Majko i shqetësuar: Çfarë po bëhet me gjuhën shqipe?

“Arnautët janë një konglomerat primitivësh që flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë, pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male, aty ku jetonin dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve.” – ky është një citim i bërë nga Pandeli Majko në profilin e vet në facebook, por pa treguar me emër e mbiemër të cituarin, që ka folur me kaq përbuzje për shqiptarët. Por na shpjegon arsyen pse e përmend këtë citim: “E nxora këtë citim për t’ua vënë para syve gjuhëtarëve shqiptarë që t’u dhembë kjo, që po i dhurojnë publikut shqiptar me rastin e 100-vjetorit të shtetformimit”.
E ka fjalën për debatin mbi standardin, më saktë mbi ca përfundime të arritura në një Komitet Ndërakademik lidhur me përdorimin e tepruar në gjuhën shqipe të ‘ë’-së së pazëshme. Në këtë debat janë përfshirë një numër akademikësh, të cilët po i mbrojnë faqe botës qëndrimet e tyre. Kjo gjë Majkos s’i pëlqen. “Çfarë po ndodh!? Pse po talleni?!...Sepse tallje është qartazi kjo shpërndarje mediatike që vë në lojë Traktatin Shkencor të ekzistencës së kombit shqiptar siç është Gjuha Kombëtare”, thotë ai, duke theksuar se akademikët janë prekur nga virusi i sharlatanizmit të politikës shqiptare. Dhe bën një mbyllje nga të vetat; u thotë gjuhëtarëve: “Me përulje, ju lutem … kujtohuni që qëndroni mbi kohën dhe detajet ordinere të së përditshmes, për t’u përkujdesur në fenomenin më thelbësor siç është Gjuha Shqipe dhe që i bën shqiptarët këta që janë. Në shkencën tuaj unike ‘gabimi’ nuk ekziston. Ka vetëm ‘bekim’ ose ‘mallkim’, i cili do ju ndjekë edhe pas vdekjes”.
Re.Pu.
Comments
Po me gjuhen e Majkos

Po me gjuhen e Majkos c'behet, qe asnjehere nuk vete ku dhemb dhembi ?!

Çudi qe nji politikan si

Çudi qe nji politikan si Majko paska kaq shume kohe qe ndermjet gjith atyre lajmeve qe dalin nga Shqiperia jone e mjere, me mijera halle dhe dhimbje, i shkon mendja tek problemet gjuhesore te Shqipetareve.

O zt Majko, cohu dhe dili perballe Berishes por edhe atij debilit qe keni ne partine tuaj (Edi Rames). Ngri zerin dhe ulerit po te jete nevoja per hallet e verteta te popullit. Se nuk i plas shume pensionistit, apo punetorit te minierave se si do ta shkruajne femijet e tij me (ë) apo pa (ë), sepse kur te ngrihen neser ne mengjes do kerkojne buke dhe ilace dhe nuk ka per tu shkuar ne mendje ne qofte se bukes i vene (ë) apo jo !

Nuk behet politike me barkun bosh o Pandeli Majko ! Po me sa duket edhe ju te PS pasi keni fryre barkun dhe xhepat.... ju ka mbetur vetem (ë) per tu marre.

Ka kush merret me (ë) --jane gjuhetaret ! Ju politikanet nxirrni ligjet dhe mos na derdellisni duke ju dhene mend klasave te ndryshme, se ju sjeni ne gjendje te beni profesionin tuaj e lere pastaj te beni dhe Gjuhetarin !

E cuditme eshte sesi

E cuditme eshte sesi shqiptaret dhe per gjera kaq madhore ,sic eshte Gjuha shqipe,Flamuri,territoret shqiptare (ujerat shqiptare),festat kombetare ,jane kaq indiferente dhe dine te japin vetem komente me ngjyra politike. Jo more njerez , per gjuhen shqipe do te shqetesohet edhe Majko si shqiptar por te gjithe neve. Te shqetesohemi per ate gjuhe qe femijet po e mesojne te cale se vete mesuesit militante te ketij maloku nuk e dine vete. Te shqetesohemi per turqizmat qe nder vite qe s'i hoqem dot. Dhe te behemi nje per ato gjera qe me te vertete jane jetike per ekzistencen e nje populli.

Add new comment