Do ta dëmtojë Romney-n ‘fshehja’ e aktivitetit privat ekonomik?

Ka kohë që shtabi elektoral i Obama-s po i mëshon faktit, që Mitt Romney ka refuzuar e po refuzon të bëjë deklarimin e të ardhurave e të fitimeve gjatë dekadës së fundit, si dhe taksave që ka paguar. Në fakt, ligji nuk e kërkon një gjë të tillë (ligji kërkon deklarimin e pasurive e të pronave), por ka një precedent që është respektuar ndër vite nga kandidatët presidencialë (duke përjashtuar John McCain-in para katër vitesh).
Mitt Romney premtoi ca muaj më parë, se do ta bënte këtë gjë përderisa është një praktikë e respektuar edhe nga të tjerët. Por nuk e ka bërë. “Ç’dreqin ka Romney që sillet kështu përsa kohë që s’ka gjëra për të fshehur?’ – kjo është një pyetje që e bëjnë dhe një numër republikanësh tanimë. Ndërsa demokratët kërkojnë dhe gjëra të tjera, përveç kësaj. Ata duan ta gozhdojnë për faktin që nuk ka ndriçuar mirë momentin që ka lënë kompaninë Bain Capital, që ka numra llogarie në një bankë zvicerane, që ka marrë pjesë në vendimmarrjen në kompaninë Bain Capital në periudhat kur kjo kompani ka preferuar transferimin e krijimin e vendeve të punës jashtë Amerikës, që ka shmangur pagesat fiskale duke investuar miliona në parajsa fiskale, si në ishujt Cayman apo në Bermuda. Ku është e keqja këtu? Sipas njerëzve të Obama, kjo nxjerr në evidencë mentalitetin e filozofinë e Romney-t për të bërë pará me çdo kusht, dhe jashtë vendit, gjë që tregon se ai s’ka besim tek resurset amerikane.
Do ta dëmtojë Romney-n kjo histori? Deri tani nuk duket se ka ndodhur kështu. Gara mes të dyve është ‘sup më sup’.
E.G.
Comments
Amerika eshte e mbushur dhe
<p>Amerika eshte e mbushur dhe nuk mban dot me ne kurriz axhenden socialiste te Obames dhe Sorros-it e Al Gore. Ka ardhur fundi i Socializmit. Sot Amerika duhet te kthehet ne orgjinen e saj, ku individe gezon te drejtat e plota dhe ku nuk duhet te jete Shteti apo Pushteti qe ti coktojne individit limite. </p><p>E njejta eshte dhe per Shqiperi dhe Evrope. Duhet te punojme te gjithe qe te rrisim te drejtat e individit dhe lirite e tij. </p><p>Thuaj Jo Socializmit Sorros-Gore-Obama- Rama !</p>
Add new comment