Shënim: Pabarazia e votës nga qarku në qark

Postuar në 20 Korrik, 2012 04:49

Gjatë fjalimit që mbajti në Kuvend për të dhënë arësyet pse do të votonte kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Fatmir Mediu tha ndër të tjera se ky kod nuk i jep votës të njëjtën peshë si në Kukës edhe në Tiranë. Në fakt shembullin e Kukësit dhe Tiranës e kanë përdorur shpesh kryetarët e partive të vogla, kur duan të sulmojnë sistemin aktual zgjedhor. Ata thonë se në Kukës duhen rreth 25% të votave për fituar një mandat (100% : 4 mandate = 25%) ndërsa në Tiranë duhen vetëm rreth 3% (100% : 32 mandate = 3%). Ky argument është shumë i thjeshtë për t’u paraqitur dhe mund të ngjisë mirë te dëgjuesi/lexuesi i pavëmnedshëm, por nuk është i duhuri për të demonstruar pabarazinë e votës nga qarku në qark.

Po të shohim rezultatet e 2009-ës, konstatojmë se qarku i Kukësit kishte rreth 44 mijë vota të vlefshme. Pra, mesatarisht, një deputet i qarkut të Kukësit përfaqëson rreth 11 mijë votues që janë zyrtarizuar si pjesëmarrës në zgjedhje. Ndërsa qarku i Tiranës kishte rreth 380 mijë vota të vlefshme, që do të thotë se një deputet i këtij qarku përfaqëson rreth 11.9 mijë votues që janë zyrtarizuar si pjesëmarrës në zgjedhje. Pra, pak a shumë, vota ka patur pothuaj të njëjtën peshë përfaqësimi, si në Kukës edhe në Tiranë. Dhe kjo është e vërtetë edhe për qarqet e tjera.

Po a ka një pabarazi të votës mes Tiranës dhe Kukësit?

Kufiri ligjor që një koalicion të merret në konsideratë për shpërndarje mandatesh në një qark është 5% e votave të vlefshme të qarkut. Pra, në Kukës, ky prag ishte 4.4 mijë vota të vlefshme. Por kufiri arithmetik për të marrë të paktën një mandat ishte më i lartë se pragu ligjor – 7.1 mijë vota të vlefshme.  Ndërsa në Tiranë pragu ligjor ishte 19 mijë vota, ndërsa pragu arithmetik ishte vetëm 10.9 mijë vota.   Kështuqë, një koalicion mund të merrte një mandat në Kukës edhe me 7.1 mijë vota dhe të mos merrte asnjë mandat në Tiranë, në qoftë se nuk siguronte më shumë se 19 mijë vota. Në një rast të tillë, votat për këtë koalicion do të kishin shumë më tepër peshë në Kukës se sa në Tiranë dhe jo anasjelltas.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Pikerisht! Eshte nje mazhoritar i fshehur, po nje mazhoritar ku votat e te vegjelve shkojne per te medhenjte. Eshte me te futme dy here.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.