Optimizmi i Berishës nuk përkthehet në optimizëm të bankave, bizneseve e konsumatorëve...

Postuar në 19 Korrik, 2012 09:01

Pothuajse çdo ditë Berisha gjen një mundësi për të trumpetuar të dhëna optimiste për “mrekullinë ekonomike” që ka realizuar qeverisja e tij në Shqipëri. Por Banka e Shqiperisë publikon herë pas here raporte që na japin një tablo pesimiste të ekonomisë shqiptare.

Kështu, për shembull, raporti për kredidhënien na tregon se bankat e kanë shtrënguar shumë kredidhënien në dy vjetët e fundit. Dhe sipas Bankës së Shqipërisë (shikoni grafikun në foto), faktorët kryesorë që kanë ndikuar për shtrëngimin e kredidhënies nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë qenë huatë me probleme, situata makroekonomike, dhe problemet specifike të sektorëve të ndryshëm. Vetëm konkurenca mes bankave dhe shtimi i kursimit nga njerëzit (likuditetet) kanë patur një ndikim të vogël pozitiv.

Ky raport i Bankës së Shqipërisë vjen pas raportit mbi besimin e konsumatorëve dhe bizneseve rreth ekonomisë, që tregonte një pesimizëm të madh të tyre, shumë poshtë “nivelit të shkrirjes” (http://www.respublica.al/artikuj/2012/07/16/banka-e-shqiperise-besimi-i-shqiptareve-ndaj-ekonomise-vazhdon-te-mbetet-nen )

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by nik (not verified) on

ashtu te lumte zaloshnje.

pushimet kane shpenzime.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Po ç'lidhje ka optimizmi i Berishës (një barcaletë që të bën për të qeshur) me optimizmin e bankave (shkencë egzakte). Eshtë njëlloj si të thuash ç'dallim ka midis një ministri dhe një gomari (asnjë ndryshim)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.