Arkiv-Lajme
Baruti i imunitetit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokati i Popullit kanë arsye të ndihen 'solidarë' këto ditë. Nuk dihet ende pse-ja, por Leskaj e Totozani janë të vetmit zyrtarë të lartë, të cilëve projektligji i ri që pritet të votohet në 6 gusht, ua heq tërësisht imunitetin. Gjithë të tjerëve, deputetëve të Kuvendit të RSH, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve të Gjykatës së Larte dhe gjithë gjyqtarëve të tjerë, imuniteti vetëm u kufizohet.
Aleanca Kuqezi e rrit tonin populist
Aktivistë të Aleancës Kuqezi rrethuan paraditen e sotme fshatin turistik në Gjirin e Lalzit, për të protestuar kundër asaj që e konsiderojnë si bllokun e mafies bardheblu. Kryetari i Aleancës Kuqezi Krshnik Spahiu akuzoi kryeministrin se “ka privatizuar pronën e qytetarëve dhe po pasuron familjarët e tij, në një kohë kur Shqipëria varfërohet.”
'Zhurma me Enver' u bën mirë shitjeve?
Ka zhurmë në media këto ditë për një dorëshkrim origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së Madhe” që Ismail Kadare e kërkon dhe Nexhmije Hoxha nuk e dorëzon. Nga ajo që Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë thotë sot në një intervistë telefonike për A1 Report, merret vesh që padia është e këtyre ditëve, por kjo histori ka një dekadë që vijon: "Kadare e kërkon këtë dorëshkrim prej më shumë se 10 vitesh. Ka menduar se duhej të ishte në arkivin shtetëror, ka kontrolluar në rrugë institucionale. U faktua se ishte te zonja Nexhmije Hoxha…" Po pse një gjyq?
Si do t'i përgjigjej 'i mohuari' Mit'hat Frashëri, 'ofiqarit orientues' Sali Berisha
Në një takim me media disa ditë më parë, kryeministrit Berisha iu bë edhe një pyetje mbi "deklaratat për rivlerësimin e figurave historike dhe të vetë historisë", siç u shpreh ai që e pyeti.
"Hasmi në p… të s'amës" dhe "çdo gusht te Teqeja"
Shumica e njerëzve bëjnë zhurmë gjithë jetën për atë që po bëjnë, apo atë që kanë bërë. Kur ky soj ikën, bie qetësia. Ka ca të tjerë, shumë më të paktë, që s’flasin kurrë për ato që bëjnë. Ama kur këta ikin, për ta flitet gjatë. Si Ali Podrimja. Nuk reshtin deklaratat për ikjen e poetit, ku dallon ai që Ardian Vehbiu e quan me përçmim të drejtë "kori kakofonik" i politikanëve që "rendin të kapin mikrofonat dhe kamerat për të luajtur rolet e paracaktuara në teatrin e dhimbjes publike". Nga këta nuk kemi ç'mësojmë për Ali Podrimjen.
Si do arrestohet një deputet shqiptar? (nëse)
Deputeti i PS dhe njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ligjeve, Armando Subashi, në një intervistë në shtypin e sotëm, ka bërë një krahasim të drafteve PD-PS për imunitetin, ku ka veçuar qasjen e polici-prokurorisë ndaj deputetit pas ndryshimeve të supozuara. Dhe thotë:
Surroi: Çështja ‘Limaj’, dhe ndërhyrjet e Dell-it në Kohën Ditore
Christopher Dell ka ‘kompetenca’ më të mëdha në jetën publike e politike të Kosovës se sa Alexander Arvizu në Tiranë. Këtë e marrim vesh nga shkrimi i Surroit, i publikuar në Shqipin e sotëm, në të cilin ‘autori i letrës lamtumirëse’ flet për një bisedë me ambasadorin amerikan.
Spartak Ngjela: Berisha është i tremburi që tremb krerët e PS-së
Spartak Ngjela nuk e kupton qëndrimin e opozitës lidhur me çështjen e imunitetit. Madje, ai shtie në punë fjalë të forta për ta nënvizuar këtë fakt, gjë që tregon se është i pakënaqur me lidership-in e PS-së. Ai ka dhënë një intervistë për Panoramën, dhe kjo pakënaqësi shprehej qysh në titull, i cili me shumë gjasë është zgjedhur me dijeninë e tij (Saliu i ka trembur dorëzezët e PS-së). Ai i mëshon mesazhit të titullit gjatë intervistës.
Military Games!
Më 6 korrik 2005 u vendos që Lojërat Olimpike 2012 të mbahen në Londër. Gëzimi ishte i madh por vetëm një ditë më vonë, Londra u trondit nga sulmet terroriste të 7 korrikut. Bombat në tri stacione hekurudhore dhe në një autobus vranë 52 persona dhe plagosën mbi 700 të tjerë.
Vdekja e poetit Podrimja; dhe komentet mbi poezinë e fundit të tij
Sipas Kohës Ditore, që u referohet burimeve jozyrtare (kështu thuhet në versionin online të kësaj gazete: burimeve jozyrtare), “Ali Podrimja është gjendur i vdekur në një ulëse të lulishtes së qytetit Lodeve të Francës, ku ishte ftuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii”. Autoritetet franceze kanë bërë me dije se në trupin pa jetë të poetit shqiptar nuk janë gjetur shenja dhune, dhe me këtë lënë të kuptohet se vdekja ka qenë natyrale.
