Behgjet Pacolli: Ja ideja ime për Veriun e Kosovës

Postuar në 23 Korrik, 2012 04:28

Behgjet Pacolli ka zgjedhur të bëjë një artikull (me një shqipe tërësisht të standardizuar, e shumë të rrjedhshme) për të polemizuar me të gjithë ata që e sulmojnë për një numër intervistash të dhëna për mediumet serbe. “Nuk është se këto intervista janë të shumta”, thotë ai në këtë artikull, nw tw cilin nuk e ka me një person të caktuar; e ka me më shumë se një; mund ta ketë dhe me ndonjë gazetë, apo me disa gazeta. Shkurt, e ka me të gjithë ata që kanë spekulluar mbi thënie të tijat, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e veriut të Kosovës dhe me zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Dje me këtë rast, ai e paketon mirë propozimin e tij, dhe thotë: kjo është që unë mendoj, kjo është zgjidhja që unë propozoj. Dhe ja se si e sheh ai këtë punë:

“Zgjidhja ime për Veriun [është]: duhen bërë më së pari bisedime me serbët e Veriut, për një çështje që është çështje e brendshme e Kosovës dhe jo me Serbinë, me të cilën mund të bisedojmë për çështje të tjera. Ideja ime është të ngrihet në Veri të Kosovës, një zonë e lirë ekonomike që të përfshijë dhe Jugun, për arsye demografike, dhe komuna të tjera fqinje…. Ideja ime për Veriun e Kosovës e mbron sovranitetin e Kosovës në të gjithë territorin dhe nuk e cenon atë.... Ideja ime për Veriun e Kosovës synon që ai të shndërrohet nga një problem për Kosovën në lokomotivë tërheqëse të ekonomisë së Kosovës. Ideja ime për Veriun e Kosovës synon që ai të shndërrohet në model për zgjidhjen e konflikteve të ngjashme kudo në botë. Ideja ime për Veriun e Kosovës është që ai të mos jetë zonë e konfliktit të ngrirë, por vend me ritmet e zhvillimit më të lartë në Europë. Ideja ime për Veriun e Kosovës nuk është, megjithatë, e zakonshme. Ajo ...është një ide kreative, paqësore, ...është reformatore dhe si e tillë ajo nuk pranohet nga spekulantët, patriotët e rrejshëm dhe nga ata që e vrajnë kohën. Por unë s’mërzitem për këtë, dhe nuk do ndryshoj asnjëherë në qasjen time të progresit. Me keqardhje për kësi njerëzish që ushqehen edhe duke më sulmuar mua, unë do të shoh vetëm para.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.mapo.al/2012/07/23/ideja-ime-per-veriun/

E.G.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Kosovaret sot jane duke u sjelle si serbet dje. Shqiptaret e Kosoves nuk pranonin, me te drejte, te jetonin nen hyqmin e Serbise fashiste dhe nacionaliste.&nbsp;Ku ata shikoheshin dhe trajtoheshin si qytetare te dores se dyte, ne mos si kundershtare. E njejta situate perseritet sot ne Veriun e Kosoves, konkretisht ne ato komuna te populluara me serbe. Edhe ata nuk kane se pse te jetojne nen hyqmin e Prishtines.&nbsp; Ndermjet nje dialogu te arsyeshem Beograd - Prishtine&nbsp;komunat serbe ne Veri te Kosoves duhet te shkembehen me komunat shqiptare ne Luginen e Presheves.&nbsp; Ne kete menyre zgjidhet ky problem dhe Serbia pranon de fakto pavaresine e Kosoves.&nbsp; Sot nevojiten politikane realiste dhe guximtare dhe jo dallkauke apo patriote te rrejshem qe na kendojne me lahute kenge patriotike maje krehit.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>o tradhetar,veriu i Kosoves vertet banohet me serbe,por eshte toke shqiptare prej mijera vjetesh,kurse Presheven nuk kemi pse ta shkembejme me veriun e kosoves,pasi ato jane te dyja tonat&nbsp; !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.