Si u kalua nga Dimri i Vetmisë së Madhe tek Dimri i Madh

Postuar në 23 Korrik, 2012 05:20

Më 8 maj 1973, Komiteti Qëndror i PPSH-së merr në shqyrtim librin e Ismail Kadaresë ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, dhe harton një dokument, në fund të të cilit bëhet sugjerimi që libri të hiqet nga qarkullimi. Dhe ky sugjerim ngrihet mbi një numër vërejtjesh, një pjesë e të cilave janë shumë të rënda, rrjedhimisht ndjellakeqe për autorin, e një pjesë kanë trajtën e vëzhgimeve kritike mbi bazën e metodologjisë soc-realiste. Ç’ndodhi më pas? Më 15 maj, Enver Hoxha merr pjesë në një mbledhje partie në Elbasan, dhe aty hapet ‘rastësisht’ biseda mbi Dimrin e Vetmisë së Madhe. Për çudinë e të gjithëve, Hoxha mban anën e Ismail Kadaresë: “Ismaili është një shkrimtar me talent; [ashtu] si në veprat e tjera që ka shkruar deri tani, edhe [në] romanin ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’ ka anë pozitive. Natyrisht, në të gjendet ndonjë pjesë që është për t’u kritikuar dhe duhet korrigjuar, prandaj për të dhënë një gjykim të drejtë e objektiv të veprës së tij të fundit, ashtu si kurdoherë, edhe në rastin konkret duhen parë dy anët e medaljes, në mënyrë që kritika që i bëhet të mos jetë e njëanshme. Unë jam i bindur se Ismaili si shkrimtar me talent që është do t’i ketë parasysh të gjitha kritikat e drejta që i bëhen me qëllim konstruktiv dhe do t’i realizojë.”

Pas kësaj, nuk pati më zhurmë mbi librin. Ndërsa autori, në përpjekje për të pajtuar shtysat e motivimet e veta me ortodoksinë komuniste, nxorri një version “më pak dekadent” të veprës. Ky botim ish me titull Dimri i Madh.

E.G.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Sa &#39;gatitu&#39; paska qene shkrimtari ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.