Si do arrestohet një deputet shqiptar? (nëse)

Postuar në 22 Korrik, 2012 06:18

Deputeti i PS dhe njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ligjeve, Armando Subashi, në një intervistë në shtypin e sotëm, ka bërë një krahasim të drafteve PD-PS për imunitetin, ku ka veçuar qasjen e polici-prokurorisë ndaj deputetit pas ndryshimeve të supozuara. Dhe thotë:  

"…Varianti i tyre presupozon që deputeti edhe mund të arrestohet pa marrë leje fare por Kuvendi pastaj mund të ndërhyjë edhe t'i thotë Gjykatës, Prokurorisë që këtë deputet duhet ta nxjerrësh urgjentisht. Jo vetëm nga pikëpamja praktike duket diçka absurde, por propozimi në fjalë do të thosha që ka edhe njjë problem të madh kushtetues sepse duket se në një lloj kuptimi Kuvendi arrin të marrë atributet e sistemit gjyqësor. Ndërsa propozimi që ne kemi në këtë pikëpamje është që ndaj deputetit mund të fillohet në çdo kohë një çështje penale, mund të kryhen pa pengesë veprime hetimore, por ne nuk mund të pranojmë që deputetët apo zyrtarët e lartë të arrestohen pa autorizimin e institucionit përkatës…" (A.N.)

Në foto: Deputeti Armando Subashi në Gjykatën e Tiranës gjatë një seance gjyqësore lidhur me padinë e fëmijëve të Berishës ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Comments

Submitted by Mikanoki (not verified) on

<p>Po kur kuvendi eshte ne periudhe pushimi (reçesi) si funksionon sipas z.Subashi? Prokuroria kryen veprime hetimore dhe deputeti ne liri te plote ben gjithcka ka ne dore per te penguar hetimin, derisa te mblidhet kuvendi? Apo e harruam 21 janarin...?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.