Kush është përgjegjës për vjedhjen e pikturave të Mios?

Ish-përgjegjësi i Galerisë ‘Guri Madhi’ në Korçë, Sotiraq Xega, ka thënë të vetën lidhur me zhdukjen pa nam e nishan të 61 veprave, 27 prej të cilave janë të Vangjush Mios. Sipas Xegës, veprat kanë hyrë e kanë dalë nga Galeria pa asnjë kontroll e procesverbal; fjala vjen, autorët i kanë marrë ato në shtëpitë e tyre sa herë kanë dashur për të bërë ndërhyrje restauruese. Pyetjes që mund të lindë në këto rrethana, se pse Bashkia e Korçës nuk e merrte përsipër restaurimin e këtyre veprave, Xega i jep këtë përgjigje, paksa me ironi: “Nuk kanë përballuar dot pagesat e restauratorëve, që shkonin deri në 150 euro/copë. Prandaj ata kanë rënë dakord që autorët t’i merrnin veprat në shtëpi, e ta bënin vetë restaurimin.”
Por me veprat e Mios është tjetër histori, sidoqoftë. “Ato nuk janë marrë për restaurim”, thotë Xega. “Ato janë vjedhur. Dhe të vjen çudi se si nuk ka dorëheqje, apo vënie nën akuzë.”
Re.Pu.
Add new comment