Arkiv-Lajme
Do ta dëmtojë Romney-n ‘fshehja’ e aktivitetit privat ekonomik?
Ka kohë që shtabi elektoral i Obama-s po i mëshon faktit, që Mitt Romney ka refuzuar e po refuzon të bëjë deklarimin e të ardhurave e të fitimeve gjatë dekadës së fundit, si dhe taksave që ka paguar. Në fakt, ligji nuk e kërkon një gjë të tillë (ligji kërkon deklarimin e pasurive e të pronave), por ka një precedent që është respektuar ndër vite nga kandidatët presidencialë (duke përjashtuar John McCain-in para katër vitesh).
Arvizu-ja 'ka zbuluar' që në Shqipëri dy javë vlejnë sa një përjetësi
Do ta bëjnë ndërhyrjen në kushtetutë për heqjen e imunitetit? Berisha po ‘u përgjërohet’ socialistëve, por këta të fundit po thonë se janë të hapur për ta diskutuar shtruar në shtator, pas pushimeve të gushtit. Tok me Berishën janë bërë dhe ambasadorët. “Duhet ta mbyllni këtë punë deri më 6 gusht”, është dëgjuar t’u thotë palëve ambasadori amerikan, Alexander Arvizu. Po ka kohë deri në gjashtë gusht? Ka sa të duash. Është vetë Arvizu-ja që e thotë këtë gjë. Madje, ka gjetur një mënyrë sugjestive për ta thënë.
Presioni fiskal; nga Danimarka deri tek …. Shqipëria
Evazioni fiskal në Itali kap shifrën e 154 miliardë eurove, gjë që përbën 178,5% të GDP-së. Këtë e thotë një studim i sindikatës ‘Confcomerccio’. Dhe në këtë studim ka dhe një të dhënë tjetër interesante: Italia është një nga vendet me presionin fiskal më të madh në botë. Ja tabela që kjo sindikatë ka nxjerrë, sipas së përditshmes La Stampa (saktësisht, është tabela e renditjes mbi bazën e raportit të të ardhuarve prej taksave ndaj GDP-së): Në vend të parë është Danimarka me 47,4%, pastaj Franca me 46,3%, e me radhë Suedia 45,8%, Belgjika 45,8%, ….
Rroga e Ibrahimoviçit shock-on francezët; ‘rrogë e paturpshme’, thotë Ministri i Financave
Lajmi, që Milani ia shiti Ibrahimoviçin skuadrës Paris Saint-Germain, bëri xhiron e botës dhe u komentua nga të gjitha anët. Mbi të gjitha ra në sy rroga e asit suedez, që ka namin e atij që s’gjen karar në asnjë klub. Ai do të marrë 16 milionë euro në vit, dhe Ministri i Financave në Francë, Jerome Cahuzac nuk e ka kapërdirë dot këtë kontratë faraonike në këto kohë “të një krize të tmerrshme financiare që ka goditur tregjet e që mund të prodhojë pasoja edhe më të frikshme se sa ato që priten”. Rroga vjetore e Ibra-s është e niveleve “të paturpshme”, tha Cahuzac.
Optimizmi i Berishës nuk përkthehet në optimizëm të bankave, bizneseve e konsumatorëve...
Pothuajse çdo ditë Berisha gjen një mundësi për të trumpetuar të dhëna optimiste për “mrekullinë ekonomike” që ka realizuar qeverisja e tij në Shqipëri. Por Banka e Shqiperisë publikon herë pas here raporte që na japin një tablo pesimiste të ekonomisë shqiptare.
'Spekullimet' e Ardian Vehbiut mbi 'foton e aparatit të përgjimit'
Me foton e publikuar në shtyp, të shitur si një foto e shkrepur brenda ministrisë së Mbrojtjes, ka diçka që s’shkon. Këtë e thotë Ardian Vehbiu në Peizazhe të Fjalës.
Ardian Vehbiu: Fotoja e publikuar e ‘aparatit të përgjimit’ është marrë nga Interneti
Me foton e publikuar në shtyp, të shitur si një foto e shkrepur brenda ministrisë së Mbrojtjes, ka diçka qw s’shkon. Këtë e thotë Ardian Vehbiu në Peizazhe të Fjalës.
LSI-ja ia “ngre pazarin” Berishës
Në një intervistë dhënë televizionit Ora News, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Lefter Koka deklaroi se abstenimi i deputetëve të kësaj partie në votimin e sotëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kishte të bënte me faktin se këto ndryshime nuk përfshinë korigjimin kombëtar të sistemit proporcional rajonal që zbatohet në Shqipëri. Sipas tij, ky sistem lë 300 mijë votues të partive të vogla të papërfaqësuar në Kuvend. Gjithashtu ai theksoi se mënyra sesi do të përzgjidhen anëtarët e KQZ-së krijon mundësinë që vetëm dy partitë e mëdha të kenë përfaqësues në të.
Demetaj: Femrat myslimane nuk mund të shohin tek të tjerët çfarë ato vetë e fshehin
Të gjithë duhet të kenë parë gra myslimane në plazh. Ato rrinë herë të ndrojtura e herë të shkujdesura tok me familjet tyre, por s’e kanë për gjë të rrinë mes njerëzish të tjerë, që janë të veshur me rroba banjoje. Por vetë janë të mbuluara. Ashtu futen dhe në ujë, dhe këtë e bëjnë në respekt të dogmës së tyre fetare. Vërtet? Teologu Dorian Demetaj, i intervistuar nga Shekulli, mendon se femrat myslimane që shkojnë në plazh, ku ka meshkuj e femra të veshura me rroba banjoje, veprojnë në kundërshtim me rregullat kuranike.
Një dramë gjakmarrjeje. Akti i dytë. Akti i fundit?
Një muaj e gjysmë më parë, saktësisht në 5 qershor, diku afër Fushë-Mamurrasit, ndodhi një krim i shëmtuar, që gazetarët e kataloguan si “gjakmarrje”. Muharrem Llanaj ish në makinën e tij, tok me kunatën dhe me nipin, Indritin 9 vjeçar, kur dy persona (të identifikuar më vonë si vëllezërit Shkreta, Albani dhe Altini, që të dy të arrestuar tanimë) i kanë prerë rrugën në një kthesë, dhe kanë qëlluar me automatik mbi të. Por vetëm e kanë plagosur. Ndërsa nipit të tij i kanë marrë jetën.