Rroga e Ibrahimoviçit shock-on francezët; ‘rrogë e paturpshme’, thotë Ministri i Financave

Postuar në 19 Korrik, 2012 10:21

Lajmi, që Milani ia shiti Ibrahimoviçin skuadrës Paris Saint-Germain, bëri xhiron e botës dhe u komentua nga të gjitha anët. Mbi të gjitha ra në sy rroga e asit suedez, që ka namin e atij që s’gjen karar në asnjë klub. Ai do të marrë 16 milionë euro në vit, dhe Ministri i Financave në Francë, Jerome Cahuzac nuk e ka kapërdirë dot këtë kontratë faraonike në këto kohë “të një krize të tmerrshme financiare që ka goditur tregjet e që mund të prodhojë pasoja edhe më të frikshme se sa ato që priten”. Rroga vjetore e Ibra-s është e niveleve “të paturpshme”, tha Cahuzac. Kolegu i tij, Ministri i Sporteve, Valerie Fourneyron ka mbetur po aq i shock-uar, por deklarata e tij për publikun ishte disi më e kontrolluar. Sidoqoftë, edhe për atë paga e Ibrahimoviçit “është astronomike dhe e paarsyeshme”.

Ndërsa gazetat kanë zënë të bëjnë krahasime. Ibra do të fitojë 90 herë më shumë se presidenti Hollande (i cili merr afro 180 mijë euro/vit), një mijë herë më shumë se ata që në Francë marrin vetëm pagën minimale (17 mijë euro/vit), dy herë më shumë se Dany Boon (aktor që luan në komedinë shumë të suksesshme ‘Poshtë në Jug’), etj.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.