Dy rrëfime të ndryshme mbi një të njëjtën darkë (të gabuar)

Postuar në 20 Korrik, 2012 02:58

Dihet tanimë se çfarë pohoi disa ditë më parë ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell: “E kam parë Veton Surroin të zvarritet përballë kryeministrit, e t’i lutet këtij të fundit për ta bërë President; dhe kjo ka ndodhur në shtëpinë time, në fund të tetorit apo në fillim të nëtorit 2010”. Nuk ka vonuar përgjigja e Surroit, e cila ka ardhur në formën e një letre të lamtumirës (Dell-i është në fund të mandatit të tij ambasadorial në Prishtinë), ku jepet versioni tjetër i asaj darke. Dhe në mënyrën më të çuditshme, është një version krejt i ndryshëm, a thua se bëhet fjalë për një darkë tjetër.

Sipas Surroit, ka qenë vetë ambasadori që e ka ftuar në një darkë, ku do të ishte dhe Hashim Thaçi, dhe gjatë asaj darke në shtëpinë e tij mund të flitej dhe për idenë e zgjedhjes së financuesit të Kohës Ditore në krye të republikës së Kosovës. Në një moment, rrëfen Surroi, teksa darka kish marrë një rrjedhë larg bisedave mbi çështjen presidenciale, Dell-i bën një ndërhyrje të vrazhdë, të patakt, a thua se donte ta kompromentonte e prishte idenë e zgjedhjes së Surroit në postin e presidentit. Ambasadori pyet krejt papritur Thaçin: “Si të duket ideja që Vetoni të bëhet President? Nuk është ide e keqe në këtë moment, kur UÇK-ja ka një imazh jo të mirë, ju e shihni, çfarë s’po thuhet nëpër botë, dhe Vetoni është një figurë e njohur, ….”. Sipas Surroit, kjo ishte mënyra më e keqe për ta filluar atë bisedë. Ishte sikur t’i thoje Thaçit, se “meqënëse ti je i padëshiruar në botë, ja ku kemi Surroin”.

Vetëm një dëshmi e tretë mund të hedhë pak dritë mbi këtë darkë. Dhe atje ka qenë, përveç Surroit e Dell-it, edhe gruaja e këtij të fundit, Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi.

E.G.

Comments

Submitted by koz (not verified) on

<p>Perseri tregon dallakukerine e ketyre idioteve qe qofte atehere qofte edhe tani nuk arrijne te kuptojne se cili eshte rroli i tyre si politikane apo persona publike dhe cili duhet te jete rroli i nje amabsadori te huaj apo familjariteti i tepruar me te.</p><p>Vetem ne Shqiperi (e kosove)....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.