Arkiv-Lajme

Flasin opinionistët për presidentin që ... po vjen (dhe për atë që po ikën)

Postuar në 23 Korrik, 2012 11:25

Të pyetur nga Top-channel-i, komentatorët Zheji, Dervishi e Hila kanë dhënë konsiderata për Topin e Nishanin:

Artur Zheji: Mendoj që presidenca e Topit ka qenë e qetë, pa kulme, pa shkëlqime të mëdha, por edhe pa tejkalim të kompetencave kushtetuese. Do të mbahet mend, si një presidencë relativisht normale, por një normalitet, si ai shiu i Londrës, që kur fillon nuk mbaron.

Lutfi Dervishi: E Topit ishte një Presidencë normale, me tone të ulëta, e mbizotëruar ndoshta më tepër nga tërheqja dhe heshtja.

Beqë Cufaj përqesh disa raportime e komente mbi vdekjen e Podrimjes

Postuar në 23 Korrik, 2012 09:13

Beqë Cufaj e niste shkrimin e tij në nderim të Ali Podrimjes me një denoncim të mënyrës se si ish përcjellë e komentuar nga institucionet e media vdekja e tij e papritur: “S’prish punë fare, që një zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës e quan Ali Podrimaj, që një gazetë e cila mbahet për më të madhen në Tiranë e shkruan dhe shtyp Ali Podrime, që një tjetër gazetë po e madhe në Shqipëri e sheh më të rëndësishme ta japë si lajm kryesor vrasjen në një Sanatorium në kryeqytetin shqiptar pa e shënuar fare vdekjen e Ali Podrimjes...

Arvizu bën një hap prapa: S’ka rëndësi data 6 gusht, por një ligj i mirë

Postuar në 23 Korrik, 2012 08:12

Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu është tërhequr disi nga qëndrimi i vet lidhur me heqjen e imunitetit. Ai ka patur një takim me Edi Ramën në selinë e PS-së, dhe në bisedën me të zotin e shtëpisë nuk është vënë re që të sublimojë datën 6 gusht, gjë që e ka bërë më parë. Përkundrazi, ka rënë në sy nënvizimi që ai i ka bërë përmbajtjes së draftit, dhe mirëkuptimit mes palëve.

Mesazh i Presidentit Topi para se Presidenca të kthehet në “tokë e xanun”

Postuar në 23 Korrik, 2012 05:48

Nesër Presidenti Bamir Topi dorëzon detyrën, në një ceremoni të çuditshme, ku siç raportojnë mediat, atij i është hequr e drejta e fjalës. Për këtë arsye, siç duket, ai ka zgjedhur televizionin dhe internetin për t’i transmetuar publikut mesazhin që do të donte ta jepte në fjalimin e dorëzimit të detyrës. Më poshtë po riprodhojmë të plotë mesazhin që Presidenti Topi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Internet.

Re.Pu.

“Të dashur bashkëqytetarë!

Gazetari e vitit Zero (Si nuk bëhet një lajm)

Postuar në 23 Korrik, 2012 05:45

Merrni dhe analizoni gazetat e Pasluftës, na thoshte dikur një profesor i mjeshtërisë së gazetarisë. Ato mund t’i shërbejnë gjithçkaje por jo informimit të saktë të lexuesit dhe aq më pak historisë. Rëndom, nëpër to flitet për ngjarje të të gjitha niveleve, por asgjë nuk merret vesh se kur kanë ndodhur, ku kanë ndodhur.

Lajmi nuk është thashethem. Si i tillë ai nuk mund të ketë vlerë dhe të egzistojë pa iu përgjigjur dy pyetjeve: Kur? Ku?

Si u kalua nga Dimri i Vetmisë së Madhe tek Dimri i Madh

Postuar në 23 Korrik, 2012 05:20

Më 8 maj 1973, Komiteti Qëndror i PPSH-së merr në shqyrtim librin e Ismail Kadaresë ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, dhe harton një dokument, në fund të të cilit bëhet sugjerimi që libri të hiqet nga qarkullimi. Dhe ky sugjerim ngrihet mbi një numër vërejtjesh, një pjesë e të cilave janë shumë të rënda, rrjedhimisht ndjellakeqe për autorin, e një pjesë kanë trajtën e vëzhgimeve kritike mbi bazën e metodologjisë soc-realiste. Ç’ndodhi më pas? Më 15 maj, Enver Hoxha merr pjesë në një mbledhje partie në Elbasan, dhe aty hapet ‘rastësisht’ biseda mbi Dimrin e Vetmisë së Madhe.

Behgjet Pacolli: Ja ideja ime për Veriun e Kosovës

Postuar në 23 Korrik, 2012 04:28

Behgjet Pacolli ka zgjedhur të bëjë një artikull (me një shqipe tërësisht të standardizuar, e shumë të rrjedhshme) për të polemizuar me të gjithë ata që e sulmojnë për një numër intervistash të dhëna për mediumet serbe. “Nuk është se këto intervista janë të shumta”, thotë ai në këtë artikull, nw tw cilin nuk e ka me një person të caktuar; e ka me më shumë se një; mund ta ketë dhe me ndonjë gazetë, apo me disa gazeta. Shkurt, e ka me të gjithë ata që kanë spekulluar mbi thënie të tijat, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e veriut të Kosovës dhe me zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Gjendja civile ka një listë emrash të ndaluar; ndalohet dhe emri Eros, Amor, etj (!!!???)

Postuar në 23 Korrik, 2012 04:07

Në një shkrim të Gazetës Shqiptare, me autore Brikena Lelajn, bëhet fjalë për një praktikë disi surreale. Për më tepër, për një praktikë që daton qysh prej vitit 2006. Qysh prej këtij viti pra, në të gjithë vendin ekziston një listë emrash, që janë të ndaluar, dmth që nuk mund të përdoren për të pagëzuar fëmijët e porsalindur. Të bën përshtypje praktika në vetvete (duhet të jetë huazuar nga ndonjë vend tjetër? Apo duhet të jetë një shpikje e jona?), por të bëjnë më shumë përshtypje emrat që janë futur në listë. Nuk janë shumë. Janë vetëm 62.

Gjinushi: PS-në e ka marrë në qafë K. Islami; ndërsa zgjedhjet i dëmton sistemi

Postuar në 23 Korrik, 2012 03:33

“Në vitin 2009, kur u instalua ky sistem zgjedhor që kemi, ai që i bënte llogaritë PS-së (është i njëjti person që ia ka bërë gjithmonë), i bënte me rekomandim, dmth pasi këshillohej me Saliun. Krijoi idenë e rreme se fitohej, se ish në favor të tyre, dhe si përherë në PS ka disa që gëzojnë se mund të fitohet duke ua futur aleatëve.”

Ky që flet është Skënder Gjinushi. Ai që ka bërë llogaritë elektorale të PS-së duhet të jetë Kastriot Islami. Dhe ata që e kanë mendjen të fitojnë duke ua futur aleatëve nuk janë disa, siç mendon Gjinushi. Janë shumë më tepër.

Roberto Benigni ‘nuk e harron asnjëherë’ Berlusconin

Postuar në 23 Korrik, 2012 01:06

Artisti Italian Roberto Benigni ka dhënë show-n e tij të radhës me leitmotiv Danten e Komedinë Hyjnore. Sheshi Santa Croce, Firence, ishte mbushur si rrallë ndonjëherë tjetër, dhe të gjithë kanë shijuar batutat e komikut të njohur, i cili e ka mbajtur shfaqjen e vet si një kombinim dy kohësh të largëta nga njëra tjetra, kohës së Dantes e kohës së sotme. Dhe target i tij ka qenë, si gjithnjë gjatë dy dekadave të fundit, Silvio Berlusconi. Por nuk ka kursyer as të tjerët, si kryeministrin Monti, kryebashkiakun Renzi, deri dhe Beppe Grillo-n.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme