Ardian Vehbiu: Fotoja e publikuar e ‘aparatit të përgjimit’ është marrë nga Interneti

Me foton e publikuar në shtyp, të shitur si një foto e shkrepur brenda ministrisë së Mbrojtjes, ka diçka qw s’shkon. Këtë e thotë Ardian Vehbiu në Peizazhe të Fjalës. “Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për termat GSM Monitor, për të konstatuar se fotoja e përdorur shfaqet e para në listën e imazheve përkatëse (rezultate të ngjashme jep edhe kërkimi për GSM Interceptor), thotë ai në një shkrim të vetin me titull ‘Përgjues e të Përgjuar’.
Dhe më poshtë, Vehbiut nuk i mbetet gjë tjetër, veç spekullimeve për t’i gjetur kuptimin këtij spekullimi:
- Mund të ketë ndodhur që Temës (gazeta që e publikoi e para këtë foto, duke lënë të kuptohet, pa e thënë, se është fotoja e shkrepur në ministri. Re.Pu) t’i jetë “ushqyer” një foto e rreme (sting), nga i njëjti subjekt që po pikon tani përgënjeshtrimin.
- Mundet që Tema ta ketë foton origjinale, por ta ketë zëvendësuar me një foto “stock” për arsye që nuk i marrim dot me mend; dhe ky fakt është pikuar nga një i brendshëm i Temës.
- Mundet që fotoja nuk ekziston; ose ekziston diku, por ende nuk i është dorëzuar Temës, prandaj redaktori i artikullit e ka zëvendësuar me një foto çfarëdo të aparaturës në fjalë.
- Mundet që fotoja e Temës të jetë autentike, dhe të jetë “mbjellë” në Google nga SHIU, për të turbulluar ujërat (duke e pasdatuar foton stock të sistemit interceptues SecPro Cell si të publikuar në dhjetor 2009; gjithsesi, në Google qarkullojnë edhe foto të tjera të këtij sistemi).
Re.Pu.
Add new comment