjelljes që prindërit kanë pasur me motrat e tij, dhe e gjitha mbetet me kaq.

Gjuhëtarët polemizojnë me sho-shoqin: Jani Thomai versus Rami Memushaj

Postuar në 16 Korrik, 2012 03:51

Në një artikull të publikuar në të përditshmen Shqip, gjuhëtari Jani Thomai, anëtar i Komisionit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, flet për diskutimet që janë bërë në këtë komision dhe për natyrën e ndryshimeve që janë sugjeruar, duke përsëritur pak a shumë tezën e Kolec Topallit mbi ndërhyrje të lehta në drejtshkrimin e standardit.

Një intervistë ‘neutrale’ e Kujtim Çashkut mbi Dhori Kulen

Postuar në 16 Korrik, 2012 03:19

Kujtim Çashkut i kanë marrë një intervistë të gjatë për të përditshmen Panorama, dhe gazetarja Zirina Llambro, pasi e ka mbajtur një copë herë në një diskutim mbi universitetet private e publike, del atje “ku i dhemb dhembi”, tek Dhori Kule. Janë katër pyetje njëra pas tjetrës që kanë të bëjnë me këtë argument. Pyetja e parë, e përmbledhur bën kështu: “Le të ndalemi pak tek një çështje e pasqyruar gjerësisht në media. Rektori i UT-së, Dhori Kule akuzohet nga KLSH-ja për një sërë shkeljesh.

Një foto në zyrën e republikanit Madhi…

Postuar në 15 Korrik, 2012 16:09

Të zhgënjyer nga aleati i tyre PD, që as nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor, republikanët…. do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu deklaron prerë se nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët. “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e Partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare,” deklaroi Mediu për televizionin “AS”.

Të digjen?

Postuar në 15 Korrik, 2012 14:18

Ekipi olimpik amerikan, krenaria e kombit, do të duhet të veshë në Londër uniforma të prodhuara në.... Kinë. Xhaketat blu dhe pantallonat e bardha që sportistët do mbajnë për festimet e Lojrave Olimpike janë modeluar nga Ralph Lauren, por janë prodhuar në Republikën Popullore, - njoftojnë shtypi dhe stacionet televizive. Një rast i mirëpritur nga politikanët dhe prominentët, për ta treguar veten si patriotë të vërtetë. “Kombi i madh, që dërgoi njeriun e parë në Hënë, është bërë tani i varur... Dhe nga kush, nga konkurentët kinezë, në një kohë kur në SHBA mungojnë gjithandej vendet e punës.

Kësi pisllëqesh...

Postuar në 15 Korrik, 2012 10:46

Në 30 qershor, ditën e provimit të maturës,  - me titullin "O Zot çfarë pyetje" - ResPublica botoi foton që shoqëron këtë shënim dhe tekstin e mesazhit të një maturanti në Facebook (e gjeni këtu: http://www.respublica.al/node/14570). Kemi shkruar atë pasdite: "…Shikojeni këtë mesazh në Facebook të një maturanti: “Njerëz jam n’provim. M’ndihmon dot njeri me këtë pyetjen: renditni 3 arritjet e qeverisë shqiptare të cilat çuan në liberalizimin e vizave për Shqipërinë”  Boohhh...  No Comment!...".

Rënia e euros (edhe në Shqipëri) dhe një lajm kurioz nga një fshat fatlum

Postuar në 15 Korrik, 2012 09:28

Mediat ekonomike raportojnë se euro ka rënë në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit. Një euro u shkëmbye me 1.2165 dollarë, që është niveli më i ulët që prej mesit të viti 2010. Edhe në Shqipëri sipas raportimeve, euro ka shënuar ulje rekord këto ditë. Nuk gjen ndonjë analizë të qartë në media për të kuptuar nëse bëhet fjalë për situatë të përkohshme apo për fillimin e një rënie që do thellohet, gjithsesi njihen tashmë pak a shumë problemet në Eurozonë: përplasjet gjermane me anëtarët e tjerë të Unionit, dilema greke e jo vetëm greke, roli i Bankës Qendrore Europiane (ECB) etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme