Arkiv-Lajme

Opozita siriane: E ardhmja e vendit do të vendoset me luftë

Postuar në 21 Korrik, 2012 02:54

Sipas të dhënave të opozitës siriane më shumë se 300 vetë janë vrarë vetëm gjatë një dite këtë fundjavë, mes tyre 100 janë ushtarë të qeverisë. Kjo ka qenë dita më e përgjakshme që prej fillimit të kryengritjes kundër presidentit Baschar al-Assad në mars të vitit 2011. CNN njofton se i gjithë vendi është përfshirë në luftime, përfshirë kryeqytetin. Një nga opozitarët, Jacob Hudein nga lagja Tadamon, në të cilën zhvillohen luftime prej shtatë ditësh thotë: "Shkatërrimet dhe numri i të vrarëve është në rritje për shkak të artilerisë që qëllon pa pushim. Por ta harrojnë se do dorëzohemi.

Oketa: Pronat e ushtrisë duhet t’u shkojnë ish-pronarëve

Postuar në 20 Korrik, 2012 13:52

Kreu i grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa, gjatë një interviste në studion e TV A1Report, propozoi që pronat e Ushtrisë të nxjerra jashtë Planit të Përhapjes të shkojnë për ish-pronarët. Deklarata vjen një ditë pasi lista me pronat e ushtrisë u paraqit në Komisionin e Sigurisë nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi se këto prona që do të shkojnë për privatizim janë piketuar nga “klientët e Berishës”.

Nobelisti Krugman kundër plutokratëve të SHBA-ve

Postuar në 20 Korrik, 2012 12:04

Shkrimi i fundit i Paul Krugman-it në New York Times titullohet ‘Pathos of the Plutocrat’ (Qurravitjet e Plutokratit, do të përkthehej nëse do të bazoheshim tek përmbajta e shkrimit), dhe aty vijonte me kritikat në adresë të Mitt Romney-t, kandidatit republikan për postin e Presidentit.

Zhduket Ali Podrimja në Paris, dhe gazetat (por jo Koha Ditore) e shpjegojnë me një amnezi të tij

Postuar në 20 Korrik, 2012 11:15

Poeti Kosovar Ali Podrimja ka qenë i ftuar në Francë, Lodeve, në festivalin e poezisë “Vox de la Mediterranii”, por u bënë ditë, qysh prej datës 18 korrik, që rezulton i zhdukur. Ka qenë familja e poetit të njohur nga Gjakova që ka njoftuar ambasadën kosovare në Paris, se nuk po arrinin të kapnin në telefon njeriun e tyre. Pas kësaj, lajmi u mbajt larg vëmendjes së mediave për dy ditë, dhe vetëm sot është marrë vesh se Podrimja ka humbur.

Një lajm nga TV Klani me socialistë e demokratë

Postuar në 20 Korrik, 2012 08:55

Sapo dëgjova një lajm në TV Klan, në lajmet e orës 15.30 që janë duke u dhënë. Lajmi i parë, të cilin e kapa në transmetim e sipër, kish të bënte me një mbledhje të një forumi të rëndësishëm parlamentar (Këshill i Legjislacionit), në të cilin u diskutua lidhur me çështjen e heqjes së imunitetit.

Forumi Civil: Kushtetuta nuk mund të preket sa herë që ia do interesi klasës politike

Postuar në 20 Korrik, 2012 08:20

Forumi Civil i ish-Presidentëve Moisiu e Meidani kërkoi sot të sensibilizonte opinionin lidhur me dëmin e ndërhyrjeve të shpeshta e të ngutshme në kushtetutën e Republikës.

Shënim: Pabarazia e votës nga qarku në qark

Postuar në 20 Korrik, 2012 04:49

Gjatë fjalimit që mbajti në Kuvend për të dhënë arësyet pse do të votonte kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Fatmir Mediu tha ndër të tjera se ky kod nuk i jep votës të njëjtën peshë si në Kukës edhe në Tiranë. Në fakt shembullin e Kukësit dhe Tiranës e kanë përdorur shpesh kryetarët e partive të vogla, kur duan të sulmojnë sistemin aktual zgjedhor. Ata thonë se në Kukës duhen rreth 25% të votave për fituar një mandat (100% : 4 mandate = 25%) ndërsa në Tiranë duhen vetëm rreth 3% (100% : 32 mandate = 3%).

Si përfundoi dorëshkrimi i Dimrit të Vetmisë së Madhe në duart e Nexhmije Hoxhës?

Postuar në 20 Korrik, 2012 03:35

Gazetat e djeshme kishin lajmin e një padie që Ismail Kadare ka ngritur kundër Nexhmije Hoxhës për shkak të dorëshkrimit të librit ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’ që ka qenë për dekada të tëra në duart e vejushës së famshme. Me siguri, teksa keni qenë duke lexuar këtë lajm, ju ka lindur pyetja se “për ç’arsye ky dorëshkrim ka përfunduar tek Nexhmije Hoxha”? Përgjigjen do ta gjeni në të përditshmet e sotme. Në të gjitha. E thotë vetë Kadare në padinë e depozituar. Në vitin 1972, një mbrëmje, në derën e apartamentit të Ismail Kadaresë shfaqet Nexhmije Hoxha.

Dy rrëfime të ndryshme mbi një të njëjtën darkë (të gabuar)

Postuar në 20 Korrik, 2012 02:58

Dihet tanimë se çfarë pohoi disa ditë më parë ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell: “E kam parë Veton Surroin të zvarritet përballë kryeministrit, e t’i lutet këtij të fundit për ta bërë President; dhe kjo ka ndodhur në shtëpinë time, në fund të tetorit apo në fillim të nëtorit 2010”. Nuk ka vonuar përgjigja e Surroit, e cila ka ardhur në formën e një letre të lamtumirës (Dell-i është në fund të mandatit të tij ambasadorial në Prishtinë), ku jepet versioni tjetër i asaj darke.

Titulli kryesor i së përditshmes Shqip: Shqipëria në shitje

Postuar në 20 Korrik, 2012 02:54

Shqipi i sotëm kish dalë me një kryetitull, që nuk të linte indiferent: “Fundi i mandatit, Shqipëria në shitje”. Në faqen 3 i bëhej jehonë pretendimit të Erjon Braçes, sipas të cilit ministria e mbrojtjes ka nxjerrë në shitje asete të jashtëzakonshme shtetërore, sidomos disa prona të ushtrisë që gjenden në zonat turistike e që janë shndërruar në target i bizneseve afër qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme