Arvizu bën një hap prapa: S’ka rëndësi data 6 gusht, por një ligj i mirë

Postuar në 23 Korrik, 2012 08:12

Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu është tërhequr disi nga qëndrimi i vet lidhur me heqjen e imunitetit. Ai ka patur një takim me Edi Ramën në selinë e PS-së, dhe në bisedën me të zotin e shtëpisë nuk është vënë re që të sublimojë datën 6 gusht, gjë që e ka bërë më parë. Përkundrazi, ka rënë në sy nënvizimi që ai i ka bërë përmbajtjes së draftit, dhe mirëkuptimit mes palëve. “Unë them [se nuk është e rëndësishme] që më 6 gusht të miratohet ligji, por them [se është e rëndësishme që] të përpilohet një draft i mirë që pasqyron pikëpamjet konsensuale jo vetëm të një pale; shpresoj që ata të mund të vendosin çfarë është për të mirën e vendit”, është shprehur ai, sipas shqiptares.com.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Shyqyr, vallahi, qe u permend dhe ky Aleksandri i vogel Arvizu nga &#39;droga&#39; pushtetore...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.