Banka e Shqipërisë: Besimi i shqiptarëve ndaj ekonomisë vazhdon të mbetet nën pikën e ngrirjes

Banka e Shqipërisë raporton se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me rreth 1.3 pikë në tremujorin e dytë të vitit 2012. Prirja rënëse e TNE-së, është e regjistruar gjatë 3 tremujorëve të fundit rradhazi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në rënien e TNE-së për tremujorin e dytë të vitit 2012, ndikoi keqësimi i besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Kontributin kryesor në rënie e dha ulja e besimit konsumator, ulja e besimit në shërbime dhe ulja e besimit në industri. Në të njëjtin drejtim por në një masë më të ulët, veproi edhe rënia e besimit në sektorin e ndërtimit.
Duke iu referuar grafikut të publikuar në raportin e Bankës së Shqipërisë (shihni foton ose klikoni në nyjen http://www.bankofalbania.org/web/pub/analiza_e_rezultateve_vbb_vbk_t2_2012_web_4998_1.pdf) mund të konstatohet se pikën më të lartë TNE-ja e ka patur në tremujorin e dytë të vitit 2006 (116 pikë), ndërsa që prej tremujorit të parë të 2009-ës ka qenë nën nivelin e 100 pikëve, që konsiderohet si “pika e shkrirjes” për optimizmin. Niveli aktual i TNE-së (79.3) është ndjeshëm poshtë mesatares së tij afatgjatë, thekson raporti i Bankës së Shqipërisë.
E.Zaloshnja
Comments
Aristotel Onasi ka pas thene
<p>Aristotel Onasi ka pas thene dikur dicka si profetike : " Do vij dita, qe lakmia e prones , e pasurise dhe e krekosjes do te hipotekohet neper banka , ne polietniket, dhe ne kaq pak duar, ku te shumtit, te pazoteruarit e dickaje do te shperthejne si fatkeqesi natyrore qe do te beje jeten e te pakteve te pasur, ferr..."</p>
kjo nuk eshte ndonje thenie e
<p>kjo nuk eshte ndonje thenie e re apo e vecante. ta kesh te sigurte qe ndonje komunist ose prekomunist (le te themi 1850-1890) e ka thene te sigurte. Sidoqofte ngelet mese e vertete dhe deri diku edhe e sakte apo e drejte. Une per vete jam me kapitalizmin por ama e ndjej thelle ne shpirt dhe e kuptoj kete deshire te forte per t'ia prishur me cdo kusht atyre shume te pasurve cdo arritje apo pasuri te tyren. Sidomos kur njeh nga afer nje pjese te mire dhe i kupton me qarte se si kane mberritur aty ku jane.</p><p>Historia e njerezimit eshte e mbushur me te tilla episode: krijo/shkaterro dhe vazhdo prape lojen. Dhe deri diku eshte edhe fiziologjike sepse eshte e vetmja menyre per te hapur rruge te tjereve.</p>
Add new comment