Beqë Cufaj përqesh disa raportime e komente mbi vdekjen e Podrimjes

Beqë Cufaj e niste shkrimin e tij në nderim të Ali Podrimjes me një denoncim të mënyrës se si ish përcjellë e komentuar nga institucionet e media vdekja e tij e papritur: “S’prish punë fare, që një zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës e quan Ali Podrimaj, që një gazetë e cila mbahet për më të madhen në Tiranë e shkruan dhe shtyp Ali Podrime, që një tjetër gazetë po e madhe në Shqipëri e sheh më të rëndësishme ta japë si lajm kryesor vrasjen në një Sanatorium në kryeqytetin shqiptar pa e shënuar fare vdekjen e Ali Podrimjes... apo që presidentja e Kosovës me një rafal ngushëllimesh si për vdekjen e Podrimjes ashtu edhe për masakrën në SHBA di dhe do të jetë më origjinalja: ne të gjithë nga një ngushëllim e dhembje – e ajo dy copë. Më së paku prish punë që një portal lajmesh – në këtë rast i papërgjegjshëm – hidhte në eter teori konspiracioni për poezinë e fundit, apo siç ata i thoshin, poezinë e paralajmërimit të vdekjes së poetit... Injoranca në këtë rast përfundon aty që lexuesit i shkruanin portalit që vargjet në fjalë janë shkruar para rrafsh 31 vjetësh, por ja që këta i qëndronin besnik ‘rrëfimit’ të tyre...”
Shkrimin që është më shumë se sa kaq mund ta ndiqni në linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/19/53711/pavdekesia-e-poetit/
Re.Pu.
Add new comment