Arkiv-Lajme

Kujtesa e shkurtër e shqiptarëve; dhe qejfi për t’u marrë me histori

Postuar në 17 Korrik, 2012 04:28

“Do ju tregoj një histori”, i thotë ambasadori holandez Rudina Xhungës, që e kish ftuar në studion e programit të vet Shqip dhe i kish bërë pyetjen mbi 21 janarin e vitit 2011. Dhe historia është kjo:

Ja çfarë ka arritur PS-ja me reformën zgjedhore; por kritikat e dyshimet janë të shumta

Postuar në 17 Korrik, 2012 04:15

Ndryshimet në Kod pas reformës zgjedhore PD-PS janë të shumta, thotë Damian Gjiknuri. Panorama bën një listë të tyre:

Berisha bën arkitektin dhe merr përgjigjen e Shkrelit

Postuar në 17 Korrik, 2012 03:33

Berisha dha disa shpjegime lidhur me zgjerimin e rrugës për në Farkë, dhe me impaktin në lëmin e ambientit e të trashëgimisë të kësaj ndërhyrjeje: “Rruga prek një monument kulture, i cili është rrethimi i Pallatit të Brigadave. Ai rrethim, me ato harqe, është një stil i kohës, i veçantë. Ndaj dhe çdo gur i atij muri do të kthehet po në atë mur, pasi të garantojë që harqet do të kthehen siç janë, pasi të garantojnë rikthimin në origjinal, një për një, të kësaj infrastrukture.

Kush është përgjegjës për vjedhjen e pikturave të Mios?

Postuar në 17 Korrik, 2012 03:18

Ish-përgjegjësi i Galerisë ‘Guri Madhi’ në Korçë, Sotiraq Xega, ka thënë të vetën lidhur me zhdukjen pa nam e nishan të 61 veprave, 27 prej të cilave janë të Vangjush Mios. Sipas Xegës, veprat kanë hyrë e kanë dalë nga Galeria pa asnjë kontroll e procesverbal; fjala vjen, autorët i kanë marrë ato në shtëpitë e tyre sa herë kanë dashur për të bërë ndërhyrje restauruese.

Ambasadori holandez: Sa shumë i begenisni ambasadorët ju shqiptarët!

Postuar në 16 Korrik, 2012 14:38

Ambasadori holandez, Henk van den Dool, në mbyllje të mandatit të vet të shërbimit në Tiranë, ka dhënë një intervistë për Rudina Xhungën në programin Shqip, dhe e filloi këtë intervistë në mënyrë të ndrojtur, si të donte të demonstronte se nuk mësohet dot me faktin që ambasadorët e huaj janë të rëndësishëm në jetën publike e politike të shqiptarëve. Madje, mënyra se si flet të sillet si një denoncim që i bëhet këtij protagonizmi:

Një autobiografi e Mark Shagallit, dhe Gaz Leka që rrëfen “njohjen” me të

Postuar në 16 Korrik, 2012 14:23

Mark Shagall (Marc Chagall, në anglisht) është një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të XX. Ka vdekur tani vonë (1985) e ka jetuar gjatë, gati 100 vjet, por librin e tij autobiografik Jeta Ime e ka shkruar paradoksalisht kur ish 35 vjeç. Ky libër është përkthyer dhe botuar këto ditë në gjuhën shqipe, gjë që është parë si një ngjarje nga shumë gazeta të sotme. Mapo kish intervistuar me këtë rast piktorin tonë Gazmend Lekën, i cili ka rrëfyer dhe një përvojë personale të “takimit” të parë me Mark Shagallin.

Ish numri 2 i ALUIZNI-t, Sokol Hasani padit Berishën

Postuar në 16 Korrik, 2012 11:06

Ish-numri dy i ALUZINI-t, Sokol Hasani, i është drejtuar Gjykatës se Larte për të kundërshtuar vendimin e Prokurorisë se Përgjithshme, e cila ka vendosur mos fillimin e çështjes penale ndaj kryeministrit te vendit Sali Berisha. Kallëzimi i rralle, ku një zyrtar shteti padit Kryeministrin e vendit, është depozituar disa muaj me pare nga ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani, ne organin e akuzës.

Majko i shqetësuar: Çfarë po bëhet me gjuhën shqipe?

Postuar në 16 Korrik, 2012 10:17

“Arnautët janë një konglomerat primitivësh që flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë, pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male, aty ku jetonin dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve.” – ky është një citim i bërë nga Pandeli Majko në profilin e vet në facebook, por pa treguar me emër e mbiemër të cituarin, që ka folur me kaq përbuzje për shqiptarët.

BE-ja në krizë ... dhe në Bruksel diskutojnë për formën e bananes gjatë drekës

Postuar në 16 Korrik, 2012 08:57

Britanikët nuk kanë simpati për Brukselin. Ata janë pjesë e institucioneve të Brukselit, por nuk lënë rast pa u tallur me ngathtësinë e burokracinë e këtyre institucioneve. Tabloidi The Sun trajtonte sot në mënyrë butaforike një mbledhje top-level në Bruksel, në të cilën ish diskutuar për disa orë lidhur me emërtimin e një korridori në një prej ndërtesave të BE-së. Ndërtesa quhet Altiero Spinelli, ndërsa korridorit donin t’i jepnin emrin The Baltic Way (Rruga Baltike) në nderim të revolucionit anti-sovjetik në fund të viteve ‘980.

Mark Marku: Prerja e pemëve të Parkut është e pajustifikuar

Postuar në 16 Korrik, 2012 07:57

I intervistuar nga Skënder Minxhozi për të përjavshmen Java, Mark Marku, krahas nënvizimeve e saktësimeve që iu bën qëndrimeve të veta mbi qeverisjen e mbi rithemelimin e PD-së, flet edhe për prerjen e pemëve në Parkun Kombëtar në kuadër të zgjerimit të rrugës për në Farkë. Dhe ka një mori qortimesh për bashkinë e Tiranës:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme